KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Nga importohet nafta në Shqipëri?
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Nga importohet nafta në Shqipëri?
AktualeAnalizeEkonomiKryesoreOpinion

Nga importohet nafta në Shqipëri?

Përditësimi i fundit: 19 Mars, 2026 1:11 pm
239 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Në vitin 2025 në Shqipëri u importua rreth 740 mijë ton naftë, sipas të dhënave nga Doganat. Importet janë rritur vazhdimisht vitet e fundit në përgjigje të shtimit të konsumit, si rrjedhojë e turizmit dhe numrit të lartë të automjeteve që po qarkullojnë në vend.

Por, cilat janë kanalet kryesore të importit në Shqipëri të arit të zi, që së fundmi po kthehet në një mall luksi për shkak të shtrenjtimit të tij në Bursa nga konflikti në Lindjen e Mesme, që u transmetua dhe në vend, me çmim që ka arritur në 200 lekë për litër, nga 175 lekë në fund të shkurtit.

Rruga që ndjek nafta për të mbërritur në Shqipëri është e gjatë. Burimi kryesor nga u furnizuan importuesit në vitin 2025, sipas të dhënave nga Doganat është Arabia saudite, nga u morën 257 mijë ton naftë, ose 35% e totalit. Nga ky shtet importojnë kryesisht “Kastrati Energy Trade”, importuesi më i madh i naftës në vend dhe “Gega Oil”, i dyti më i madh.

Arabia Saudite është prodhuesi i dytë më i madh i naftës në botë, pas Shteteve të Bashkuara. Ajo prodhon zakonisht rreth 9–11 milionë fuçi në ditë, sipas OPEC, duke qenë një nga aktorët më ndikues në ofertën globale të naftës. Importuesit pohojnë se për të mbërritur në Shqipëri anijet kalojnë përmes kanalit të Suezit dhe një bllokim i tij do të kishte pasoja të mëdha, pasi anijet do të detyroheshin ti binin rrotull, që do të shtonte kohën e udhëtimit edhe me 20 ditë, që ka kosto shtesë.

GRAFIKU

Aktualisht, Kanali i Suezit mbetet i hapur dhe funksional, por trafiku është ndjeshëm i reduktuar, pasi shumë kompani transporti po shmangin kalimin për shkak të rrezikut në Detin e Kuq dhe po devijojnë anijet rreth Afrikës.

Shteti i dytë nga importohet nafta është India, nga e cila në 2025-n u importua 16% e totalit. Edhe nga India, peshën kryesore e kanë dy importuesit më të mëdhenj, Kastrati dhe Gega. India, ndonëse nuk është ndër prodhuesit dominues të naftës bruto, është kthyer në një nga “rafineritë” e botës. Ajo blen naftë nga tregje të ndryshme, e përpunon dhe e rikthen në treg si produkt i gatshëm, shpesh drejt Europës.

Nafta që vjen nga India është pjesë e një qarku të gjatë tregtar, që nis në Lindje, kalon nëpër rafineritë aziatike dhe më pas merr rrugën drejt Mesdheut. Edhe për këto flukse, kalimi në Kanalin e Suezit mbetet hallka vendimtare.

 

Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kriza që po prodhon shpopullimi i periferisë në Shqipëri

Banka e Shqipërisë noton në euro/ Rezerva valutore thyen rekord

Nafta po mbyt transportin publik/ Operatorët kërkojnë ndërhyrje urgjente

Hungaria krijon superagjencinë kundër oligarkëve

Lojërat Mesdhetare/ Shqipëria merr medaljen e parë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Deputeti socialist përlan tenderin e reagentëve me ofertën më të lartë
Artikulli tjetër Katërfishohen të ardhurat nga taksat lokale

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

32% e shqiptarëve s’kanë të sigurt as ushqimin
Analize Ekonomi Kryesore Sociale Zhvillim 24 Gusht, 2026
86 ditë protesta kundër Ramës, qytetarët me pankarta përballë SPAK-ut
Aktuale Analize Kryesore Sociale 24 Gusht, 2026
Ekzekutohen babë e bir në Dukagjin/ Autorët pritë në fshatin Xhan
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 24 Gusht, 2026
Irani vë 10 milion dollarë për kokën e djalit të presidentit amerikan
Analize Bota Fokus Kryesore Politike Sociale 24 Gusht, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.