KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Rreth 11% e popullsisë ka aftësi në programim! Shqipëria e fundit në vendet e rajonit
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Rreth 11% e popullsisë ka aftësi në programim! Shqipëria e fundit në vendet e rajonit
AktualeAnalizeHI-TechKryesoreSociale

Rreth 11% e popullsisë ka aftësi në programim! Shqipëria e fundit në vendet e rajonit

Përditësimi i fundit: 16 Dhjetor, 2025 12:01 pm
485 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Anketa e fundit e INSTAT që kishte qëllim matjen e aftësive teknologjike në popullatë, gjeti se vetëm 11,2% e popullsisë zotëron aftësinë për të shkruar kode në një gjuhë programimi në vitin 2025, nga 8,7% që ishte në 2024-ën.

Në një vit popullsia me aftësi të avancuara në teknologji është rritur ndjeshëm, por  niveli mbetet dukshëm më i ulët krahasuar me vendet e tjera të rajonit dhe më gjerë në Europën Qendrore dhe Lindore.

Në vendet e Ballkanit Perëndimor, sipas të dhënave të Eurostat dhe vlerësimeve të projekteve rajonale të TIK, pjesëmarrja në programim zakonisht luhatet midis 15–20% për Serbinë dhe Malin e Zi, me Serbinë që njihet për ekosistemin më të zhvilluar të TIK në rajon. Maqedonia e Veriut renditet me rreth 14–16%, ndërsa Bosnja dhe Kosova me 12 dhe 14% të popullsisë me aftësi programimi, por sërish mbi Shqipërinë. Edhe në këtë fushë Shqipëria mbetet pas rajonit për aftësitë e programimit në nivel popullsie.

Aftësitë e avancuara të TIK në Shqipëri në një pjesë të vogël të popullsisë kufizojnë potencialin për të ushqyer sektorin e teknologjisë dhe ekonominë digjitale. Rritja me afro 30 pikë % brenda një viti (nga 8,7% në 11,2%) tregon se ka një dinamikë pozitive, por nuk është e mjaftueshme për të kapur ritmin e rajonit.

Të dhënat e tjera nga anketa tregojnë se aftësitë më bazike, si instalimi i programeve, përdorimi i Word, prezantimet apo transferimi i materialeve janë me të popullarizuara në mesin e popullsisë, duke treguar se rritja e aftësive digjitale po ndodh, por më ngadalë në nivelet që kërkojnë njohuri teknike më të thelluara.

Kjo situatë është reflektuar shpesh edhe në raportet europiane për konkurrues mërinë digjitale, ku Shqipëria renditet mirë në përdorim të përgjithshëm të teknologjisë, por dobët në përgatitjen e fuqisë punëtore për profesione të specializuara në sektorin TIK.

Në krahasim me vendet lindore të BE-së si Polonia, Hungaria apo Rumania,– hendeku është edhe më i thellë. Për shembull, pjesa e individëve që dinë programim në këto vende shkon nga 18% deri në 25%, të nxitur nga një treg pune më i zhvilluar, paga më konkurruese dhe një traditë më e gjatë në arsimin teknik.

Shqipëria ka bërë progres, por mbetet në pozicionin e fundit në rajon për sa i përket zotërimit të aftësive të programimit. Ekspertët e arsimit sugjerojnë ndërmarrjen e politikave më të forta për nxitjen e arsimit profesional, programeve të posaçme teknologjikë dhe zhvillimit të talenteve të reja, përndryshe tregu i punës do të vazhdojë të vuajë mungesën e profesionistëve të TIK-ut, ndërkohë që vendet e tjera të Ballkanit avancojnë më shpejt.

 

Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Orë tmerri për Himarën, disa banesa të shkrumbuara gjatë natës

Formula 1 me surprizë në provat zyrtare të Monzës, Pierre Gasly merr pole position

El Mundo: Revolucioni i flamingove, protesta që po trondit vjeshtën politike në Shqipëri

Kompania e Ermal Beqirit, i arrestuar në Francë, fiton tender të ri për AKSHI-n

Zëvendësimi i heshtur me punonjës të huaj

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Rreth 11% e popullsisë ka aftësi në programim! Shqipëria e fundit në vendet e rajonit
Artikulli tjetër ARRSH dhe OSHEE një muaj pa drejtim

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

45 vite ndryshime klimatike në Shqipëri
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 5 Shtator, 2026
A po bëhet sërish Shqipëria “pronë” e fuqive të huaja?
Analize Kryesore Opinion Politike Sociale 5 Shtator, 2026
Pas SPAR-it, Xhevdet Rexhepi ble edhe Eco Market nga vëllezërit Duka
Aktuale Analize Ekonomi Kryesore Sociale 4 Shtator, 2026
Industria izraelite e mbrojtjes zgjerohet në Ballkan
Analize Ekonomi Kryesore Opinion Politike Rajoni Zhvillim 4 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.