KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Blerja e një apartamenti në Shqipëri është, më e vështirë se, kudo tjetër në Europë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Blerja e një apartamenti në Shqipëri është, më e vështirë se, kudo tjetër në Europë
AnalizeFinanceKryesoreOpinionSociale

Blerja e një apartamenti në Shqipëri është, më e vështirë se, kudo tjetër në Europë

Përditësimi i fundit: 28 Janar, 2026 1:32 pm
247 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Shqiptarët renditen të parët në Europë dhe rajon për vështirësinë e blerjes së një apartamenti në raport me të ardhurat.

Sipas të dhënave të Indeksit të Pronave nga Numbeo, Shqipëria kryeson renditjen mes vendeve europiane dhe të rajonit për treguesin “Price to Income Ratio”, një nga matësit kryesorë që vlerëson raportin mes çmimeve të pasurive të paluajtshme dhe të ardhurave.

Në tabelën krahasuese, Shqipëria renditet në vendin e parë me një indeks 15.1, duke u pozicionuar mbi të gjitha vendet e tjera të përfshira në listë. Ky tregues reflekton nivelin më të lartë të mospërputhjes mes çmimeve të apartamenteve dhe të ardhurave reale të qytetarëve.

Pas Shqipërisë renditet Serbia me indeks 14.8, e ndjekur nga Moldavia me 14.1, Portugalia me 13.9 dhe Kosova me 13.8. Edhe pse diferencat numerike mes vendeve nuk janë shumë të mëdha, renditja tregon se Shqipëria ka raportin më të pafavorshëm mes të ardhurave dhe çmimeve të banesave.

Indeksi “Price to Income Ratio” përdoret për të matur përballueshmërinë e tregut të pasurive të paluajtshme, ku një vlerë më e ulët nënkupton përballueshmëri më të mirë, ndërsa një vlerë më e lartë sinjalizon vështirësi më të mëdha për blerësit.

Të dhënat tregojnë se në Shqipëri, përballë të ardhurave relativisht të ulëta, çmimet e apartamenteve mbeten të larta, duke e bërë blerjen e një banese një proces gjithnjë e më të vështirë për familjet.

Situata reflektohet edhe në tregues të tjerë të indeksit. Sipas tabelës, pagesa e kredisë hipotekore si përqindje e të ardhurave arrin në 124.6 për qind, niveli më i lartë në listë, çka tregon se për shumë familje blerja e një apartamenti përmes kredie është praktikisht e paarritshme.

Në krahasim, vendet e tjera të rajonit shfaqin nivele më të ulëta të këtij treguesi, ndërsa disa vende të Bashkimit Europian, edhe pse me çmime më të larta nominale të pasurive të paluajtshme, kanë përballueshmëri më të mirë falë të ardhurave më të larta.

Sipas renditjes globale të Numbeo, Shqipëria pozicionohet në vendin e 33-të në botë për përballueshmërinë e pronave. Megjithatë, në krahasim rajonal, ajo del qartë si vendi ku raporti mes çmimeve dhe të ardhurave është më i pafavorshëm.

Pas Shqipërisë dhe Serbisë, renditja në rajon vijon me Kosovën, Malin e Zi dhe më pas Bosnje dhe Hercegovinën, e cila shfaqet si vendi ku blerja e një banese është më e lehtë në raport me të ardhurat.

Të dhënat e indeksit tregojnë se rritja e çmimeve të pasurive të paluajtshme, e kombinuar me nivelin e ulët të të ardhurave, po e kthen strehimin në një nga sfidat më të mëdha ekonomike për qytetarët shqiptarë.

Marrë nga Skyweb.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Incineratori i Tiranës, Lefter Koka kundërshton rillogaritjen e dënimit

Rasti Spiropali: A mund të kritikosh publikisht pa u quajtur tradhtar?

Llatja i Elbasanit krijon SH.A për të fshehur punësimet elektorale

Pse mungojnë ilaçet në Shqipëri?

Nafta mbi 200 lekë për litër, por tregtarët s’lëshojnë faturë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Prodhimi vendas i drithit në kolaps
Artikulli tjetër Në 2025-ën, mesatarisht 4 aksidente rrugore në ditë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Sulm me thikë në Londër, plagosen dy persona! Policia arreston autorin
Aktuale Bota Fokus Sociale 30 Prill, 2026
Shqiptarët e pasur grumbullojnë miliardat, të zakonshmit kursejnë qindarka
Aktuale Analize Kryesore Opinion Sociale 30 Prill, 2026
Treshja e Bayern-it, Kane-Diaz-Olise, kap kuotën e 100 golave
Analize Sociale Sporti 30 Prill, 2026
David Alaba “përfshihet” në një mashtrim miliona eurosh në Tiranë
Aktuale Analize Finance Fokus Kryesore Sociale 30 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.