KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Qeveria Rama takson eficencën energjetike
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Qeveria Rama takson eficencën energjetike
AktualeAnalizeFinanceKryesoreOpinionSociale

Qeveria Rama takson eficencën energjetike

Përditësimi i fundit: 27 Shkurt, 2026 11:51 am
362 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Ndryshimet klimatike i kanë shtyrë qeveritë kudo në botë, që të ndërmarrin politika agresive në drejtim të efiçencës energjetike. Shumë qeveri përveçse kanë hequr taksat për pajisjet që kursejnë energjinë, paralelisht janë duke subvencionuar familjet direkt me para në dorë për blerjen e tyre.

Por në Shqipëri, ndodh fenomeni i kundërt. Ndërsa Shqipëria aspiron të bëhet pjesë e familjes europiane, politikat e saj fiskale ecin në drejtim të kundërt me kërkesat e Brukselit.

Pajisjet me eficiencë të lartë energjetike, si kondicionerët inverter, taksohen në Shqipëri me taksë doganore 10%, ndërkohë që në vendet e BE-së kjo tarifë është pothuajse zero (0 deri në 2.2%).

Kjo mospërputhje nuk është thjesht një barrë financiare për xhepat e qytetarëve, por sipas ekspertëve, përbën një pengesë reale në procesin e anëtarësimit.

Kundër frymës së negociatave me BE

Eficienca energjetike është një nga shtyllat kryesore të kapitujve që Shqipëria duhet të negociojë për t’u anëtarësuar në BE. Dhomat e biznesit në vend kanë ngritur alarmin se mbajtja e tarifave doganore mbi nivelin europian për pajisjet që kursejnë energji është në kundërshti të hapur me vetë procesin e integrimit.

Sipas përfaqësuesve të biznesit, Shqipëria nuk mund të pretendojë përafrim me standardet e “Agjendës së Gjelbër” të BE-së, ndërkohë që penalizon fiskalisht qytetarët që blejnë teknologji kursimtare.

Tabela e paradoksit: Shqipëria “ekstremi” i rajonit

Krahasimi i tarifave tregon se si Shqipëria rëndon konsumatorin final më shumë se fqinjët

• Pajisjet Inverter:

Shqipëria        10%

Mali i Zi            0%

BE                   0-2.2%.

• Televizorët (Eficience A+):

Shqipëria             10%

Mali i Zi                 3%

Greqia                   4%.

Një barrë e dyfishtë për qytetarin

Nëse qeveria do të ndiqte modelin evropian, duke e ulur këtë tarifë në 2%, efekti do të ishte i menjëhershëm: qytetarët do të blinin pajisje që konsumojnë më pak energji dhe fatura e dritave në fund të muajit do të ishte më e ulët.

Për dhomat e biznesit, kjo heshtje trevjeçare e institucioneve ndaj kërkesave për rishikim tarifash tregon mungesë vizioni.

“Në vend që të inkurajohet eficienca për të lehtësuar sistemin energjetik kombëtar, shteti zgjedh të mbledhë taksa të larta në doganë, duke e lënë qytetarin të vetëm përballë kostove të larta të jetesës,” shprehen përfaqësuesit e bizneseve.

Duket se rruga drejt BE-së po pengohet nga vetë tarifat “Made in Albania” të Qeverisë, të cilat po mbajnë peng modernizimin e shtëpive shqiptare dhe po rëndojnë konsumatorin final.

 

Marrë nga Kapitali.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Ligji i faljes, shuhen 410 milion euro detyrime në Tatime

Vrasja e turistit në Ksamil, shkon në 12 numri i të arrestuarve

Shqipëria shpenzon për arsimin 2.9% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, shifra më e ulët në Europë

325 protesta, harta digjitale e “Revolucionit Flamingo”

Hekurudha Tiranë-Durrës nuk është më projekt transporti, por test durimi

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Peqin/ Rrezikon të shembet Ura e Digës Çengelaj
Artikulli tjetër KLSH: ISUV vepron pa leje mjedisore

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Qeveria jep leje për kullë 17 katëshe në Radhimë
Aktuale Analize Korrupsion Kryesore Sociale 18 Gusht, 2026
AKSHI dhe ADS fusin Shqipërinë dixhitale në kolaps
Aktuale HI-Tech Kryesore Opinion Sociale 18 Gusht, 2026
Mbi 70 milion lekë gjoba mjedisore nuk u arkëtuan
Analize Fokus Korrupsion Kryesore Sociale 18 Gusht, 2026
Biznese online me mijëra ndjekës në Instagram, por të paregjistruar
Analize Ekonomi Kryesore Sociale Zhvillim 18 Gusht, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.