Kaosi i shkaktuar në finalen e Kupës së Afrikës nuk mund të kalonte në heshtje, kjo pasi sfida Senegal-Marok prodhoi gjithçka, tërheqje nga fusha, sherr mes tifozëve, përpjekje për të invaduar fushën dhe shumë detaje të tjera jo sportive që minuan imazhin e futbollit afrikan. Në kushte të tilla nuk mund të mungonte dhe një reagim nga ana e FIFA-s, me këtë të fundit që dënoi disa nga protagonistët kryesor të kësaj finaleje.
Me dy ndeshje pezullim u dënuan edhe dy lojtarë të Senegalit, Ndiaye dhe Sarr. Me 615 mijë dollarë u gjobit edhe Federata e Senegalit. Me dy ndeshje pezullim u dënuan dy lojtarë të Marokun, Achraf Hakimi dhe Saibarie.
Marrë nga Reuters