KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Ndërtuesit në rrethe kërkojnë uljen e taksës së infrastrukturës
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Ndërtuesit në rrethe kërkojnë uljen e taksës së infrastrukturës
AktualeAnalizeEkonomiKryesoreSociale

Ndërtuesit në rrethe kërkojnë uljen e taksës së infrastrukturës

Përditësimi i fundit: 24 Mars, 2026 10:08 am
201 Shikime
Share
6 Min. Leximi
SHARE

Ashtu si edhe në Tiranë, niveli 8% për taksën e ndikimit në infrastrukturë për ndërtimet e reja po zbatohet edhe për disa bashki të mëdha të vendit, si Durrës, Vlorë, Fier dhe Shkodër.

Por zbatimi i taksës së ndikimit në infrastrukturë 8% po ndikon te kostot për ndërtuesit në rrethe, për shkak të shtimit të detyrimit.  Ndërtuesit në qytetin e Fierit kanë propozuar pranë Këshillit Bashkiak uljen e taksës së ndikimit në infrastrukturë në 3%, e cila prej 2025 arritur në  8%, njësoj si në Tiranë. Bashkia e Fierit gjithashtu ka njoftuar se konsultimet për propozimin e ndërtuesve për rishikimin e taksës së ndikimit në infrastrukturë do të nisin më 2 Prill.

Arben Çuko, nënkryetari i këshillit bashkiak në Fier, njëkohësisht dhe ndërtues, pohoi se zbatimi i niveli të taksës 8% pritet të rëndojë sektorin dhe rrezikon të reflektohet në rritjen e çmimeve të apartamenteve, në rast të zhbllokimit të situatës për dhënie të lejeve të reja për qëllime banimi apo shërbimi. Sipas tij dhënia e lejeve të ndërtimit për qëllime banimi nga bashkia e Fierit është e bllokuar prej gati 12 vitesh.

Çuko shton gjithashtu se niveli 8% i vendosur për taksën, është e njëjtë me bashkinë e Tiranës, por ndërkohë tregu i çmimeve të shitjeve dhe dhënieve të lejeve nuk është i krahasueshëm.

“Në Fier çmimi maksimal për shitjen e apartamenteve arrin 900 euro për metër katror, ndërsa në Tiranë çmimet variojnë 2,000-2,500 deri 3,000 euro për metër katror. Po ashtu në qytetin e Fierit, sektori i ndërtimit ka pasur bllokim të lejeve për rreth 12 vite. Propozimi për uljen e taksës shihet si mënyrë për të gjallëruar investimet dhe sektorin në rast se do të ketë një zhbllokim të situatës me lejet e ndërtimit”, nënvizon ai.

Taksa e ndikimit në infrastrukturë përllogaritet si 8% e çmimit të shitjes për metër katror. Për shembull, për një çmim maksimal shitjeje 900 euro për metër katror në qytetin e Fierit , detyrimi për ndërtuesin arrin në rreth 72 euro për metër katror. Me nivelin 3% të propozuar prej ndërtuesve detyrimi për taksën do të jetë 27 euro për metër katror.

E llogaritur sipas çmimeve të referencës të propozuara për rrethet (për qytetin e Fierit çmimi i referencës maksimal është propozuar 62 mijë lekë për metër katror) për nivelin 8% është 4,960 lekë për metër katror dhe për nivelin 3% detyrimi llogaritet të jetë 1,860 lekë për metër katror.

Në rast të zhbllokimit të dhënies së lejeve të ndërtimit, ndërtuesi Arben Çuko paralajmëron se rritja e çmimeve do të jetë e pashmangshme, e ndikuar jo vetëm nga detyrimi i lartë për taksën e ndikimit në infrastrukturë, por edhe nga kostot në rritje të punës dhe çmimeve të materialeve.

“Për shembull, shtrimi i pllakave ka kaluar nga rreth 450 lekë/ për metër katror në 1,200 lekë për metër katror, ndërsa për suvatimin (suva), përveç materialeve, kërkohen rreth 600 lekë për metër katror vetëm për koston e punës. Ndërkohë, janë shtrenjtuar edhe çmimet për materialet elektrike dhe ato hidrosanitare.

Edhe kostoja e fuqisë punëtore është rritur ndjeshëm, ku një punëtor i thjeshtë nuk pranon të punojë për më pak se 5000 lekë në ditë.

Këta faktorë, të kombinuar me nivelin e lartë të taksës prej 8%, do të ushtrojnë presion të fortë për rritjen e çmimeve të shitjes së apartamenteve në rast të zhbllokimit të dhënies së lejeve të ndërtimit”.

Në qytetin e Durrësit, prej 1 janarit 2023, taksa për ndërtimet e reja me funksion banimi dhe shërbimi është 8%. Ndërsa në qytetin e Vlorës, nga 1 janari 2024, taksa varion nga 4% në 8% sipas zonave, me zgjerim të aplikimit të nivelit maksimal në më shumë zona urbane. Në bashkinë Shkodër gjithashtu aplikohet taksa e ndikimit në infrastrukturë nga 4 deri 8% sipas zonave.

Të dhënat për totalin e arkëtimeve në rang vendi, tregojnë se kjo taksë po gjeneron të ardhura në rritje për bashkitë, por peshën kryesore të totalit të arkëtimeve e mban Tiranë, bashkia e Kamzës, Durrësi  dhe zonat bregdetare.

Në vitin 2024 sipas të dhënave të Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë, u arkëtuan rreth 18.5 mld lekë, me një rritje prej 42% krahasuar me vitin 2023.

Mbi 53% e totalit u realizua në Tiranë, ndërsa Durrës zuri rreth 7.4%. Në bashkitë e tjera, pesha është më e ulët: Elbasan me rreth 3.9%, Vlorë rreth 3.3%, Shkodër 2.9%, Fier 2.6% dhe Korçë rreth 2.2%.

Vetëm Tirana arkëtoi rreth 14.3 mld lekë në 2024, e nxitur nga rritja e lejeve të ndërtimit dhe rritja e çmimeve të referencës që nisën të zbatoheshin nga muaji gusht 2023. Po ashtu sipas të dhënave të INSTAT, sipërfaqja e dhënë për ndërtim arriti nivel rekord prej mbi 1.9 milionë metër katror, rreth 36% më shumë se një vit më parë dhe niveli më i lartë i regjistruar ndonjëherë.

 

Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Ligji i faljes, shuhen 410 milion euro detyrime në Tatime

Vrasja e turistit në Ksamil, shkon në 12 numri i të arrestuarve

Shqipëria shpenzon për arsimin 2.9% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, shifra më e ulët në Europë

325 protesta, harta digjitale e “Revolucionit Flamingo”

Hekurudha Tiranë-Durrës nuk është më projekt transporti, por test durimi

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Rritja e çmimit të karburanteve dhe ndikimi në Shqipëri
Artikulli tjetër Teknologjia ul numrin e të punësuarve në zyra

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Qeveria jep leje për kullë 17 katëshe në Radhimë
Aktuale Analize Korrupsion Kryesore Sociale 18 Gusht, 2026
AKSHI dhe ADS fusin Shqipërinë dixhitale në kolaps
Aktuale HI-Tech Kryesore Opinion Sociale 18 Gusht, 2026
Mbi 70 milion lekë gjoba mjedisore nuk u arkëtuan
Analize Fokus Korrupsion Kryesore Sociale 18 Gusht, 2026
Biznese online me mijëra ndjekës në Instagram, por të paregjistruar
Analize Ekonomi Kryesore Sociale Zhvillim 18 Gusht, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.