hirrjet e Donald Trump për revolucion në Iran ndezën pritshmëri të mëdha, por politika lëviz më shpejt se historia. “Rënia e Republikës Islamike nuk është çështje dëshire, por skenarësh konkretë” shkruan “Corriere della Sera”, që në analizën e saj vlerëson se deri tani ekzistojnë tre skenarë dhe secili prej tyre ka pasoja të rënda.
Skenari i dytë lidhet me opozitën në mërgim, veçanërisht me djalin e Shahut. Por mungesa e strukturave brenda vendit, e një lidershipi të organizuar dhe e kontrollit të institucioneve e bën këtë alternativë të brishtë. Protestat kanë qenë të shpeshta, por pa drejtim dhe pa një forcë që të marrë pushtetin real.
Rënia e regjimeve nuk sjell automatikisht liri. Në Iran, dilema nuk është vetëm si përfundojnë ajatollahët, por çfarë vjen pas tyre. Dhe kjo mbetet pyetja më e rrezikshme.
Marrë nga Corriere della Sera