KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Mijëra familje pa energji elektrike në Berlin
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Mijëra familje pa energji elektrike në Berlin
AktualeAnalizeBotaFokusSociale

Mijëra familje pa energji elektrike në Berlin

Përditësimi i fundit: 5 Janar, 2026 1:48 pm
275 Shikime
Share
6 Min. Leximi
SHARE

Dhjetëra mijëra familje pa energji elektrike në Berlin – diçka që shumë pak kush mund të paramendonte. Në disa zona nuk ka energji elektrike, nuk ka internet, rrjetet celulare janë jashtë funksionit. Semaforët janë fikur, dyqanet, bankomatët nuk punojnë…

Jeta e përditshme është ndërprerë aq shumë, sikur të ishte në ndonjë skenar të filmave e serialeve të shumta në platformat televizive. Ky tmerr modern po ndodh në disa lagje të metropolit gjerman të Berlinit.

Pa energji elektrike, por edhe ngrohje me temperatura rreth zeros – në jugperëndim të kryeqytetit, mbeten të paktën 45,000 familje dhe rreth 2,200 kompani. Trafiku ishte ndërprerë – si në rrugët nëpër pjesët e prekura të qytetit, ashtu edhe trafiku i trenave të qytetit dhe rajonalë. Në dyqanet që janë të hapura – pagesat bëhen me para në dorë.

E gjitha filloi në orët e para të mëngjesit të së shtunës (3 janar) për shkak të një zjarri në kabllot e energjisë mbi kanalin lokal Teltow.

Zjarri në urën e kabllove jo vetëm që ndërpreu furnizimin me energji elektrike, por shkaktoi edhe ndërprerjen e sistemit të ngrohjes qendrore në lagjet e prekura. Edhe në ndërtesat që nuk ngrohen nga sistemi i ngrohjes qendrore pati ndërprerje, sepse shumica e përçuesve kërkojnë energji elektrike.

Spitalet, azilet e pleqve, shkollat, kopshtet e prekura…

Disa azile pleqsh dhe spitale në lagjen Zehlendorf u prekën po ashtu. Disa banorë të azileve të pleqve u transferuan në vende të tjera në qytet.

Për më tepër, në Berlin gjatë fundjavës ka rënë borë dhe ishte shumë ftohtë. Policia kumtoi: “Përdorni telefonat celularë me kursim. Mendoni për të moshuarit ose ata që kanë nevojë për ndihmë dhe ofrojeni atë. Kurseni dritat e baterisë për orët e mbrëmjes.”

Shkollat ​​dhe kopshtet do të mbeten të mbyllura në fillim të javës.

Pjesët e prekura të Berlinit po rikthehen gradualisht në rrjetin e ngrohjes qendrore, së pari dhe më pas në rrjetin elektrik. Të dielën vonë në mbrëmje, 31,000 familje dhe 1,700 biznese ishin ende pa energji elektrike. Autoritetet presin që situata të kthehet në normalitet deri të enjten pasdite (8 janar).

Kundër një “mënyre jetese imperialiste”

Policia ka nisur një hetim, e bindur se zjarri ishte një zjarrvënie e qëllimshme. Ndërkohë është publikuar edhe një letër nga “Grupi Vulkan”, pak i njohur deri tani, i cili i atribuohet krahut radikal të majtë-të gjelbër. Grupi e përshkruan aktin e sabotimit si një “mbrojtje të nevojshme” kundër “mënyrës së jetesës imperialiste” dhe një akt “solidariteti ndërkombëtar me të gjithë ata që mbrojnë Tokën dhe jetën” duke luftuar lëndët djegëse fosile. Ata thonë se kanë përjashtuar mundësinë e dëmtimit të njerëzve nga veprimi i tyre dhe u kanë kërkuar falje “njerëzve më pak të pasur” për shqetësimin.

Policia e konsideron letrën të besueshme dhe autentike, tha një zëdhënëse e policisë.

