KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Shqiptarët protestojnë sot në Strasburg për ish-krerët e UÇK-së
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Shqiptarët protestojnë sot në Strasburg për ish-krerët e UÇK-së
AktualeAnalizeFokusKryesoreRajoni

Shqiptarët protestojnë sot në Strasburg për ish-krerët e UÇK-së

Përditësimi i fundit: 16 Nëntor, 2025 9:41 am
229 Shikime
Share
2 Min. Leximi
SHARE

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të protestojë sot më 16 nëntor në Strasbourg, para Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, duke kërkuar lirimin e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Protesta do të mbahet në shenjë kundërshtimi ndaj padrejtësive që po u bëhen ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.

Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, tha se përgatitjet janë drejt përfundimit dhe se janë bërë koordinime me këshillin organizativ në Evropë dhe me mërgatën shqiptare.

Kjo është protesta e radhës pas asaj që u mbajt muajin e kaluar në Tiranë.

Një tjetër protestë është mbajtur në Hagë, më 14 shtator, një ditë para fillimit të dëgjimit të dëshmitarit të parë të mbrojtjes, ish-ndihmëssekretarit amerikan të Shtetit, James Rubin. Protesta është mbajtur në afërsi të ndërtesës së Gjykatës Speciale, ku morën shumë shqiptarë nga e gjithë bota.

Më 4 dhe 5 nëntor u mbushën pesë vjet nga arrestimi i ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët po përballen me akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Gjykatën Speciale në Hagë.

Gjyqi ndaj Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, po shkon drejt përfundimit.

Ish gjenerali amerikan, Wesley Clark do të jetë i fundit nga dëshmitarët e mbrojtjes së Thaçit që do të dëshmojë në Hagë javën tjetër.

Deri tani, në mbrojtje të Thaçit kanë dëshmuar ish-ndihmësi i sekretarit amerikan të Shtetit, James Rubin, këshilltari ligjor i delegacionit të Kosovës gjatë negociatave në Rambuje më 1999, Paul Williams, ish-diplomati britanik, John Stewart Duncan, Diplomati Christopher Hill dhe ish-këshilltari politik i Wesley Clark, Michael Durkee.

 

Marre nga Reporteri.net

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Dogana gjermane bllokon pakon me 32 lëkura pitoni, Ishte nisur nga Indonezia drejt Shqipërisë

Renditja e Superiores/ Egnatia shkëputet në krye, Partizani në fund

BIRN: Një në pesë arrestime nëpër protesta, në shkelje të ligjit

21 ditë protestë kundër Ramës/ Studentët mblidhen në orën 12:00

AKU mangësi në kontrollet për miellin/ Raporti i KLSH-së, importohen 2.1 milionë tonë drithëra, 1.5 milion nga Serbia dhe Rusia

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Kryetarja e Bashkisë Roskovec, nën akuzë për presion zgjedhor
Artikulli tjetër Trump synon ta padisë BBC-në, edhe pse kërkoi falje

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

SHBA, 52 milionë amerikanë kanë votuar me postë/ Shpenzohen 11.6 miliard dollarë në fushatë
Analize Bota Kryesore Politike Sociale 2 Nëntor, 2026
Buka me miell biskotash nga Serbia, ekspertët ngrenë alarmin: Produkt i cilësisë së ulët
Analize Ekonomi Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 2 Nëntor, 2026
Kimi Antonelli shkruan historinë, Italia feston pas 73 vitesh
Aktuale Analize Sociale Sporti 2 Nëntor, 2026
Antonelli kurorëzohet kampion bote në Formula 1, Verstappen fiton Çmimin e Madh të Meksikës
Aktuale Analize Kryesore Sociale Sporti 2 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.