KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Shqipëria e dy shpejtësive, PBB-ja rritet, por varfëria kërkon një shekull për t’u zhdukur
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Shqipëria e dy shpejtësive, PBB-ja rritet, por varfëria kërkon një shekull për t’u zhdukur
AktualeAnalizeEkonomiKryesoreSociale

Shqipëria e dy shpejtësive, PBB-ja rritet, por varfëria kërkon një shekull për t’u zhdukur

Përditësimi i fundit: 17 Shkurt, 2026 1:11 pm
388 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Projeksionet e fundit të Institutit të Vjenës për Studime Ndërkombëtare (WIIW) mbi integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, kanë zbuluar një hendek të madh kohor midis rritjes ekonomike dhe mirëqenies sociale në vendin tonë.

Të dhënat sugjerojnë se, në skenarin më optimist, Shqipërisë mund t’i duhen rreth tri dekada për të arritur mesataren e PBB-së për frymë të BE-së. Megjithatë, lufta kundër varfërisë duket se i përket një shekulli tjetër, pasi kërkon më shumë se 100 vite. Kjo tregon se rritja e të ardhurave për frymë nuk po përkthehet në një jetë më të mirë për shtresat më të varfra të popullsisë.

Konvergjenca e të ardhurave për frymë me ato të BE-së parashikohet të ndodhë më shpejt, pasi PBB-ja është një mesatare e thjeshtë që fryhet nga performanca e mirë e pak sektorëve specifikë. Për shembull, rritja ekonomike mund të stimulohet nga sektori i ndërtimit apo energjisë, por nëse një pensionist apo një familje në fshat vazhdon të ketë të njëjtat të ardhura, niveli i varfërisë mbetet i palëkundur. Madje, statistika e PBB-së duket sikur rritet me shpejtësi edhe për shkak të efektit negativ të tkurrjes së popullsisë.

Për sa kohë që pasuria në vendin tonë mbetet e përqendruar në majën e një piramide njerëzish, ajo e ka të pamundur të ndikojë në përmirësimin e jetesës së shtresave të tjera, sidomos të atyre më të varfra.

Nga ana tjetër, ky raport dëshmon një ndarje rajonale: ekonomia e qendrës së vendit dhe zonat bregdetare po i afrohen më shpejt nivelit të BE-së, ndërsa zonat rurale dhe qytetet periferike mbeten të bllokuara në një cikël varfërie të vazhdueshme.

Analiza tregon se, ndonëse rritja ekonomike mund të përshpejtohet përmes integrimit tregtar, shpërndarja e mirëqenies dhe reduktimi i varfërisë janë procese strukturore shumë më të ngadalta. Edhe në skenarin më optimist të anëtarësimit të plotë, Shqipërisë do t’i duheshin mbi 100 vite për të eliminuar hendekun e varfërisë me vendet e BE-së.

Pa reforma rrënjësore në sistemin e pensioneve, në pagën minimale dhe pa politika për të mbyllur pabarazinë ekstreme, rritja e PBB-së do të shërbejë vetëm si një fasadë statistikore. Konvergjenca sociale rrezikon të mbetet një mision i pamundur, duke lënë pas breza të tërë në pritje të një mirëqenieje që në letër duket afër, por në realitet mbetet e paarritshme.

 

Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Ligji i faljes, shuhen 410 milion euro detyrime në Tatime

Vrasja e turistit në Ksamil, shkon në 12 numri i të arrestuarve

Shqipëria shpenzon për arsimin 2.9% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, shifra më e ulët në Europë

325 protesta, harta digjitale e “Revolucionit Flamingo”

Hekurudha Tiranë-Durrës nuk është më projekt transporti, por test durimi

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Tirana e mbuluar me llaç dhe kantiere ndërtimi, kullat bosh, çmimet në qiell
Artikulli tjetër Me mbetjet e rrezikshme tek dera, banorët e Porto Romanos kërkojnë zgjidhje

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Qeveria jep leje për kullë 17 katëshe në Radhimë
Aktuale Analize Korrupsion Kryesore Sociale 18 Gusht, 2026
AKSHI dhe ADS fusin Shqipërinë dixhitale në kolaps
Aktuale HI-Tech Kryesore Opinion Sociale 18 Gusht, 2026
Mbi 70 milion lekë gjoba mjedisore nuk u arkëtuan
Analize Fokus Korrupsion Kryesore Sociale 18 Gusht, 2026
Biznese online me mijëra ndjekës në Instagram, por të paregjistruar
Analize Ekonomi Kryesore Sociale Zhvillim 18 Gusht, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.