KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Ministri izraelit bën thirrje për aneksimin e jugut të Libanit
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Ministri izraelit bën thirrje për aneksimin e jugut të Libanit
AktualeBotaFokusKoment

Ministri izraelit bën thirrje për aneksimin e jugut të Libanit

Përditësimi i fundit: 24 Mars, 2026 9:16 am
230 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Izraeli duhet të zgjerojë kufirin e tij me Libanin deri te lumi Litani, thellë në jug të vendit, tha të hënën ministri izraelit i financave, Bezalel Smotrich.

Izraeli i ka përshkallëzuar sulmet në Liban, pasi forcat e tij bombarduan ura dhe shkatërruan shtëpi në jug të vendit ditët e fundit.

Komentet e ministrit Smotrich janë më të drejtpërdrejtat deri tani nga një zyrtar i lartë izraelit për marrjen e tokës libaneze në një luftë për të cilën Izraeli thotë po e zhvillon vetëm kundër militantëve të Hezbollahut, të cilët mbështeten nga Irani.

Hezbollahu konsiderohet organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe fuqi tjera.

Libani u përfshi në luftën rajonale më 2 mars, kur Hezbollahu lëshoi raketa drejt Izraelit. Prej atëherë, Izraeli ka urdhëruar të gjithë banorët të largohen nga pjesët në jug të lumit Litani, duke qenë se po e bombardon këtë pjesë të vendit, sepse e cilëson si bastion të Hezbollahut.

Gjatë sulmeve izraelite në Bejrut të hënën vrau një komandant të Forcës elitare Quds të Gardës Revolucionare të Iranit, tha ushtria izraelite.

Autoritetet libaneze thonë se sulmet ajrore dhe tokësore izraelite kanë vrarë më shumë se 1.000 njerëz dhe kanë detyruar më shumë se një milion të largohen nga shtëpitë e tyre, pasi Izraeli ka urdhëruar banorët të largohen nga pjesë të shumta të vendit.

“Kufiri i ri izraelit duhet të jetë Litani”

Smotrich tha për një radio izraelite se fushata ushtarake në Liban “duhet të përfundojë me një të vërtetë krejtësisht ndryshe, si në lidhje me vendimin ndaj Hezbollahut, ashtu edhe me ndryshimin e kufijve të Izraelit”.

“E them këtu qartësisht… në çdo forum dhe në çdo diskutim: kufiri i ri izraelit duhet të jetë Litani”, tha Smotrich.

Smotrich, udhëheqës i një partie të vogël të ekstremit të djathtë në kabinetin e kryeministrit Benjamin Netanyahu, shpesh bën deklarata përtej politikës zyrtare izraelite.

Zyra e Netanyahut nuk iu përgjigj menjëherë kërkesës për koment mbi këto deklarata.

Ministri i Mbrojtjes, Israel Katz, kishte lënë të kuptohej më herët këtë muaj për plane për të marrë tokë libaneze, duke thënë se Libani mund të përballet me “humbje territori” nëse nuk e çarmatos Hezbollahun.

Deklaratat e Smotrich kanë bërë jehonë të madhe në Liban, i cili po përpiqet të dalë nga një cikël shumëdekadësh pushtimesh dhe okupimesh nga fqinji i tij.

Forcat izraelite kanë kryer sulme të përsëritura ndaj Libanit që nga viti 1978 dhe e mbajtën të pushtuar jugun nga viti 1982 deri në vitin 2000.

Një zyrtar libanez i tha agjencisë së lajmeve Reuters se Bejruti ende mbështetet te fuqitë e huaja për të ushtruar trysni të mjaftueshëm ndaj Izraelit për t’i dhënë fund luftës, përmes një oferte nga presidenti Joseph Aoun për të zhvilluar bisedime të drejtpërdrejta.

Ushtria izraelite thotë se trupat e saj në Liban po kryejnë manovra tokësore dhe bastisje ndaj militantëve të Hezbollahut dhe depove të armëve, për t’i mbrojtur banorët në veri të Izraelit nga Hezbollahu, i cili ka lëshuar qindra raketa përtej kufirit që nga 2 marsi.

Qeveria libaneze ka ndaluar aktivitetin ushtarak të Hezbollahut dhe ka deklaruar se dëshiron të angazhohet në bisedime të drejtpërdrejta me Izraelin.

 

Marrë nga Reuters

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Ambasadori i OSBE reagon për protestat: Ka mungesë dialogu, qytetarëve duhet t’u dëgjohet zër

Erion Veliaj transferohet nga burgu i Durrësit, në Fier

Confindustria Albania kundër Paketës Fiskale

Katër taksa identike me Lituaninë, vetëm 8 orë për hartimin

Studentët e Mjekësisë marshojnë drejt Ministrisë së Arsimit në ditën e 16-të të protestës

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Ministria e Mbrojtjes e Serbisë në shënjestër të hakerëve shtetërorë rusë
Artikulli tjetër Sa e pengon Melonin dështimi i reformës në drejtësi?

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Ndërtimet kaotike në bregdetin shqiptar shqetësojnë BE-në
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 28 Tetor, 2026
OTP Bank Albania pëson rënie prej 45% të fitimit neto, në 9-mujorin e 2026-ës
Analize Finance Kryesore Sociale Zhvillim 28 Tetor, 2026
Qafa e Buallit–Martanesh, rruga 22 milionë euro që u shtrua dy herë
Analize Finance Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 28 Tetor, 2026
Përplasen dy trena me shpejtësi të lartë në Spanjë, të paktën 10 të vdekur
Aktuale Analize Bota Fokus Sociale 28 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.