KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Tronditet kupola e ushtrisë kineze, shkarkohet gjenerali më i lartë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Tronditet kupola e ushtrisë kineze, shkarkohet gjenerali më i lartë
AktualeAnalizeBotaFokusPolitike

Tronditet kupola e ushtrisë kineze, shkarkohet gjenerali më i lartë

Përditësimi i fundit: 27 Janar, 2026 9:59 am
244 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Hierarkia e lartë e Ushtrisë Çlirimtare Popullore të Kinës (PLA) po përjeton një nga momentet më të vështira në dekada. Spastrimi i fundjavës i gjeneralit të lartë Zhang Youxia dhe i një tjetër oficeri madhor, gjeneral Liu Zhenli, ka hapur pikëpyetje serioze mbi luftën për pushtet brenda elitës ushtarake kineze dhe pasojat që kjo situatë mund të ketë për kapacitetet luftarake të vendit.

Zhang Youxia, 75 vjeç, mbante postin e nënkryetarit të Komisionit Qendror Ushtarak (CMC), organi më i lartë i Partisë Komuniste që kontrollon forcat e armatosura dhe që drejtohet nga presidenti Xi Jinping.

Zakonisht i përbërë nga rreth shtatë anëtarë, CMC-ja tani është reduktuar në vetëm dy persona, Xi Jinping dhe gjenerali Zhang Shengmin. Të gjithë anëtarët e tjerë janë larguar në kuadër të fushatës së ashtuquajtur kundër korrupsionit, pas valëve të mëparshme të ndalimeve dhe hetimeve.

Komisioni Qendror Ushtarak ka nën kontroll miliona trupa dhe përbën qendrën reale të pushtetit ushtarak në Kinë. Rëndësia e tij është e tillë sa Deng Xiaoping, udhëheqësi historik i vendit, mbante vetëm postin e kryetarit të këtij organi për të ushtruar pushtetin absolut.

Sipas analistit Lyle Morris nga Asia Society Policy Institute, fakti që në CMC kanë mbetur vetëm dy anëtarë është i paprecedentë.

“PLA-ja është në rrëmujë”, tha Morris për BBC-në, duke shtuar se ushtria kineze po përballet me një “boshllëk të madh drejtues”. Ai theksoi se ende nuk është e qartë se çfarë po e nxit realisht eliminimin e kaq shumë gjeneralëve të lartë, por kjo situatë dëmton imazhin dhe kontrollin e Xi Jinpingut mbi ushtrinë.

Edhe profesori i asociuar Chong Ja Ian nga Universiteti Kombëtar i Singaporit shprehet se arsyet e vërteta të rënies së Zhang Youxia mbeten të paqarta. Sipas tij, spekulimet janë të shumta dhe shkojnë nga akuza për rrjedhje sekretesh bërthamore drejt Shteteve të Bashkuara, deri te komplotet për grusht shteti, përçarjet fraksionare apo madje edhe thashetheme për përplasje të armatosura në Pekin.

“Rënia e Zhang dhe Liu, së bashku me spekulimet e pakontrolluara, nxjerr në pah dy gjëra, Xi Jinping mbetet i paprekshëm dhe ekzistojnë kufij shumë të fortë të informacionit në Pekin, gjë që ushqen pasigurinë dhe këto zëra”, thekson Chong.

Njoftimi zyrtar për hetimin ndaj Zhang dhe Liu bën fjalë për “shkelje të rënda të disiplinës dhe ligjit”, një formulim që zakonisht përdoret për akuza korrupsioni. Kjo u konfirmua edhe nga një editorial i gazetës zyrtare të ushtrisë, PLA Daily, e cila theksoi se veprimi dëshmon “tolerancën zero” të Partisë Komuniste ndaj korrupsionit, pavarësisht pozitës apo nivelit të personave të përfshirë.

 

Marrë nga BBC

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Ambasadori i OSBE reagon për protestat: Ka mungesë dialogu, qytetarëve duhet t’u dëgjohet zër

Erion Veliaj transferohet nga burgu i Durrësit, në Fier

Confindustria Albania kundër Paketës Fiskale

Katër taksa identike me Lituaninë, vetëm 8 orë për hartimin

Studentët e Mjekësisë marshojnë drejt Ministrisë së Arsimit në ditën e 16-të të protestës

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Shkon në 20 numri i të vdekurve nga stuhia e dimrit në SHBA
Artikulli tjetër Një e katërta e shqiptarëve me arsim të lartë, janë larguar

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Ndërtimet kaotike në bregdetin shqiptar shqetësojnë BE-në
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 28 Tetor, 2026
OTP Bank Albania pëson rënie prej 45% të fitimit neto, në 9-mujorin e 2026-ës
Analize Finance Kryesore Sociale Zhvillim 28 Tetor, 2026
Qafa e Buallit–Martanesh, rruga 22 milionë euro që u shtrua dy herë
Analize Finance Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 28 Tetor, 2026
Përplasen dy trena me shpejtësi të lartë në Spanjë, të paktën 10 të vdekur
Aktuale Analize Bota Fokus Sociale 28 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.