KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Qeveria britanike i heq kontratën 2.6 miliardë dollarë izraelitëve të Elbit Systems
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Qeveria britanike i heq kontratën 2.6 miliardë dollarë izraelitëve të Elbit Systems
AktualeAnalizeBotaFokusKorrupsion

Qeveria britanike i heq kontratën 2.6 miliardë dollarë izraelitëve të Elbit Systems

Përditësimi i fundit: 16 Janar, 2026 11:34 am
273 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Qeveria britanike vendosi të skualifikojë ofertën 2.6 miliardë dollarë të kompanisë izraelite Elbit Systems për trajnimin e ushtrisë angleze duke përzgjedhur si fitues të kontratës gjigandin amerikan Raytheon.

Vendimi vjen pas raportimeve për shkelje të ligjit nga ana e Elbit, të cilat u publikuan fillimisht në The Times. Sipas the Times, një informator kishte përpiluar një dosje rreth ofertës së Elbit, që iu tregua Ministrisë britanike të Mbrojtjes gushtin e kaluar, megjithëse raporti iu zbulua privatisht ministrisë muaj më parë.

Në dosje pretendohej se Elbit UK kishte shkelur rregullat e emërimeve në biznes kur Philip Kimber, një ish-brigadier i Ushtrisë Britanike, thuhet se kishte ndarë informacione me firmën pasi kishte lënë ushtrinë.

Kimber merrte pjesë në takime kritike në firmë për të diskutuar kontratën e trajnimit që ai dikur e kishte mbikëqyrur në ministri, pretendonte raporti.

Në një rast, Kimber ishte i pranishëm në një takim të Elbit dhe i ulur larg pamjes së një kamere. Ai thuhet se tha se “nuk duhet të ishte atje”, sipas raportit të sinjalizuesit.

Në përgjigje të një kërkese për lirinë e informacionit, Ministria e Mbrojtjes më vonë pranoi se e kishte mbajtur dosjen për shtatë muaj pa hetuar pretendimet e saj. Burime të brendshme në ministri ia hodhën fajin e vonesës hetimore “mbikëqyrjes administrative”.

Një muaj pasi u shty për akuzat nga The Times, një nëpunës i lartë civil përfundoi një “rishikim sigurie” në shtator dhe zbuloi se rregullat e emërimeve në biznes nuk ishin shkelur.

Pretendime të tjera kishin të bënin me dreka dhe darka të organizuara nga Elbit UK në të cilat ishin ftuar nëpunës civilë në zemër të procesit të vendimmarrjes për kontratën.

Një nëpunës i lartë civil rezulton te jetë ftuar shtatë herë për darkë nga Elbit, ndërsa rivali Raytheon nuk organizoi evente.

Mike Cooper, pronari i lartë përgjegjës në selinë e ushtrisë për programin e trajnimit të ushtrisë, udhëtoi gjithashtu për në Jerusalem me dy oficerë të lartë ushtarakë britanikë.

Ai mori pjesë në një tur turistik të financuar nga Elbit Systems, kompania mëmë e degës britanike.

Në përgjigje të akuzave, një zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes tha në një deklaratë: “Programi i transformimit të trajnimit kolektiv do të modernizojë trajnimin për ushtarët për të siguruar që Ushtria Britanike të mund të përballet me kërcënimet e së ardhmes.

“Ne nuk do të komentojmë më tej derisa një njoftim për tenderuesin e preferuar të bëhet publik në kohën e duhur.”

Mes kritikave në rritje ndaj Izraelit brenda establishmentit ushtarak britanik, katër ish-oficerë të lartë të ushtrisë, në një letër drejtuar Kryeministrit Keir Starmer, i kërkuan së fundmi qeverisë të ndalojë përfshirjen me kompanitë e armëve në pronësi të Izraelit ose të mbështetura nga Izraeli.

“Tani nuk është koha për t’u rikthyer në biznesin e zakonshëm me qeverinë izraelite”, shkruan ata, duke kërkuar sanksione më të ashpra.

Elbit ka siguruar një kontratë të majme armatimi edhe nga qeveria shqiptare, por detajet dhe shuma e saj mbahen sekret. Ndërkohë vetëm një muaj më parë, NATO vendosi të përjashtojë nga tenderat e saj Elbit, duke e futur në listën e zezë për shkak të një skandali të madh korrupsioni që përfshin akuza për ryshfet dhe praktika të sanksionueshme.

 

Marrë nga Kapitali.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Ujësjellësit licencohen, por nuk kontrollohen

AMF bëhet palë me paligjshmërinë, nuk i bindet Kuvendit

Rama bën deputetin e tij të Beratit, Buzali, me hotel luksoz në Qeparo

Kalaja e Elbasanit mes trashëgimisë dhe “betonit”

Si po e humbet Shqipëria biodiversitetin e saj bujqësor?

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Vëllai i ambasadorit shqiptar në BE, Ferit Hoxha në grupin kriminal të AKSHI-t
Artikulli tjetër Ryanair braktis Belgjikën/ “Do zhvendosim biznesin në Shqipëri, Itali, Suedi dhe Slloveni

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

“Dosjet Shqiptare” zbulojnë verbërinë morale të arkitektëve
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 25 Gusht, 2026
Aksident në Golem/ Humbin jetën 2 persona, pas përplasjes së motorit
Aktuale Fokus Kryesore Sociale 25 Gusht, 2026
Viti 2025 shënoi rritje të shtetasve të huaj, në Shqipëri
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 25 Gusht, 2026
“Taranto 2026”/ Mundësit shqiptarë shkruajnë historinë në Lojërat Mesdhetare
Aktuale Kryesore Sociale Sporti Te Tjera 25 Gusht, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.