KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Shqipërinë e mbron NATO dhe jo nostalgjia për raketat sovjetike
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Shqipërinë e mbron NATO dhe jo nostalgjia për raketat sovjetike
AnalizeFokusKryesoreOpinionSociale

Shqipërinë e mbron NATO dhe jo nostalgjia për raketat sovjetike

Përditësimi i fundit: 5 Mars, 2026 11:52 am
439 Shikime
Share
7 Min. Leximi
SHARE

Kanë kaluar tashmë shtatëmbëdhjetë vjet që kur Shqipëria u bë anëtare e Aleancës së Atlantikut të Veriut, NATO, por ky anëtarësim duket sikur nuk ekziston nëse shohim tonin, jo tamam alarmist, por disi ngazëllues dhe pa kontekst të qarkullimit të lajmeve të llojit “Irani mund të shënjestrojë Shqipërinë” apo “Shqipëria gjendet brenda rrezes së raketave të Iranit”.

Krahas kësaj, si  në median sociale, ashtu edhe në median konvencionale, nuk mungojnë postimet apo deklaratat mbi armatimet e Shqipërisë së kohës së komunizmit, shoqëruar me shprehjen e keqardhjes për shkatërrimin e këtyre armatimeve.

Deklarata e fundit në një media proqeveritare fliste për raketat sovjetike, të cilat, në mënyrë që duhet të na vijë turp, i shkrimë për skrap. Deklarata nuk jepte ndonjë shpjegim mbi çfarë mund të na shërbenin ne raketat sovjetike në rast se nuk do t’i kishim shkrirë për skrap.

Lehtësia me të cilën media kopjon “lajme” dhe deklarata pa ballafaqim me burime të tjera është një fenomen i njohur tashmë në shumë vende si problemi që lë hapësirë për penetrimin e narrativave dizinformuese. Kombinuar kjo me faktin që qeveria është e bunkerizuar, që zyrtarët e saj nuk kanë autorizim për të folur për media, që komunikimi publik i qeverisë është i përqendruar në duart e kryeministrit dhe i kufizuar vetëm te interesat e këtij të fundit, situata është bërë, jo tamam e rrezikshme, por është gjithsesi qesharake. Ndërsa lajmet mbi rrezikun e raketave iraniane kanë bombarduar median, nuk u dëgjua ndonjë zyrtar apo ndonjë ushtarak i Ministrisë së Mbrojtjes që të dalë për të shpjeguar se si është situata.

Situata duket se është që, së paku sa i përket rrezikut për sulme me mjete ushtarake konvencionale, Shqipëria nuk ka pse të shqetësohet. Kjo çështje është diskutuar dhe ka marrë zgjidhje në bisedimet para anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, pra para vitit 2009.

Shqipëria pati hequr dorë nga fluturimi i avionëve MIG pas një aksidenti tragjik në vitin 2004 që i mori jetën pilotit Jani Tarifa. Në vitet që pasuan, në konsulencë me NATO-n, Shqipëria e mbylli kapitullin e avionëve MIG me argumente shumë bindëse: këto avionë nuk ofronin vlerë ushtarake në fushëbetejën moderne, Shqipëria nuk dispononte kapacitetet e nevojshme për mirëmbajtje dhe jeta e pilotëve ishte e rrezikuar praktikisht pa arsye.

Paralelisht me këtë, NATO i dha përgjigje pyetjes se si do të mund të mbrojnë territorin e vet ajror vendet anëtare që nuk kanë kapacitete të mbrojtjes ajrore. Çështja kyçe ishin vendet balltike, të cilat gjenden në kufi me Rusinë por janë me përmasa gjeografike dhe me popullsi të vogël dhe me gjendje ekonomike jo mjaftueshëm të përparuar sa të përballojnë koston e avionëve modernë. Për këtë arsye, vendet anëtare që kanë forca ajrore pranuan që të mbulojnë nevojat për mbrojtje të vendeve anëtare të vogla. Forcat e vendeve anëtare të mëdha si Gjermania, Turqia e Holanda mbajnë flota ajrore të stacionuara në Estoni dhe ruajnë një regjim patrullimi të përhershëm, pra avionë që gjenden në ajër 24 orë në ditë, shtatë ditë në javë, 365 ditë në vit.

