KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Numri i grave në moshë riprodhimi ka rënë, nga viti 2011
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Kryesore > Numri i grave në moshë riprodhimi ka rënë, nga viti 2011
KryesoreSociale

Numri i grave në moshë riprodhimi ka rënë, nga viti 2011

Përditësimi i fundit: 29 Korrik, 2024 7:57 am
105 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Shtesa natyrore e vendit tonë është tërësisht e varur nga numri i grave në moshë riprodhimi, por ato po pësojnë rënie të shpejtë.

Të dhënat e Cens 2023 tregojnë se vitin 2023 në të gjithë vendin ishin vetë 508 mijë gra në moshën e riprodhimit (15-49 vjeç) nga mbi 710 mijë që u ishin ne censin 2011. Numri i tyre ndërmjet dy censeve ka rënë me mbi 28%, ose me shumë se dyfishi i popullsisë e përgjithshme (14%).

Në grup-moshat e reja, me potencialin më të madh për të lindur fëmijë, rënia ishte mbi 40 për qind.

Tkurrjen më të madhe e kanë femrat në 15-19 vjeç, të cilat janë pakësuar më shumë në numër se në vitin 2011.

Në vitin 2023 kishte vetëm 72 mijë femra nga 15-19 vjeç me rënie 45% nga censi 2011 ku ishin mbi 132 mijë femra të kësaj grup-moshe.

Rënia e grave në moshën riprodhuese do të ndikojë në normën e ulët të lindshmërisë në vitet në vijim dhe në reduktimin pa kthim të popullsisë.

Femrat në grup-moshën 25-29 vjeç janë ulur me 21%.

Rënien më të ulët vetëm -6% e kishin femrat në grup-moshën 30-34 vjeç, teksa reduktimi mbi 30 % është i pranishëm edhe në grup-moshat 40-44 dhe 44-49 vjeç.

Gratë në moshë riprodhimi përveçse janë me tkurrje po lindin edhe më pak fëmijë.

Në vitin 1950, kur u vendos regjimi i diktaturës komuniste, lindën 47,291 foshnja, sipas të dhënave nga arkivat e INSTAT, teksa numri i grave në moshë riprodhimi (15-49 vjeç) ishte vetëm 259,472.

Më 2023, në të gjithë vendin, kanë lindur vetëm 22,210 foshnja, niveli më i ulët që nga viti 1934 kur janë raportuar të dhënat zyrtare vjetore, por ndërkohë numri i grave në moshë riprodhimi është mbi 500 mijë.

Është e kuptueshme se që nga vitet ’50-’60, Shqipëria ashtu si edhe Europa kanë evoluar në drejtim të planifikimit familjar, barazisë gjinore, integrimit të grave në tregun e punës, por në vendin tonë ka ende një përqindje më të madhe të grave që lindin fëmijë më pak se sa duan.

Demografët dhe sociologët janë të shqetësuar se lindjet në Shqipëri kanë rënë përtej të gjitha parashikimeve.

Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Edi Rama dhe Albin Kurti: Dy kryeministra, dy të ardhme për Ballkanin

Apartamentet me qira ditore pushtojnë bregdetin

Si riciklohen narrativat e frikës në Shqipëri?

Shqipëria po tkurret çdo vit

Pse Shqipëria kryeson në rajon për çmimin më të lartë të naftës?

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Posti i komisionerit të Zgjerimit të BE-së, sërish tërheqës
Artikulli tjetër SHBA njoftoi se do t’i japë raketa Gjermanisë, Kremlini zotohet për masa të ndërsjella

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Pse Shqipëria kryeson në rajon për çmimin më të lartë të naftës
Aktuale Analize Ekonomi Kryesore Opinion Sociale 27 Prill, 2026
Çmimet e pronave rriten, ndërsa shitjet kanë pësuar tkurrje
Analize Ekonomi Kryesore Opinion Sociale 27 Prill, 2026
“Rebelohen” kombëtaret para Kupës së Botës
Analize Bota Finance Sociale Sporti 27 Prill, 2026
Deklarata e ministrit Hoxha “trazon ujërat” në Maqedoninë e Veriut
Analize Kryesore Opinion Politike Rajoni Zhvillim 27 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.