KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Protesta e opozitës në Tiranë me jehonë në median gjermane
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Protesta e opozitës në Tiranë me jehonë në median gjermane
AnalizeFokusKryesoreOpinionPolitike

Protesta e opozitës në Tiranë me jehonë në median gjermane

Përditësimi i fundit: 11 Shkurt, 2026 9:21 am
275 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Portali “tagesschau” i ARD nën titullin “Trazira gjatë protestave në Tiranë” shkruan, se në protestën e opozitës në Tiranë ka pasur përplasje të rënda mes policisë dhe kundërshtarëve të qeverisë. “Mijëra njerëz u mblodhën në sheshin kryesor të martën në mbrëmje për të kërkuar dorëheqjen e zëvendëskryeministres Belinda Balluku, e cila akuzohet për korrupsion. Disa demonstrues hodhën Molotovë drejt një ndërtese qeveritare, dhe policia përdori ujë me presion.[…]Tensionet politike u përshkallëzuan në dhjetor pasi një zyrë e prokurorit të posaçëm ngriti akuza kundër Ballukut. Ajo akuzohet për ndërhyrje në tenderët publikë për projekte të mëdha infrastrukturore dhe favorizim të kompanive të caktuara. Balluku, e cila është gjithashtu Ministre e Energjisë dhe Infrastrukturës, i mohon akuzat.”

Gazeta gjermane “Die Zeit” i kushton vëmendje protestës në Shqipëri duke theksuar shkallëzimin e saj. “Përleshje shpërthyen midis policisë dhe demonstruesve gjatë një proteste kundër qeverisë shqiptare në kryeqytetin e vendit, Tiranë. Sipas policisë, të paktën 16 oficerë u plagosën dhe 13 persona u arrestuan. […] Mijëra mbështetës të opozitës kërkuan dorëheqjen e qeverisë së kryeministrit Edi Rama në një demonstratë. Qeveria është kritikuar ashpër për shkak të akuzave për korrupsion që përfshijnë zëvendëskryeministren Belinda Balluku. Anëtarëve të parlamentit iu bë thirrje të heqin imunitetin e saj parlamentar në mënyrë që ajo të mund të ndiqet penalisht. Rama kishte refuzuar ta shkarkonte Ballukun.”

Ndërsa portali NTV shkruan se qytetarët janë të zemëruar në kohën kur, prokuroria heton në një rast të dyshuar korrupsioni kundër zëvendëskryeministres, Balluku. Sërish shpërthyen protesta në Tiranë. “Përleshje të dhunshme shpërthyen midis policisë dhe protestuesve antiqeveritarë në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë. Mijëra njerëz u mblodhën në sheshin kryesor të martën në mbrëmje, duke kërkuar dorëheqjen e zëvendëskryeministres Belinda Balluku, e cila përballet me akuza për korrupsion. Demonstruesit, shumë prej të cilëve ishin të maskuar, hodhën kokteje Molotov në një ndërtesë qeveritare, duke bërë që policia të përdorte ujin me presion. […]Këto trazira janë të fundit në një seri protestash të dhunshme që kanë kërcënuar gjithnjë e më shumë sundimin e Kryeministrit Edi Rama, i cili filloi në vitin 2013.”

“Në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë, shpërthyen përleshje të dhunshme midis policisë dhe kundërshtarëve të qeverisë. Mijëra njerëz u mblodhën në sheshin kryesor të martën në mbrëmje për të kërkuar dorëheqjen e zëvendëskryeministres Belinda Balluku, e cila akuzohet për korrupsion. Demonstruesit hodhën kokteje Molotov në një ndërtesë qeveritare dhe policia përdori ujin me presion. Trazirat janë të fundit në një seri protestash të ashpra që po kërcënojnë gjithnjë e më shumë qeverisjen e kryeministrit Edi Rama, që zgjat që nga viti 2013”, shkruan RTR për Gjermaninë.

Radioja gjermane “Deutschland Funk” shkruan se në kryeqytetin shqipat ka pasur përplasje me policinë në një demonstratë të opozitës në Tiranë. “Pas fjalimit të politikanit të opozitës së djathtë, Berishës, përpara selisë së qeverisë, demonstruesit hodhën molotovë dhe gurë drejt policisë. Më vonë, pjesëmarrësit u përpoqën të thyenin barrikadat e policisë gjatë rrugës për në parlament. Policia u përgjigj me ujë me presion dhe gaz lotsjellës.[…] Të dy kampet politike akuzojnë njëri-tjetrin për korrupsion. Berisha akuzohet për dhënie kontratash publike bashkëpunëtorëve, gjë që ai e hedh poshtë. Të mërkurën, një komision parlamentar është planifikuar të diskutojë kërkesën nga zyra e prokurorit publik për heqjen e imunitetit të zëvendëskryeministres Balluku. Kërkesa ka të bëjë me akuzat për përfshirjen e saj në një rast korrupsioni që lidhet me kontratat publike.”

 

Marrë nga ARD.de

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

PD ankimon në Gjykatën Kushtetuese tre aktet e qeverisë për protestat

Shqipëria u kthye në armë politike në zgjedhjet amerikane

Kongresi i demokratëve premton se do të nisë hetime për bizneset e familjes Trump

Ardit Gjebrea në SPAK, për hetimet ndaj Erion Veliajt

Nga Biden te Erdogani, 753 dhuratat e pranuara nga Edi Rama në katër mandate

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Opozita sërish në protestë në Tiranë, përplasje me policinë
Artikulli tjetër SHBA i lëshon dy baza NATO-s

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Monika Kryemadhi kërkon Edi Ramën si dëshmitar në gjyq
Fokus Koment Kryesore Politike Zhvillim 6 Nëntor, 2026
Si po “sabotohet” financimi i ekonomisë shqiptare?
Analize Ekonomi Finance Kryesore Opinion Zhvillim 6 Nëntor, 2026
Gjykata Kushtetuese merr në punë ekspertët e ONM-së, pasi u mbaroi mandati
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Zhvillim 6 Nëntor, 2026
Qeveria kompeson transportin publik 50 lekë/litër karburanti, për 5 muaj
Aktuale Finance Kryesore Sociale 6 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.