Në aksionet e kërkimit janë angazhuar fillimisht 160 oficerë policie që po kërkonin edhe me drona. Ende nuk dihet se si prokuroria do ta kualifikojë aktin, por është e mundur që të konsiderohet një akt terrorizmi.

Me motive të ngjashme dhe në një mënyrë të ngjashme pa energji ka mbetur në shtator një pjesë tjetër e Berlinit. Rreth pesëdhjetë mijë familje u prekën atëherë.

Nuk dihet se kush qëndron pas “Grupit Vulkan”, të cilin policia e klasifikon si një grup ekstremist të krahut të majtë, e nuk dihet as sa anëtarë ka apo si është i organizuar.

Atyre u atribuohet një sërë sabotimesh në pesëmbëdhjetë vitet e fundit – kryesisht ndaj infrastrukturës hekurudhore, linjave të energjisë elektrike e madje edhe ndaj një fabrike gjigante të prodhuesit amerikan të makinave Tesla afër Berlinit.

“Është e papranueshme që ekstremistët e krahut të majtë me sa duket po sulmojnë përsëri rrjetin e energjisë dhe në këtë mënyrë po rrezikojnë jetët e njerëvze”, tha kryebashkiaku Kai Wegner.

Senatorja e qytetit për punët e brendshme, socialdemokratja Iris Spranger, e quajti sabotimin “një sulm ndaj berlinezëve”.

Gjermania një objektiv i lehtë?

Përveç kësaj, cenueshmëria e infrastrukturës kritike të Gjermanisë po diskutohet përsëri gjerësisht në shtyp – një temë që është përsëritur që kur një grup i dyshuar komandosh ukrainas hodhën në erë tubacionet e gazit Nord Stream 1 dhe 2 pranë ishullit danez Bornholm në Detin Baltik në shtator 2022.

Me sa duket, autorët e krimit kanë vënë lehtësisht mjete shpërthyese nën strukturën metalike të urës që shërben për të transportuar kabllot nga termocentrali Lichterfelde në anën tjetër të kanalit.

“Sulmi ndaj rrjetit elektrik të Berlinit është një shenjë paralajmëruese”, shkruan gazeta lokale Berlin Morgenpost. “Pjesë të rëndësishme të infrastrukturës në Gjermani janë shumë pak të mbrojtura nga sulmet ose sabotimi”. Kërkohen masa mbrojtëse.

 

Marrë nga Deutsche Welle

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Miratohet fondi për kompensimin e pronarëve të prekur nga legalizimet

Zhduken llogaritë që promovuan protestën e flamingove në rrjetet sociale

Vlorë/ Biznesmeni Vasil Bedinaj denoncon në polici një kërcënim

Tragjedi në Ishujt Kanarie, 83 emigrantë raportohen të humbur pas mbytjes së anijes

Francë/ Zbulohet lista sekrete me 26 VIP-a, shënjestra të një bande rrëmbyesish

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Sa është paga reale e Christine Lagarde në karrigen më të shtrenjtë në Evropë?
Artikulli tjetër Venezuela: Çelësi është në duart e Chevron

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Vjenë: Vdesin 4 punëtorë nga Kosova, pas rënies së skelave
Aktuale Analize Fokus Kryesore Rajoni 3 Shtator, 2026
BE-ja vendosi tarifa për blerje nga Temu, AliExpress e kompani të tjera kineze
Aktuale Analize Bota Finance Sociale 3 Shtator, 2026
Pse taksa 5 përqind ndaj miliarderëve në Kaliforni po ndiqet me vëmendje
Aktuale Analize Bota Finance Kryesore Sociale 3 Shtator, 2026
Kosovë/ Veteranët paralajmërojnë protesta, nëse dënohen ish-krerët e UÇK-së
Fokus Koment Kryesore Rajoni Sociale Zhvillim 3 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.