KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Pushimet vjetore të paguara, Shqipëria e para në Ballkan
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Pushimet vjetore të paguara, Shqipëria e para në Ballkan
AktualeAnalizeKryesoreSociale

Pushimet vjetore të paguara, Shqipëria e para në Ballkan

Përditësimi i fundit: 26 Janar, 2026 1:33 pm
221 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Shqipëria renditet ndër vendet me numrin më të lartë të ditëve të pushimit të paguar në Evropë, duke u pozicionuar qartazi mbi mesataren rajonale dhe duke kryesuar Ballkanin, sipas të dhënave për vitin 2025 mbi minimumin ligjor të ditëve totale të lejes së paguar, që përfshijnë pushimet vjetore dhe festat zyrtare.

Me 40 ditë pushim të paguar, Shqipëria rezulton 7 ditë mbi mesataren evropiane prej 33 ditësh dhe në një nivel të krahasueshëm me ekonomitë më bujare të kontinentit në aspektin e mbrojtjes sociale të punonjësve.

Në kontekstin ballkanik, avantazhi i Shqipërisë është i theksuar. Ajo lë pas vende si Greqia me 29 ditë, Turqia me 26.5 ditë, Mali i Zi me 21 ditë, Moldavia me 20 ditë, Serbia me 31 ditë, Bullgaria me 32 ditë dhe Maqedonia e Veriut me 33 ditë. Edhe krahasuar me vendet që afrohen më shumë në rajon, Shqipëria ruan epërsi: Bosnje dhe Hercegovinë me 34 ditë, Rumania me 37 ditë dhe Kosova me rreth 30 ditë. Ky nivel e pozicionon Shqipërinë si lider absolut në Ballkan për nga minimumi ligjor i pushimeve të paguara.

Edhe në plan evropian, Shqipëria qëndron në grupin e sipërm të vendeve. Ajo ka më shumë ditë pushimi të paguar sesa Gjermania me 30 ditë, Italia me 32 ditë, Mbretëria e Bashkuar me 29 ditë, Holanda me 28 ditë, Belgjika me 30 ditë dhe Portugalia me 31 ditë. Shqipëria tejkalon gjithashtu vende nordike si Suedi me 34 ditë, ndërsa pozicionohet mbi ose në të njëjtin nivel me Norvegjinë me 35 ditë, Finlandën me 36 ditë dhe Poloninë me 36 ditë. Megjithatë, ajo mbetet nën disa prej vendeve me skema edhe më të zgjeruara, si Franca dhe Luksemburgu me nga 42 ditë, Malta me 41 ditë dhe Andorra me 45 ditë, e cila mban rekordin evropian.

Këto të dhëna tregojnë se Shqipëria, të paktën në aspektin ligjor, ofron një nga paketat më të favorshme të pushimeve të paguara për punonjësit në Evropë. Ky pozicionim e afron vendin me standardet më të avancuara sociale të BE-së dhe e veçon qartazi nga vendet e tjera të Ballkanit.

Njëkohësisht, niveli i lartë i ditëve të pushimit të paguar ngre pyetje mbi ndikimin në produktivitet, kostot e punës dhe formalizimin e tregut, veçanërisht në një ekonomi ku hendeku mes të drejtave ligjore dhe zbatimit praktik mbetet një sfidë e vazhdueshme.

 

Marrë nga Ekofin.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Ujësjellësit licencohen, por nuk kontrollohen

AMF bëhet palë me paligjshmërinë, nuk i bindet Kuvendit

Rama bën deputetin e tij të Beratit, Buzali, me hotel luksoz në Qeparo

Kalaja e Elbasanit mes trashëgimisë dhe “betonit”

Si po e humbet Shqipëria biodiversitetin e saj bujqësor?

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm 20-40% të familjeve shqiptare përballen me varfëri energjetike
Artikulli tjetër Transportuesit rajonalë bllokojnë kufijtë me BE-në, Kosova në vështirësi

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

“Dosjet Shqiptare” zbulojnë verbërinë morale të arkitektëve
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 25 Gusht, 2026
Aksident në Golem/ Humbin jetën 2 persona, pas përplasjes së motorit
Aktuale Fokus Kryesore Sociale 25 Gusht, 2026
Viti 2025 shënoi rritje të shtetasve të huaj, në Shqipëri
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 25 Gusht, 2026
“Taranto 2026”/ Mundësit shqiptarë shkruajnë historinë në Lojërat Mesdhetare
Aktuale Kryesore Sociale Sporti Te Tjera 25 Gusht, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.