KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Shfrytëzimi i kapaciteteve në industri ra përsëri në tremujorin e fundit 2025
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Shfrytëzimi i kapaciteteve në industri ra përsëri në tremujorin e fundit 2025
AnalizeEkonomiKryesoreSocialeZhvillim

Shfrytëzimi i kapaciteteve në industri ra përsëri në tremujorin e fundit 2025

Përditësimi i fundit: 13 Janar, 2026 12:13 pm
274 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Norma e shfrytëzimit të kapaciteteve në sektorin prodhues pësoi rënie të mëtejshme në tremujorin e fundit të vitit 2025. Sipas vrojtimit periodik të Bankës së Shqipërisë, bizneset e sektorit të industrisë raportuan përsëri tkurrje të kapacitetit prodhues, njëlloj si tremujorin e tretë.

Shfrytëzim më të ulët të kapaciteteve prodhuese raportuan edhe bizneset e sektorit të ndërtimit. Ndërkohë, norma e shfrytëzimit të kapaciteteve u rrit në sektorin e shërbimeve dhe atë të tregtisë.

Treguesi i shkallës së shfrytëzimit të kapaciteteve ka shfaqur në përgjithësi një ecuri në rënie gjatë vitit të kaluar. Në vija të përgjithshme, kjo përputhet edhe me një ngadalësim të ritmeve të rritjes ekonomike gjatë vitit 2025. Të dhënat e INSTAT treguan se për 3-mujorin e tretë të vitit ekonomia shqiptare u rrit me 3.75%.

Mbështetur në të dhënat e deritanishme paraprake, për nëntë muajt e parë të vitit ekonomia shqiptare u rrit në masën 3.7%, në ngadalësim nga rritja prej afërsisht 4% e vitit 2024.

Ekonomia shqiptare vazhdon të vuajë rënien e sektorëve të saj prodhues. Bujqësia dhe industria janë në rënie prej disa tremujorësh radhazi. Kjo rënie u konfirmua edhe në tremujorin e tretë 2025, kur INSTAT raportoi se prodhimi bruto në sektorin e bujqësisë ra me 1.7%, ndërsa në atë të industrisë me 4.8%. Rritja ekonomike e vendit u mbështete kryesisht nga shërbimet e lidhura me turizmin, ndërtimi dhe nga rritja e pagave në sektorin publik.

Në një prononcim për Monitor, Banka e Shqipërisë vlerësonte në fund të 2025 se rritja ekonomike aktualisht ndodhte pranë vlerësimit të saj për potencialin afatmesëm të këtij treguesi.

Megjithatë, Banka e Shqipërisë thekson se viti 2025 vijoi të ilustrojë disa probleme strukturore të ekonomisë shqiptare. Në veçanti, baza sektoriale e rritjes ekonomike nuk është e plotë ndërsa tregu i punës po shfaq mungesa në rritje, si pasojë e tendencave të pafavorshme demografike, emigracionit, si dhe e mospërputhjes së pjesshme midis aftësive të kërkuara nga punëdhënësit dhe atyre të disponuara nga punëmarrësit.

Në analizën sektoriale, Banka e Shqipërisë nënvizon se rritja ekonomike e dy viteve të fundit ka pasqyruar zgjerimin e sektorit të ndërtimit dhe të shërbimeve, ky i fundit me një kontribut pa diskutim primar nga të ardhurat e turizmit, ndërkohë që sektori i industrisë dhe ai bujqësisë kanë shënuar rënie të aktivitetit.

Nga këndvështrimi i Bankës së Shqipërisë, kjo ecuri pasqyron si faktorë tranzitorë ashtu edhe faktorë më të qëndrueshëm strukturorë.

Faktorët tranzitorë, sipas saj, kanë natyrë të dyfishtë. Kërkesa për turizëm në rajon e Shqipëri ka pasur një rritje të shpejtë, rritje e cila ka sjellë zgjerimin e sektorit të shërbimit dhe ndërtimit, në përgjigje të nevojave për zgjerimin e kapaciteteve akomoduese. Përkundrejt tyre, kërkesa për artikuj industrialë ka qenë relativisht e dobët dhe çmimet në rënie, sidomos në segmentet tradicionale të eksportit shqiptar. Gjithashtu, rritja e kërkesës në dy sektorët e mësipërm ti vendosë ata në pozita mjaft konkurruese në tregjet e brendshme të punës e të kapitalit, çka ka vështirësuar më tej pozicionin e sektorit të bujqësisë e të industrisë.

Megjithatë, Banka e Shqipërisë vlerëson se maturimi i sektorit të turizmit në një horizont afatmesëm dhe balancimi më i mirë i kërkesës dhe ofertës në ekonomi, do të pasqyrohen në një zbutje të këtyre presioneve gjatë dy viteve në vijim.

Nga ana tjetër, faktorët strukturorë pasqyrojnë një kombinim të problemeve specifike të sektorëve të industrisë dhe të shërbimit, të cilët kanë si emërues të përbashkët shkallën relativisht të ulët të produktivitetit dhe të konkurrueshmërisë në tregjet botërore. Adresimi i këtyre problemeve, sipas Bankës së Shqipërisë, kërkon vëmendje, si nga vetë bizneset private që ushtrojnë aktivitetet në këta sektorë, ashtu edhe reforma të mëtejshme strukturore, të cilat ndihmojnë në rritjen e produktivitet të përgjithshëm të ekonomisë shqiptare.

 

Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Ligji i faljes, shuhen 410 milion euro detyrime në Tatime

Vrasja e turistit në Ksamil, shkon në 12 numri i të arrestuarve

Shqipëria shpenzon për arsimin 2.9% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, shifra më e ulët në Europë

325 protesta, harta digjitale e “Revolucionit Flamingo”

Hekurudha Tiranë-Durrës nuk është më projekt transporti, por test durimi

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm “Dielli Artificial” i Kinës do të trondisë tregun energjetik
Artikulli tjetër Ndryshon ligji për OJF-të, gjobë për deklarime të pavërteta në regjistrin elektronik

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Qeveria jep leje për kullë 17 katëshe në Radhimë
Aktuale Analize Korrupsion Kryesore Sociale 18 Gusht, 2026
AKSHI dhe ADS fusin Shqipërinë dixhitale në kolaps
Aktuale HI-Tech Kryesore Opinion Sociale 18 Gusht, 2026
Mbi 70 milion lekë gjoba mjedisore nuk u arkëtuan
Analize Fokus Korrupsion Kryesore Sociale 18 Gusht, 2026
Biznese online me mijëra ndjekës në Instagram, por të paregjistruar
Analize Ekonomi Kryesore Sociale Zhvillim 18 Gusht, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.