KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Dobësitë teknike që shembën e-albanian
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Dobësitë teknike që shembën e-albanian
AnalizeHI-TechKryesoreOpinionZhvillim

Dobësitë teknike që shembën e-albanian

Përditësimi i fundit: 27 Janar, 2026 12:52 pm
233 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Një kombinim faktorësh problematikë, nga zvarritja e tenderit të fiskalizimit, te përdorimi i zgjidhjeve open-source pa kontroll teknik nga AKSHI dhe dorëheqjet masive të teknikëve pas nisjes së hetimeve të SPAK , ka paralizuar shërbimet e e-qeverisjes, veçanërisht ato që përdorin bizneset.

Në mes të dhjetorit të vitit të kaluar tenderi për mirëmbajtjen e sistemit të fiskalizmit për llogari të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, me autoritet kontraktor Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), me fond limit 7.7 milionë euro ka përfunduar sërish i ankimuar në Komisionin e Prokurimit Publik vetëm dhjetë ditë nga heqja e pezullimit. Teksa më herët KPP mori këtë masë për të hapur rrugë vijimit të procesit pas konstatimit se ishin bërë korrigjimet e nevojshme në dokumentet e tenderit, tashmë një tjetër operator vlerëson se këto ndryshime nuk janë të plota duke lënë hapësira për interpretim.

Sistemi i mirëmbajtjes se e-albania është ndërtuar keq

Një inxhinier që ka punuar në sistemet digjitale qeveritare thotë se, kur u mor vendimi për modernizimin e platformës, arkitektura u zhvendos drejt modelit “microservices”, por pa përdorur kompani apo produkte të certifikuara sipas standardeve ndërkombëtare.

(Platforma është ndërtuar mbi një numër të madh shërbimesh të ndara nga njëri-tjetri: identiteti, pagesat, licencat, bizneset, dokumentet dhe komunikimi me tatimet funksionojnë si aplikacione të veçanta, secili me bazën e vet të të dhënave dhe me infrastrukturë të pavarur. Këto module ndërveprojnë përmes GG (Government Gateway), duke krijuar një arkitekturë të fragmentuar dhe të ndjeshme ndaj gabimeve.

Sipas inxhinierit, një qasje e tillë kërkon standarde shumë të forta, ekipe që njohin gjithë hartën e sistemit, testime të vazhdueshme të ndërvarësive dhe mekanizma që garantojnë që, edhe nëse bie një modul, pjesa tjetër e shërbimeve të vijojë të funksionojë normalisht. Në realitet, mirëmbajtja kryhet nga kontraktorë të ndryshëm dhe nënkontraktorë të shumtë: një kompani menaxhon identitetin, një tjetër pagesat, një tjetër regjistrin e biznesit dhe një tjetër ndërfaqen e e-Albania-s.

Kjo krijon atë që teknikisht quhet “rrjet varësish”. Për shembull, kur një biznes kërkon një shërbim, sistemi duhet të verifikojë radhazi identitetin, regjistrin e biznesit, detyrimet tatimore, pagesat dhe arkivin e dokumenteve. Nëse ndalon së funksionuari edhe një prej këtyre shërbimeve, e gjithë kërkesa dështon dhe përdoruesi sheh mesazhin standard: “e-Albania nuk punon”, edhe pse problemi mund të jetë vetëm në një komponent të caktuar.)

Inxchineri tha se Top of Formsistemi self-care nuk është aplikacion i pavararur. Kur një biznes hyn për të bërë një veprim, sistemi duhet të verifikojë kush je, çfarë subjekti ke, çfarë detyrimesh tatimore ke dhe nëse ke të drejtë të kryesh atë shërbim. Nëse njëra nga këto hallka nuk përgjigjet, e gjithë rruga e transaksionit bllokohet.

Hetimet e SPAK, “tekniket” e tenderëve të dyshimtë heqin dorë

Agjencia Kombëtare e Informacionit mban në këmbë të gjithë shtetin digjital shqiptar.  Serverët, databazat dhe aplikacionet mbahen nën vëzhgim të vazhdueshëm për ngarkesën, shpejtësinë dhe gabimet. Nëse një modul fillon të vonojë apo të mos përgjigjet, sistemi i brendshëm sinjalizon dhe teknikët duhet të ndërhyjnë përpara se problemi të shfaqet tek qytetarët. Ajo që po ndodhe këto ditë me bllokimin e shërbimeve është se teknikët kanë hequr dorë. Në pjesën më të madhe këto teknikë ishin nënkontraktuar për mirëmbajtjen e sistemeve për shuma shumë të vogla nga kompanitë që kishin fituar tenderët për mirëmbajtjen. Hetimet kanë zbuluar se tendera që kanë kushtuar miliona euro janë mbuluar me kosto 200 apo 300 mijë euro.

Për shkak të hetimeve tani teknikët e nën-kontraktorët  nuk po ndërhyjnë në sisteme.  Teknikët duhet të identifikojnë se ku është defekti, ta izolojnë dhe ta rikthejnë shërbimin sa më shpejt. Pas kësaj, analizohet se pse ndodhi dhe çfarë duhet ndryshuar që të mos përsëritet. Nëse sistemi do të ishte ndërtuar mirë, ndërprerje e shërbimit do të ishin shumë të shkurtra shpjegoi inxhinieri.

Ai tha se, me kalimin e viteve, janë ndërtuar dhjetëra sisteme të ndryshme, me standarde të dobëta. Problemi përkeqësohet nga fakti që mirëmbajtja e këtyre shërbimeve nuk është plotësisht në duart e shtetit. Një pjesë e madhe e kodit dhe konfigurimeve ndodhet te kontraktorë dhe nënkontraktorë, të cilët ose kanë kontrata të paqarta, ose janë në një klimë frike dhe pasigurie ligjore.

 

Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Shqiptarët, me rrezikun më të lartë të varfërisë në Europë

150 mijë euro pasuri të krimit kalojnë te 21 OJF për projekte sociale

Zyrtarizohet miqësorja e parë e muajit qershor, Shqipëria do të përballet me Izraelin

UEFA Europa League/ Sonte ndeshjet e para gjysmëfinale

KQZ nis përgatitjet për zgjedhjet e parakohshme në Kosovë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Rakip Suli i jep nën konflikt interesi 1 milionë euro tender kompanisë SHPRESA – AL
Artikulli tjetër Ekonomia shqiptare e rrezikuar nga emigracioni, plakja e popullsisë dhe mungesa e fuqisë punëtore

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Ndalohet shitja e dronëve në Pekin
Aktuale Analize Bota HI-Tech Sociale 30 Prill, 2026
Salianji depoziton kandidaturën për kreun e PD
Aktuale Kryesore Politike Sociale 30 Prill, 2026
Drejtuesja shqiptare e JP Morgan akuzohet për abuzim seksual
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 30 Prill, 2026
Bordi i Transparencës ndryshon çmimin e naftës dhe benzinës
Aktuale Analize Ekonomi Kryesore Sociale 30 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.