KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Parlamenti Europian e konsideron çështjen ‘Balluku’ si test kritik në luftën anti-korrupsion
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Parlamenti Europian e konsideron çështjen ‘Balluku’ si test kritik në luftën anti-korrupsion
AktualeAnalizeFokusKryesoreOpinionPolitike

Parlamenti Europian e konsideron çështjen ‘Balluku’ si test kritik në luftën anti-korrupsion

Përditësimi i fundit: 19 Shkurt, 2026 10:50 am
422 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Mbrojtja publike dhe ligjore e kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës parlamentare ndaj zv.kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, e akuzuar për veprën penale të shkeljes së barazisë në tendera me vlerë qindramilionë euro, ka shqetësuar Parlamentin Europian.

Kryetari i Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Europian, David McAllister, tha të mërkurën gjatë një konference për shtyp në Tiranë, se kjo çështje përbën një test kritik për vendin.

“Nuk jam në pozicion të komentoj në hollësi raste individuale, por do të them se çështja që përfshin zv/kryeministren Balluku është test kritik për Shqipërinë në luftën e saj kundër korrupsionit”, u shpreh ai i pyetur nga gazetarët për ofensivën ligjore të ndërmarrë nga Rama për të mbrojtur veten dhe kabinetin qeveritar nga vendimet e pezullimit të gjykatave.

I pyetur nëse refuzimi i parlamentit për të hequr imunitetin e Ballukut përballë kërkesës së Prokurorisë së Posaçme, SPAK, për arrestimin e saj, do të rrezikonte procesin e integrimit McAllister ripërsëriti qëndrimin ndërsa bëri të ditur se çështja kishte qenë një temë diskutimi me autoritetet shqiptare.

“I kam thënë të gjitha që janë për të thënë për këtë çështje, ajo duhet të hetohet thellësisht, e kemi adresuar këtë çështje në bisedat e brendshme, por nuk kam çfarë të shtoj më shumë”- tha ai.

Pasi bëri një betejë ligjore në Gjykatën Kushtetuese për të rrëzuar një vendim të Gjykatës së Posaçme që pezullonte nga detyra Ballukun, kryeministri Edi Rama dorëzoi në Kuvend me firmën e tij një projektligj për ndryshimin e nenit 242 të Kodit të Procedurës Penale, sipas të cilit kryeministri dhe kabineti i tij qeveritar nuk preken nga masa e pezullimit nga detyra si pjesë e një procedimi penal.

Amendamenti i Ramës po monitorohet nga afër nga Bashkimi Europian, i cili pret që çdo nismë legjislative që lidhet me gjyqësorin të jetë në përputhje me acquis e BE-së dhe standardet europiane.

Delegacioni i BE-së në Shqipëri i tha BIRN-it të martën se monitorimi përfshin edhe zbatimin e reformës në drejtësi të vitit 2016 në kuadër të negociatave të anëtarësimit, për shkak se “shteti i së drejtës dhe pavarësia, llogaridhënia dhe efikasiteti i gjyqësorit në Shqipëri janë elemente themelore të procesit të zgjerimit të BE-së”.

Gjatë daljes për mediat përfaqësuesi i Parlamentit Europian përcolli gjithashtu disa mesazhe që lidhen me pritshmëritë e BE-së ndaj Shqipërisë në procesin e negociatave për integrim, duke vënë theksin tek një reformë zgjedhore gjithpërfshirëse dhe liria e shprehjes, ndërsa theksoi se për përafrimin e legjislacionit nuk mjafton vetëm miratimi i ligjeve, por zbatimi i reformave.

“Integrimi është një proces që mbështetet në merita, por jemi të shqetësuar sa i takon polarizimit politik në Shqipëri, inkurajojmë stabilitet politik dhe dialog”- tha ndër të tjera ai.

Para deklaratës për mediat McAllister u takua me Kryeministrin, Ministren e Jashtme, Kryetarin e Kuvendit dhe përfaqësues të opozitës e mazhorancës në parlament.

 

Narrë nga BIRN

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Ligji i faljes, shuhen 410 milion euro detyrime në Tatime

Vrasja e turistit në Ksamil, shkon në 12 numri i të arrestuarve

Shqipëria shpenzon për arsimin 2.9% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, shifra më e ulët në Europë

325 protesta, harta digjitale e “Revolucionit Flamingo”

Hekurudha Tiranë-Durrës nuk është më projekt transporti, por test durimi

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Arlinda Pogaj e OBP i jep 800 mijë € “Mektrin Motors”
Artikulli tjetër Shqipërisë dixhitale i del boja/ Rikthehen defterët në administratë, zyrat e shtetit pa internet

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Qeveria jep leje për kullë 17 katëshe në Radhimë
Aktuale Analize Korrupsion Kryesore Sociale 18 Gusht, 2026
AKSHI dhe ADS fusin Shqipërinë dixhitale në kolaps
Aktuale HI-Tech Kryesore Opinion Sociale 18 Gusht, 2026
Mbi 70 milion lekë gjoba mjedisore nuk u arkëtuan
Analize Fokus Korrupsion Kryesore Sociale 18 Gusht, 2026
Biznese online me mijëra ndjekës në Instagram, por të paregjistruar
Analize Ekonomi Kryesore Sociale Zhvillim 18 Gusht, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.