KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Prodhimi vendas i drithit në kolaps
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Prodhimi vendas i drithit në kolaps
AktualeAnalizeEkonomiKryesoreOpinionSociale

Prodhimi vendas i drithit në kolaps

Përditësimi i fundit: 28 Janar, 2026 1:30 pm
268 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Importet e drithërave të Shqipërisë kanë kaluar një transformim të dukshëm gjatë dekadës së fundit, duke reflektuar jo vetëm zhvillimet ekonomike, por edhe goditjet gjeopolitike që kanë tronditur tregjet globale të ushqimit.

Ecuria e prodhimit të grurit ndër vite në vend

Të dhënat tregojnë se, ndonëse vlera totale e importeve ka mbetur relativisht e lartë ndër vite, pesha e vendeve furnizuese ka ndryshuar ndjeshëm, veçanërisht pas vitit 2022.

Në vitin 2015, tregu shqiptar i drithërave karakterizohej nga një varësi e fortë nga Rusia, e cila mbulonte rreth 42% të totalit të importeve. Serbia renditej e dyta me rreth 27%, ndërsa pjesa tjetër ndahej mes Italisë, Spanjës, Greqisë dhe disa partnerëve të tjerë me peshë më të kufizuar.

Situata filloi të ndryshojë gradualisht pas vitit 2020, por thyerja kryesore ndodhi pas shpërthimit të luftës në Ukrainë. Në vitin 2022, pavarësisht se Rusia mbeti një furnizues i rëndësishëm, peshën e saj e gërryen kufizimet tregtare, pasiguritë logjistike dhe rritja e kostove, duke bërë që ajo të humbasë rolin dominues që kishte prej vitesh. Në vitin 2023, Rusia zbriti në rreth 22% të totalit, duke u kaluar për herë të parë nga Serbia.

Ndërkohë, Serbia u konsolidua si partneri kryesor i Shqipërisë për importin e drithërave, duke arritur një peshë prej 36.5% në vitet 2023.

Një tjetër ndryshim domethënës ishte rritja e përkohshme e importeve nga Ukraina. Nga një peshë pothuajse e papërfillshme para vitit 2020, Ukraina arriti deri në 13.5% të totalit në vitin 2023, duke reflektuar përpjekjet e tregjeve europiane për të mbajtur funksionalë korridoret e eksportit të drithërave gjatë luftës. Megjithatë, kjo peshë u tkurr sërish në vitin 2025.

Paralelisht me këto zhvillime, vërehet edhe një diversifikim i kujdesshëm i burimeve të furnizimit. Vende si Italia, Greqia dhe Spanja ruajtën një prani të qëndrueshme, ndërsa pas vitit 2022 u rritën importet nga Kanadaja, Kina dhe Maqedonia e Veriut.

Në vitin 2025, importet e drithërave të Shqipërisë dominohen qartë nga Serbia, e cila mban 36.5% të peshës totale, duke u konfirmuar si partneri kryesor i furnizimit. Rusia renditet e dyta me 29.6%, duke ruajtur një rol të rëndësishëm, por pa arritur pozitat dominuese të viteve para luftës në Ukrainë. Pas tyre, pesha e importeve shpërndahet në mënyrë më të fragmentuar, ku Italia mbulon 5.2%, e ndjekur nga Maqedonia e Veriut me 4.2%. Ukraina mban 2.7%, ndërsa Kroacia, Kina dhe Kanadaja kontribuojnë secila me rreth 2.4%.

Në aspektin e bilancit tregtar, të dhënat tregojnë se Shqipëria mbetet një importues neto i drithërave. Eksportet janë shumë herë më të ulëta se importet dhe shënojnë luhatje të forta ndër vite, me një rritje të pazakontë në vitin 2022, e ndjekur nga rënie sërish në vitet pasuese. Kjo thekson edhe më shumë ndjeshmërinë e vendit ndaj lëkundjeve të tregjeve ndërkombëtare të ushqimit, sidomos me dërgesa drejt Kosovës.
Marrë nga Scantv.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kombëtarja shqiptare zhvlerësohet me 30 milionë euro

Kristjan Asllani largohet nga Interi, mesfushori gati për aventurën e re në Lindjen e Mesme

UEFA dhe FIFA ulin “armët”, organi më i madh i futbollit europian tërhiqet nga bojkoti

Si i ngritën shqiptarët rrjetet e kokainës në Ekuador?

KLGJ rrit pagën e gjyqtarëve! Shtohet rroga me 65 mijë lekë nga 1 gushti

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm MC Networking, Abissnet, Digicom dhe ATU fitojnë tenderin e madh të internetit për institucionet
Artikulli tjetër Blerja e një apartamenti në Shqipëri është, më e vështirë se, kudo tjetër në Europë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

170 protestues kallëzojnë Ramën në SPAK
Aktuale Analize Fokus Kryesore Politike 26 Gusht, 2026
Projektet e resorteve luksoze, me kapital të huaj, nxisin zemërim në Ballkan
Analize Kryesore Opinion Rajoni Sociale Zhvillim 26 Gusht, 2026
Fatura e ‘kripur’ që la pas ish-zyrtari i akuzuar për korrupsion
Analize Finance Korrupsion Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 26 Gusht, 2026
I kërkohet gjykatës amerikane, të anullojë gjobën për koncesionin e 4 vendburimeve
Analize Finance Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 26 Gusht, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.