KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Rrjeti i rrugëve pakësohet me 181 km nga 2014 – 2024
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Rrjeti i rrugëve pakësohet me 181 km nga 2014 – 2024
AnalizeEkonomiKryesoreSocialeZhvillim

Rrjeti i rrugëve pakësohet me 181 km nga 2014 – 2024

Përditësimi i fundit: 11 Mars, 2026 10:02 am
225 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Rrjeti rrugor i vendit është pakësuar me rreth 181 kilometër ndërmjet vitit 2014 dhe 2024 si rrjedhojë e riklasifikimit të inventarit rrugor nga amortizimi i lartë i linjave në zonat rurale, sipas të dhënave zyrtare të INSTAT.

Qyteti me rritjen më të madhe të rrjetit rrugor është Shkodra, ku gjatësia e rrugëve u shtua me 54.1 km, ose rreth 13% më shumë se në vitin 2014. Kjo shtesë erdhi si rrjedhojë e ndërtimit të rrugës së re të Thethit dhe aksit Tamarë-Vermosh.

Në të njëjtën linjë pozitive renditet edhe Vlora, me rritje prej 50.4 km (+12%), si rrjedhojë e ndërtimit të Bypassit dhe rrugës së Lumit të Vlorës. Gjithashtu, në Elbasan rrjeti rrugor u zgjerua me 32.5 km ose +9% dhe në Korçë me 24.7 km (+7%).

Këto qytete gjithashtu rezultojnë të jenë përfituesit kryesorë të investimeve në infrastrukturë gjatë dekadës së fundit. Në anën tjetër, pjesa më e madhe e bashkive kanë shënuar tkurrje të rrjetit rrugor.

Tirana regjistron reduktimin më të madh në vlerë absolute, me 68.6 km më pak rrugë (-22%) ndërmjet viteve 2014-2024. Rënie të fortë kanë pësuar edhe Fieri me -68.2 km (-19%), Lezha me -59.9 km (-19%), Kukësi me -50.1 km (-13%), Durrësi me minus 36.5 km (rënie prej -20%) dhe Dibra me -39.7 km (-14%). Edhe Berati ka pësuar tkurrje me 17.9 km (-10%), ndërsa Gjirokastra ka një rënie më të lehtë prej 2.5 km (-1%).

Rënia e gjatësisë së rrjetit rrugor në disa bashki duket paradoksale, sidomos në një periudhë kur në infrastrukturë janë investuar miliarda euro nga Ministria e Infrastrukturës dhe Fondi Shqiptar i Zhvillimit. Kjo shpjegohet me faktin se në dekadën e fundit, një pjesë e madhe e investimeve nuk janë përdorur për të hapur kilometra të rinj, por për të rindërtuar, zgjeruar dhe modernizuar rrugët ekzistuese.

Një arsye tjetër lidhet edhe me rishikimin pas reformës territoriale dhe proceseve të inventarizimit të viteve të fundit. Në shumë raste, bashkitë kanë përditësuar regjistrat duke hequr segmente që nuk konsiderohen më rrugë funksionale, duke riklasifikuar rrugë rurale, të amortizuara ose me përdorim të kufizuar.

Ndryshimet në ndarjen e kompetencave mes pushtetit vendor dhe institucioneve qendrore kanë ndikuar gjithashtu në shifra. Reduktimi i raportuar në disa bashki është kryesisht rezultat i përditësimit të inventarit, riklasifikimit dhe ndryshimit të metodologjisë së matjes.

 

Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Ambasadori i OSBE reagon për protestat: Ka mungesë dialogu, qytetarëve duhet t’u dëgjohet zër

Erion Veliaj transferohet nga burgu i Durrësit, në Fier

Confindustria Albania kundër Paketës Fiskale

Katër taksa identike me Lituaninë, vetëm 8 orë për hartimin

Studentët e Mjekësisë marshojnë drejt Ministrisë së Arsimit në ditën e 16-të të protestës

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Çmimet globale e naftës ulen me 13%
Artikulli tjetër Burri i vë flakën vetes brenda autobusit, 6 viktima në Zvicër

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Ndërtimet kaotike në bregdetin shqiptar shqetësojnë BE-në
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 28 Tetor, 2026
OTP Bank Albania pëson rënie prej 45% të fitimit neto, në 9-mujorin e 2026-ës
Analize Finance Kryesore Sociale Zhvillim 28 Tetor, 2026
Qafa e Buallit–Martanesh, rruga 22 milionë euro që u shtrua dy herë
Analize Finance Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 28 Tetor, 2026
Përplasen dy trena me shpejtësi të lartë në Spanjë, të paktën 10 të vdekur
Aktuale Analize Bota Fokus Sociale 28 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.