KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: FMN: Turizmi po e fut ekonominë shqiptare në kurthin e varfërisë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Opinion > FMN: Turizmi po e fut ekonominë shqiptare në kurthin e varfërisë
EkonomiKryesoreOpinionSociale

FMN: Turizmi po e fut ekonominë shqiptare në kurthin e varfërisë

Përditësimi i fundit: 29 Dhjetor, 2025 10:44 am
275 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Ndonëse qeveria e trumbeton si suksesin e saj më të madh, Fondi Monetar Ndërkombëtar parlajmëron se rritja e turizmit po i ngre një kurth me pasoja afatgjata ekonomisë shqiptare. Atë të produktivitetit të ulët.

“Shqipëria po përjeton një zhvendosje të vazhdueshme të punës drejt shërbimeve turistike, të cilat priren të kenë produktivitet më të ulët sesa prodhimi,” thotë FMN në raporti e fundit mbi ekonominë shqiptare.

Shqipëria po përjeton një ndryshim strukturor problematik në tregun e punës, ku një sektor me produktivitet të ulët po zëvendësohet nga një tjetër po me produktivitet të ulët punë.

Për dy dekada një pjesë e madhe e fuqisë punëtore ishte e punësuar në sektorin e fasonit me rroga minimale dhe pa potencial për rritje produktiviteti. Por tashmë që fasoni po shkon drejt shfarosjes, ai po zëvendësohet nga një tjetër sektor problematik në termat e produktivitetit të punës. Ky është turizmi.

Por turizmi nuk është problemi i vetëm se pse ekonomia shqiptare nuk udhëton dot shpejt. Rritja e produktivitetit dhe përmirësimi industrial kufizohen më tej nga shpenzimet e ulëta për Kërkim dhe Zhvillim.

“Boshllëqet në arsim dhe trajnim kanë një peshë të madhe. Pjesëmarrja në të mësuarit gjatë gjithë jetës është e ulët dhe rezultatet e nxënësve në PISA janë nën
mesataret e Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Europian. Shumë shkolla mbeten të pafinancuara dhe u mungojnë mësues të kualifikuar. Shkollat ​​profesionale janë të pranishme vetëm në 20 nga 61 bashki, dhe angazhimi i punëdhënësve mbetet nën pritshmëritë,” vëren FMN.

Të dhënat zyrtare tregojnë se aktualisht prodhimi vjetor i një punëtori në Shqipëri është mesatarisht nën 20 mijë dollarë sipas standardit të fuqisë blerëse. Mesatarja e ekonomive fqinje të Ballkanit Perëndimor është 50 për qind më e lartë, rreth 30 mijë dollarë për punonjës, ndërsa në Bashkimin Europian, ky tregues është gati 70 mijë dollarë.

Ky miks faktorësh është fatal për rritjen e produktivitetit dhe mirëqënies. Përqëndrimi i ekonomisë në sektorët me produktivitet të ulët pune, përveçse dikton rroga të ulëta për një pjesë të madhe të punonjësve, frenon rritjen ekonomike duke e mbajtur ekonominë peng në kurthin e të ardhurave të ulëta.

 

Marrë nga Kapitali.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Miratohet fondi për kompensimin e pronarëve të prekur nga legalizimet

Zhduken llogaritë që promovuan protestën e flamingove në rrjetet sociale

Vlorë/ Biznesmeni Vasil Bedinaj denoncon në polici një kërcënim

Tragjedi në Ishujt Kanarie, 83 emigrantë raportohen të humbur pas mbytjes së anijes

Francë/ Zbulohet lista sekrete me 26 VIP-a, shënjestra të një bande rrëmbyesish

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm “E-Albania” plotësisht jashtë funksionit!
Artikulli tjetër Shpërthen boksi elektrik në Shkodër, plagoset rëndë një person

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Vjenë: Vdesin 4 punëtorë nga Kosova, pas rënies së skelave
Aktuale Analize Fokus Kryesore Rajoni 3 Shtator, 2026
BE-ja vendosi tarifa për blerje nga Temu, AliExpress e kompani të tjera kineze
Aktuale Analize Bota Finance Sociale 3 Shtator, 2026
Pse taksa 5 përqind ndaj miliarderëve në Kaliforni po ndiqet me vëmendje
Aktuale Analize Bota Finance Kryesore Sociale 3 Shtator, 2026
Kosovë/ Veteranët paralajmërojnë protesta, nëse dënohen ish-krerët e UÇK-së
Fokus Koment Kryesore Rajoni Sociale Zhvillim 3 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.