Sa i përket vendeve të tjera, ku përfshihet edhe Shqipëria, vendet fqinje kanë rënë dakord të patrullojnë qiejt. Kështu, për qiellin e Slovenisë, një vend pak më i vogël se sa Shqipëria për nga sipërfaqja, forcat ajrore italiane dhe ato hungareze e mbulojnë në marrëveshje me njëra-tjetrën. Ndërsa për qiellin e Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi, forcat ajrore italiane dhe greke ofrojnë këtë shërbim. Shqipëria mbulohet, bashkë me të gjitha vendet e tjera anëtare, nga Mbrojtja Ajrore dhe Raketore e Integruar, e cila kontrollon qiejt dhe ka kapacitetet e nevojshme për të rrëzuar raketat, qofshin këto të Iranit apo të ndonjë vendi tjetër, para se të mbërrijnë në Shqipëri.

Nga pikëpamja praktike rreziku i një rakete që del nga Irani për të shënjestruar Manzën është shumë i ulët pasi Irani nuk disponon aq shumë raketa me rreze të gjatë veprimi.

Nga pikëpamja strategjike, një sulm mbi Shqipërinë do të shkaktonte aktivizimin e nenit 5 të Traktatit të NATO-s, që thotë se sulmi kundër një vendi anëtar konsiderohet si sulm kundër të gjithë aleancës. Strategjia e Iranit në këtë luftë duket se është e kundërta e kësaj. Regjimi i mullahëve dukshëm po ushtron durim strategjik, po përpiqet të mbijetojë duke shmangur rrezikun e përshkallëzimit.

Në këtë kontekst, nostalgjia për raketat sovjetike, të cilat, duhet ta përsërisim se ndoshta e kemi harruar, kanë ardhur në Shqipëri para vitit 1962 kur u prishën marrëdhëniet, është pa sens. Edhe nëse nuk do t’i kishim shkrirë për skrap, ka gjasa që këto raketa do të na përbënin më shumë rrezik për jetët e oficerëve se sa raketat e Iranit.

Edhe një herë, vrasja e medias si një forcë që reflekton, hulumton dhe raporton në kontekst zhvillimet, qofshin këto edhe 3 mijë kilometra larg, po demonstrohet se është rrezik për penetrimin e lehtë të dizinformimit. Përkundër sulmeve konvencionale, Shqipëria është e rrezikuar nga sulmet asimetrike, të tilla si goditja që mori infrastruktura digjitale (besohet nga Irani) në vitin 2022 apo përmes atentateve terroriste. Për këto nevojitet administratë publike profesionale, jopartiake dhe e pakorruptuar për ta luftuar. Edhe në këtë rast, hekurishtet e kohës së komunizmit, apo nostalgjia për ato hekurishte, nuk është se bën derman.

 

Marrë nga BIRN

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

PD ankimon në Gjykatën Kushtetuese tre aktet e qeverisë për protestat

Shqipëria u kthye në armë politike në zgjedhjet amerikane

Kongresi i demokratëve premton se do të nisë hetime për bizneset e familjes Trump

Ardit Gjebrea në SPAK, për hetimet ndaj Erion Veliajt

Nga Biden te Erdogani, 753 dhuratat e pranuara nga Edi Rama në katër mandate

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Molotovët mbi vilën e diktatorit si zhvendosje e zemërimit dhe si përsëritje e traumës
Artikulli tjetër Qeveria themelon kompani shtetërore për të menaxhuar mbetjet

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Monika Kryemadhi kërkon Edi Ramën si dëshmitar në gjyq
Fokus Koment Kryesore Politike Zhvillim 6 Nëntor, 2026
Si po “sabotohet” financimi i ekonomisë shqiptare?
Analize Ekonomi Finance Kryesore Opinion Zhvillim 6 Nëntor, 2026
Gjykata Kushtetuese merr në punë ekspertët e ONM-së, pasi u mbaroi mandati
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Zhvillim 6 Nëntor, 2026
Qeveria kompeson transportin publik 50 lekë/litër karburanti, për 5 muaj
Aktuale Finance Kryesore Sociale 6 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.