KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Pakësohen të rinjtë dhe rritet papunësia në grup-moshën 15-29 vjeç
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Pakësohen të rinjtë dhe rritet papunësia në grup-moshën 15-29 vjeç
AnalizeFokusKryesoreOpinionSociale

Pakësohen të rinjtë dhe rritet papunësia në grup-moshën 15-29 vjeç

Përditësimi i fundit: 9 Shkurt, 2026 12:24 pm
233 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Popullsia në grup-moshën 15-29 vjeç ka rënë me mbi 40 për qind ndërmjet 2019 dhe 2025, po ndërkohë të rinjtë e regjistruar si të papunë në të njëjtën periudhe kanë ardhur në rritje sipas krahasimit të të dhënave zyrtare nga INSTAT.

Numri i të rinjve të regjistruar si të papunë arriti në 15,717 persona në tremujorin e tretë të vitit 2025, nga 15,021 në të njëjtin tremujor të vitit 2019, ose 4,6% më shumë. Papunësia e qëndrueshme tek të rinjtë vjen në një kohë që popullsia në grup-moshën 15-29 vjeç e të rinjve ka pësuar një rënie të fortë, nga 681,548 persona në vitin 2019 në vetëm 405,832 në vitin 2025, me rënie 40.4%.

Të dhënat tregojnë se presioni i papunësisë mbi të rinjtë nuk është lehtësuar, pavarësisht se numri i tyre është zvogëluar ndjeshëm. Tkurrja e popullsisë së re, e nxitur kryesisht nga emigracioni dhe rënia e lindshmërisë, nuk është shoqëruar me një përmirësim proporcional të vendeve të punës për të rinjtë.

Fakti që numri absolut i të papunëve të rinj mbetet i ngjashëm sugjeron se ekonomia nuk ka qenë në gjendje të integrojë të rinjtë në tregun e punës edhe në kushtet e mungesës së fuqisë punëtore.

Edhe pse ka më pak të rinj në moshë pune, mundësitë për punësim cilësor dhe të qëndrueshëm nuk janë zgjeruar në të njëjtën masë, duke bërë që një pjesë e konsiderueshme e kësaj grup-moshe të mbetet jashtë tregut të punës.

Ekziston një mospërputhje e theksuar mes aftësive që ofron sistemi arsimor dhe kërkesave reale të tregut të punës. Shumë të rinj po dalin nga arsimi me profile që nuk përputhen me nevojat e ekonomisë, veçanërisht në sektorë ku kërkohen aftësi praktike, teknike ose digjitale, duke e bërë më të vështirë përthithjen e tyre edhe kur numri i përgjithshëm i të rinjve po bie.

Gjithashtu cilësia dhe struktura e vendeve të reja të punës nuk tërheqin të rinjtë. Rritja ekonomike e viteve të fundit është përqendruar kryesisht në sektorë me produktivitet të ulët ose me punësim sezonal, informal dhe me paga të ulëta, të cilat nuk janë tërheqëse ose të qëndrueshme për të rinjtë. Edhe kur krijohen vende pune, ato nuk përkthehen domosdoshmërisht në ulje të papunësisë së të rinjve, pasi një pjesë e tyre zgjedh të qëndrojë jashtë tregut formal ose të kërkojë mundësi jashtë vendit.

Emigrimi gjithashtu po ndikon negativisht. Po largohen kryesisht të rinjtë më të arsimuar ose më të aftë për t’u integruar shpejt në tregjet e huaja të punës, ndërsa në vend po mbetet një profil më i ekspozuar ndaj papunësisë afatgjatë. Për rrjedhojë papunësia tek të rinjtë nuk po reduktohet, edhe kur popullsia e përgjithshme e kësaj grup-moshe po tkurret me shpejtësi.

Praktikat, stazhi dhe programet aktive të punësimit janë të kufizuara, duke bërë që shumë të rinj të kalojnë periudha të gjata pa punë pas përfundimit të arsimit. Kjo vonesë në hyrjen në tregun e punës rrit rrezikun e papunësisë së qëndrueshme dhe dobëson lidhjen e tyre me punësimin formal. Sakaq, ndërmarrjet preferojnë punonjës me përvojë, për të minimizuar kostot dhe rreziqet.

 

Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Pas “boom”-it, tregu i pronave jep sinjale frenimi, çmimet janë rritur 120% në 5 vjet

Sot dita e 92 e rezistencës, qytetarët: Nuk largohemi pa dorëheqjen e Ramës

Ngjitja dhe rënia e Ergys Agasit

Trump njofton rimbushjen e rezervave të SHBA-së me naftë venezueliane

Rritja e kostove po shkrin biznesin e akullores vendase

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Sulmohet Kujtim Cakrani në Vlorë, policia: Dy autorët janë në kërkim
Artikulli tjetër Seattle Seahawks, kampionët e Super Bowl 2026

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Nën hijen e Beratit, beteja për mbijetesë e bashkive të Dimalit dhe Poliçanit
Analize Kryesore Opinion Politike Sociale 30 Gusht, 2026
Skandali me 6 mln eurot e Startup-eve: Shpallen fitues që nuk plotësojnë kriteret
Analize Korrupsion Kryesore Opinion Politike Sociale 30 Gusht, 2026
Leksione se si ulen çmimet
Analize Ekonomi Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 30 Gusht, 2026
Fierzë nën 275 metra, bien prurjet dhe tkurret rezerva hidrike
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 30 Gusht, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.