KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Kosova festoi dhe protestoi, në 18 vjetorin e pavarësisë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Kosova festoi dhe protestoi, në 18 vjetorin e pavarësisë
AnalizeKryesorePolitikeRajoniSociale

Kosova festoi dhe protestoi, në 18 vjetorin e pavarësisë

Përditësimi i fundit: 18 Shkurt, 2026 9:10 am
421 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Me aktivitete të shumta festive dhe ceremoniale gjithandej Kosovës,  por edhe me një protestë me moton “Drejtësi jo Politikë”,  në mbështetje të ish-krerëve të UÇK që po gjykohen në Hagë, Kosova më 17 shkurt shënoi 18 vjetorin e shpalljes së pavarësisë. Ceremonitë nisën me ngritjen e flamurit të Kosovës në oborrin e qeverisë në prani të tre krerëve të shtetit, Presidentes Vjosa Osmani, kryeministrit Albin Kurti dhe kryetares së parlamentit Albulena Haxhiu.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se, sot është një ditë “ku të gjithë bëhen bashkë për të festuar e edhe për t’i nderuar ata që dhanë jetën”. “Sakrifica ka qenë shekullore, kanë qenë breza të tërë që kanë dhënë gjithçka që sot ta gëzojmë shtetin e Kosovës. Shprehim respektin e thellë për presidentin historik Ibrahim Rugova, sakrificën e familjes Jashari dhe të gjithë ata që dhanë jetën që ne ta gëzojmë shtetin tonë”, tha Osmani. Për kryeministrin Albin Kurti, siç thotë, “fuqia dhe ekonomia e shtetit të Kosovës po rriten, sikundër po rritet edhe numri i njohjeve të saj”. “Para 18 vjetëve lindi pavarësia e Kosovës por lindi e pjekur sepse shumë gjenerata sakrifikuan që ne të jemi të lirë e të pavarur. Gëzuar pavarësia dhe kremtofshim të gjithë bashkë për jetë e mot”, tha Kurti, derisa në oborrin e qeverisë që ai drejton ngrihej flamuri i Kosovës.

Protesta në Kosovë

Pavarësinë e Kosovës ndërkohë e kanë njohur 121 vende të botës, por jo ende pesë vende të Bashkimit Evropian. Kryeministri Kurti, në mbledhjen solemne të qeverisë, përmendi edhe ish-krerët e UÇK-së, të cilët po gjykohen në Hagë, të akuzuar nga prokuroria Speciale e Hagës për krime lufte. “Nuk mund të mos kujtojmë se përfaqësuesit që morën pjesë në shpalljen e Pavarësisë së Republikës, sot mbahen padrejtësisht në Hagë. Kontributi i secilit prej tyre për lirinë dhe pavarësinë është i çmuar dhe historia do të jetë ajo që do ta bëjë gjykimin e drejtë”, tha Kurti.

Në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, të cilët po gjykohen në Hagë, të martën pasdite, platforma “Liria ka Emër”, organizon një marsh protestues. Kjo protestë është mbështetur thuajse nga të gjithë udhëheqësit politikë të Kosovës, organizata të ndryshme vendore, por edhe nga krerët e shtetit të Shqipërisë, Presidenti Bajram Begaj i cili qëndron në Kosovë dhe kryeministri Edi Rama, i cili një ditë më parë ishte në Kosovë. Rama në profilin e tij social Facebook, shkroi: “I uroj Kosovës gëzuar pavarësinë me keqardhjen që s’mund të jem sot në manifestimin popullor të solidaritetit me katër pengjet e UÇK-së në ferrin e (pa)drejtësisë ndërkombëtare në Hagë”. Në shënimin e 18 vjetorit të pavarësisë së Kosovës, e cila tashmë njihet nga 121 vende, Presidentja Osmani, mori urime nga presidentë të ndryshëm të vendeve të botës, duke e veçuar atë të Presidentit Amerikan, Presidentit të Gjermanisë dhe atij të Francës dhe shumë të tjerë.

 

Marrë nga Deutsche Welle

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Studentët e Mjekësisë marshojnë drejt Ministrisë së Arsimit në ditën e 16-të të protestës

Ndërtimet kaotike në bregdetin shqiptar shqetësojnë BE-në

OTP Bank Albania pëson rënie prej 45% të fitimit neto, në 9-mujorin e 2026-ës

Qafa e Buallit–Martanesh, rruga 22 milionë euro që u shtrua dy herë

Përplasen dy trena me shpejtësi të lartë në Spanjë, të paktën 10 të vdekur

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Samit global i inteligjencës artificiale në Indi
Artikulli tjetër Ortek masiv në malet e Nevadës, zhduken 10 skiatorë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Trafiku i drogës, SPAK kërkon gjykimin e 17 anëtarëve të grupit kriminal
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 28 Tetor, 2026
A do ta zbrazin sheshin masat e reja të Ramës?
Analize Finance Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 28 Tetor, 2026
Autostrada Milot–Morinë/ Miliarda nga buxheti, pikëpyetje mbi transparencën
Analize Ekonomi Finance Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 28 Tetor, 2026
Bilanci neto i ‘Paketës Fiskale’: Kush fiton dhe kush humbet nga taksat e reja?
Analize Finance Kryesore Opinion Politike Sociale 28 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.