KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Asnjë qindarkë nga fondet e brendshme për investime, në janar 2026
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Asnjë qindarkë nga fondet e brendshme për investime, në janar 2026
AnalizeEkonomiKryesoreSocialeZhvillim

Asnjë qindarkë nga fondet e brendshme për investime, në janar 2026

Përditësimi i fundit: 6 Mars, 2026 12:06 pm
232 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Viti fiskal 2026 ka nisur me një paralizë të plotë të investimeve publike nga fondet e brendshme.

Të dhënat zyrtare nga Ministria e Financave për statistikat fiskale të janarit tregojnë se nuk është çelur asnjë lek për investimet nga fondet vendase, por vetëm 723 milionë lekë (7.3 milionë euro) nga të huajat. Ky është viti i pestë që qeveria nuk akordon asnjë fond nga fondet e brendshme për investime në janar.

Investimet publike këtë vit janë në rekorde historike dhe përfshijnë një shume prej 180 miliardë lekësh ose 1,8 miliardë eurosh. Në muajin janar u shpenzuan vetëm nga fondet e huaja 0.4% e programit vjetor të investimeve publike.

Kjo ecuri sinjalizon skenarin e përdorimit të buxhetit në fund -vit. Rregulli i pagesave ka devijuar tërësisht pasi gjysma e faturave të dhjetorit janë paguar në muajin janar. Pagesat ditore nga thesari tregojnë se përgjatë muajit janar shumica e alokimeve ka qenë për fatura të dhjetorit.

Arka e shtetit prej vitesh po vuan nga sindroma e dhjetorit. Gjatë gjithë vitit fondet e investimeve akumulohen si kaskadë ku miliarda lekë derdhen në mënyrë të papritur gjatë javëve të fundit të vitit.

Ky përqendrim i skajshëm i likuiditetit në fund-vit, sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit pasi shpesh çon në uljen e cilësisë, si dhe krijon presione të panevojshme mbi kursin e këmbimit dhe inflacionin.

Edhe vitin e kaluar shpenzimet kapitale patën një përqendrim të lartë në dhjetor, ku u shpenzua më shumë se 41 për qind e fondit total.

Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Financave shpenzimet kapitale që përfaqësojnë investimet me fonde buxhetore arritën gjithsej 131,6 miliardë lekë (1,3 miliardë euro) me 2025, por gati gjysma e kësaj shume, 54.5 miliardë lekë u shpenzua gjatë muajit dhjetor. Fondet e çelura në dhjetor ishin gati 7 herë më të larta se mesatarja mujore nga janari në nëntor 2025.

Investimet publike janë zëri më i diskutueshëm buxhetor. Nga viti 2020 në 2025 qeveria ka çuar sistematikisht rreth 5-6% të PBB me një shifër totale për periudhën që i kalon të 6 miliardë eurot. Me këtë shumë të investuar vetëm pas pandemisë vendi duhet të kishte të përfunduar infrastrukturën bazë, sidomos akset kryesor rrugore, të kishte furnizim të rregullt me ujë etj, por në fakt shumë investime për shkak të cilësisë së dobët të punimeve janë kthyer në pikën zero.

Shirat e muajve të fundit kanë zhbërë investimet në rrugët e reja teksa qendra e vendit nga Tirana në Durrës thuajse po bëhet e pakalueshme.

 

Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Ligji i faljes, shuhen 410 milion euro detyrime në Tatime

Vrasja e turistit në Ksamil, shkon në 12 numri i të arrestuarve

Shqipëria shpenzon për arsimin 2.9% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, shifra më e ulët në Europë

325 protesta, harta digjitale e “Revolucionit Flamingo”

Hekurudha Tiranë-Durrës nuk është më projekt transporti, por test durimi

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Konflikt mes të miturve në një shkollë të Durrësit
Artikulli tjetër BBC: Lufta e Iranit po shqetëson Kinën dhe ambiciet e saj

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Qeveria jep leje për kullë 17 katëshe në Radhimë
Aktuale Analize Korrupsion Kryesore Sociale 18 Gusht, 2026
AKSHI dhe ADS fusin Shqipërinë dixhitale në kolaps
Aktuale HI-Tech Kryesore Opinion Sociale 18 Gusht, 2026
Mbi 70 milion lekë gjoba mjedisore nuk u arkëtuan
Analize Fokus Korrupsion Kryesore Sociale 18 Gusht, 2026
Biznese online me mijëra ndjekës në Instagram, por të paregjistruar
Analize Ekonomi Kryesore Sociale Zhvillim 18 Gusht, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.