KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Paralajmërimi: “Pacientët e bllokuar të zonës juglindore rrezikojnë shëndetin”
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Paralajmërimi: “Pacientët e bllokuar të zonës juglindore rrezikojnë shëndetin”
AnalizeFokusKryesoreOpinionSociale

Paralajmërimi: “Pacientët e bllokuar të zonës juglindore rrezikojnë shëndetin”

Përditësimi i fundit: 26 Shkurt, 2026 12:24 pm
479 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Organizata jofitimprurëse Together for Life, e cila merret me mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe kryesisht të shtresave në nevojë, ka reaguar lidhur me situatën e bllokimit të qarkullimit në juglindje të Shqipërisë, që po ndikon në mirëqenien dhe shëndetin e pacientëve, të cilët e kanë të nevojshëm udhëtimin nëpërmjet aksit nacional Librazhd–Prrenjas.

Ata i bëjnë thirrje Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale për reagim të menjëhershëm me një plan konkret dhe të zbatueshëm masash, për të garantuar që pacientët të marrin shërbimin, në mënyrë që shëndeti i tyre të mos rrezikohet.

“Të garantohet vazhdimësia e shërbimeve shëndetësore për pacientët e zonës juglindore të vendit, e cila prej ditësh ndodhet e izoluar për shkak të shembjes së segmentit të rrugës kombëtare, pjesë e Korridorit 8, në fshatin Dragostunjë, Librazhd”, shkruhet në reagimin e Together for Life.

Që prej 21 shkurtit, aksi Librazhd–Prrenjas vijon të jetë i mbyllur për shkak të rrëshqitjes së dherave dhe të tokës, duke shkaktuar kështu një paralizim të qarkullimit në juglindje të vendit.

Bllokimi i këtij aksi rrugor ka ndërprerë aksesin e qindra pacientëve drejt shërbimeve të specializuara shëndetësore në Tiranë, duke vënë në rrezik serioz shëndetin dhe jetën e tyre.

Sipas Together for Life, disa prej pacientëve që rrezikojnë seriozisht shëndetin janë ata me insuficiencë renale, që kanë nevojë për seanca të rregullta hemodialize në Tiranë; pacientët e spitalit onkologjik që kanë seancat e planifikuara të kimioterapisë; pacientë që kanë ndërhyrje kirurgjikale të planifikuara; apo edhe ata me emergjenca të tjera shëndetësore që kërkojnë trajtim në Tiranë.

“Çdo vonesë në trajtim për këto kategori pacientësh përkthehet në përkeqësim të gjendjes shëndetësore, rritje të riskut për komplikacione serioze dhe, në ndonjë rast, rrezik për jetën”, shkruhet në deklaratën publike të Together for Life.

Together for Life bëri thirrje që Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale të organizojë strukturat e Urgjencës Kombëtare për të garantuar aksesin e menjëhershëm në shërbimet shëndetësore të nevojshme.

“Në kushtet kur një zonë e tërë e vendit mbetet e izoluar, reagimi institucional nuk mund të jetë i vonuar”, u shprehën përfaqësuesit e organizatës.

 

Marrë nga Reporter.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Iu hoq liçensa pas zvarritjes së qytetarit, në Zvërnec/ “Myrto Security”, fitues i tenderit 2 milion euro të OSSH-së

Kapet mbi 10 ton kokainë në Spanjë, droga i përket një organizate shqiptare

Komiteti Shqiptar i Helsinkit ngre shqetësime për kalimin dhe trajtimin e Veliajt në burgun e Fierit

studiuesi David Colon: Shqipëria në vijën e parë të luftës globale të informacionit

Zgjedhjet e 11 majit 2025, KQZ kërkon gjoba ndaj disa partive

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Si i shpëtoi sekuestros kazinoja e “investitorit strategjik”, të akuzuar për vrasje?
Artikulli tjetër Inati i shqiptarëve me hekurudhat

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Shqiptarët frenojnë shpenzimet, familjet druhen nga blerjet e mëdha
Aktuale Analize Ekonomi Fokus Kryesore 2 Nëntor, 2026
Studentët në protestë edhe sot, futen nëpër auditorët e disa universiteteve
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 2 Nëntor, 2026
Vidhet një bankë te Komuna e Parisit/ Autori kërcënoi arkëtaren dhe rojen, më pas u largua me skuter
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 2 Nëntor, 2026
Nga Gjermania në Shqipëri, çfarë po i nxjerr të rinjtë në rrugë?
Analize Bota Fokus Opinion Politike Sociale 2 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.