KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: SPAK kërkoi 13 vite burg për Rezart Taçin
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > SPAK kërkoi 13 vite burg për Rezart Taçin
AktualeAnalizeFokusKryesoreSociale

SPAK kërkoi 13 vite burg për Rezart Taçin

Përditësimi i fundit: 25 Shkurt, 2026 12:49 pm
366 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

SPAK kërkoi 13 vite burg për për biznesmenin Rezart Taçi, i cili është shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi akuzohet si një anëtari i një grupi kriminal që pastronte miliona euro të mafias italiane në vendin tonë.

Bëhet me dije se kryeprokurori i SPAK, Klodian Braho, i cili ka në dorë këtë dosje, ka kërkuar konfiskimin dhe kalimin në favor të shtetit të rreth 18 milionë eurove, të përfituara nga ky aktivitet i jashtëligjshëm.

Raportohet se në GJKKO sot është folur në lidhje me planin në bashkëpunim me Francesco Zummo dhe Fabio Petruzzella, ku përmendet një episod kur një transfertë u bllokua dhe pala italiane flet me bashkëpunëtorët e Taçit.

Zummo dhe Petruzzella nuk kanë mundur që të kryejnë fazën e tretë të qëllimit të tyre kriminal, për të transferuar fondet nga Shqipëria në drejtim të shteteve të tjera.

Ndërsa bëhet me dije se paratë u bllokuan, pasi ndaj tyre u vendos sekuestro dhe personat e përfshirë në këtë dosje, në bisedat e tyre besonin se bllokimi i fondeve ka ardhur për shkak të Drejtorisë kundër Pastrimit të Parave.

Nga përgjimet del që Rezart Taçi dhe kunati i tij Artur Balla, u kanë siguruar shtetasve italianë se po bëjnë gjithçka për zgjidhjen e situatës dhe se u janë drejtuar me anë të një ndërmjetësi funksionarëve publikë të institucioneve shqiptare.

Përgjimet:

Petruzzella: Artur..

Artur: miku im, si je?

Petruzzella: mirë… ti?

Artur: të pashë vetëm tani se isha në shtëpinë e plazhit me familjen, se ai më shkroi dje se është në Mal të Zi dhe kthehet nesër..

Petruzzella: hëm… ok.

Artur: dhe tha se, meqë ishte fundjavë, kthehet nesër.

Petruzzella: po Artur, duhet të dalim nga ky lëmsh… në një mënyrë apo tjetër.

Artur: po unë jam i pari që jam i interesuar prej shumë kohësh dhe mora këtë përgjegjësi.

Petruzzella: po të them…. më tha gjyshi se, nëse deri të mërkurën nuk e zgjidhim këtë gjë, unë duhet të vij atje dhe të ritransferoj gjërat në Zvicër, se nuk ka më besim.

Artur: e kuptova… e kuptova.

Petruzzella: e… bravo.

Artur: unë po pres vetëm një telefonatë të tij…. do ta takoj dhe do t’i them direkt, ok shoku?

Petruzzella: ok, në rregull, nuk ka më….

Artur: ka të drejtë se u bënë tre muaj…

Petruzzella: tamam… është evidente që nuk është vullneti për ta bërë… domethënë është një tallje…. dhe mua nuk më pëlqen që të ma…. jo nga ti… kujdes…… si quhet?? Nga vëllai i madh….. por ky po tallet me ne.

Artur: e zgjidh unë këtë punë këtë javë.

Petruzzella: hëmm… ma bëj këtë nder…. se unë ta thashë, të mërkurën ndryshe do më duhet të vij dhe nuk e kam me dëshirë…. e kupton.. apo jo..

Artur: ok.

Në datën 18.10.2021, midis Fabio Petruzzella dhe bashkëshortes së tij Marina Tizzi, është kryer biseda si më poshtë:

Petruzzella: Drejtori i bankës… “gjërat janë…. nuk ishte… nuk janë… u komplikuan …. më pas”.

Marina: por paratë nuk t’i sjellin.

Petruzzella: jo, çfarë thua, është bankë greke.

Petruzzella: mendoj se shqiptarët janë tallur, se duan të gjitha paratë që ai më kërkoi mua… i duan të 3 milionë eurot…. 3 milionë duan… dhe kaq… kështu! Ja, se janë çmendur…. pra po e bëj falas… kupton? Dhe kështu i rëndon…. aq sa unë nuk di, në rregull e bëjmë me… me Bahamas…. ti nuk e kupton shumë këtë…. apo jo?

Marina: është e qartë vetëm nëse…

Petruzzella: domethënë Bahamas humbën.

Marina: po, por…

Petruzzella: sepse me vendim përfundimtar.

Marina: por mos prek gjë te Bahamas, para se të sjellësh në shtëpi këtë, apo jo?

Petruzzella: sigurisht, Bahamas. I thashë “duhet të bindësh klientin që kushton 50% që është më mirë se zero, apo jo?”…

 

Marrë nga Top Channel

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Ligji i faljes, shuhen 410 milion euro detyrime në Tatime

Vrasja e turistit në Ksamil, shkon në 12 numri i të arrestuarve

Shqipëria shpenzon për arsimin 2.9% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, shifra më e ulët në Europë

325 protesta, harta digjitale e “Revolucionit Flamingo”

Hekurudha Tiranë-Durrës nuk është më projekt transporti, por test durimi

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Pas bllokimit të rrugës Librazhd-Prrenjas, rritet çmimi i biletës së transportit
Artikulli tjetër Serbi/ Dy persona tentojnë të vrasin presidentin Vuçiç

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Qeveria jep leje për kullë 17 katëshe në Radhimë
Aktuale Analize Korrupsion Kryesore Sociale 18 Gusht, 2026
AKSHI dhe ADS fusin Shqipërinë dixhitale në kolaps
Aktuale HI-Tech Kryesore Opinion Sociale 18 Gusht, 2026
Mbi 70 milion lekë gjoba mjedisore nuk u arkëtuan
Analize Fokus Korrupsion Kryesore Sociale 18 Gusht, 2026
Biznese online me mijëra ndjekës në Instagram, por të paregjistruar
Analize Ekonomi Kryesore Sociale Zhvillim 18 Gusht, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.