KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Skandali me aksin Librazhd-Prrenjas/ Agim Kola që shkaktoi shembjen fiton tenderin e rrëshqitjeve!
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Skandali me aksin Librazhd-Prrenjas/ Agim Kola që shkaktoi shembjen fiton tenderin e rrëshqitjeve!
AnalizeKorrupsionKryesoreOpinionSocialeZhvillim

Skandali me aksin Librazhd-Prrenjas/ Agim Kola që shkaktoi shembjen fiton tenderin e rrëshqitjeve!

Përditësimi i fundit: 27 Mars, 2026 11:35 am
321 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Tenderi i hapur me urgjencë nga Autoriteti Rrugor Shqiptar për situatën e rrëshqitjeve në Librazhd është fituar nga e njëjta firmë që shkaktoi bllokimin për disa ditë të një krahine të tërë. Kompania A. N. K. me pronar Agim Kolën po ndërton rrugën e re, ndërkohë që punimet shkaktuan shembje. Dhe, për ironi të fatit, Agimi ka fituar sërish para’ nga e gjithë ajo situatë.

Dokumentet që ka hulumtuar Vox News tregojnë se, i gjithë procesi duket se ka qenë i paracaktuar, pasi drejtuesit e rinj të Autoritetit Rrugor Shqiptar, tashmë të drejtuar nga Ami Kozeli, kanë bërë negocime me firmën e Kolës që të hidhte disa makina me inerte në vendin e shembjes. Por, a nuk është nën hetim kjo kompani për këto shembje? A ka një procedim të hapur nga Prokuroria e Elbasanit për të gjithë situatën?

Një nga kompanitë që po hetohet apo duhet të hetohet është padyshim A. N. K, e cila ka fituar tenderin e madh, ndërkohë që nuk mbetet pas as firma projektuese apo edhe vetë drejtuesit e ARRSH-së. Të gjithë janë përgjegjës për situatën e krijuar, ku mijëra banorë mbetën të bllokuar për disa dite dhe për të udhëtuar në drejtim të Tiranës apo qyteteve të tjera, u duhej të bënin qindra kilometra më shumë. Por nëse deri në atë kohë s’ka pasur dëm ekonomik, po tenderi i riparimeve me emergjencë a nuk është një dëm në arkat e shtetit?

Sipas dokumenteve që disponon Vox News, drejtori i ARRSH-së Ami Kozeli ka publikuar ditët e fundit shpalljen e fituesit të kësaj procedure. Bëhet fjalë për një kontratë klasike me objekt “procedurë me negocim, pa shpallje paraprake të njoftimit të kontratës- punë publike”. Pra, vetë Ami apo vartësit e tij kanë negociuar me firmën fituese dhe jo të kenë hapur edhe tenderin.

Mësohet se përshkrimi i kontratës ka qenë “emergjencë masa parandaluese mbi rrëshqitjen në zonën e quajtur “Ligata e Bicit”, Dragostunjë”, me një fond limit prej 93,702,755 lekë, pa TVSH. Kohëzgjatja e kontratës për zbatimin e saj është 2 muaj e 14 ditë. Kriteret e përzgjedhjes së fituesit ka qenë “oferta ekonomikisht më e favorshme bazuar në çmim”.

“Me anë të këtij Njoftimi ju informojmë se, në këtë procedurë kanë marrë pjesë A. N. K. me vlerë 88,472,300 lekë pa TVSH dhe ‘2 T’ me vlerë 93,300,000”, thuhet në dokumente. Pra, dy kompani të cilat kohët e fundit janë venë në qendër të diskutimeve për rrëshqitje, A. N. K. -ja për aksin Librazhd – Prrenjas dhe kompania 2 T për rrëshqitjet në aksin Qukës – Qafë Plloçë.

Dyshimet janë se, oferta e firmës 2 T ka qenë për kundrapeshë, pasi edhe vlera që kanë ofruar ka qenë shumë afër fondit limit. Ndoshta sa për të thënë se “në tender morën pjesë 2 firma”. Që në momentin e parë të hapjes së këtij tenderi dihej se kush ishte fituesi, pasi mjafton për të parë se çfarë makinerish u përdorën për të mbushur rrugën për të kuptuar se kush do të ishte fituesi.

Disa javë më parë, Vox News publikoi një investigim për shkaktarët e shembjes së rrugës në Dragostunjë. Në fund të vitit 2023, pasi më parë ishte bërë projektimi me raportet përkatëse, Autoriteti Rrugor Shqiptar, i cili në atë kohë drejtohej nga Evis Berberi, aktualisht i arrestuar për abuzime të tjera, si në ARRSH apo në KESH, shpalli firmën fituese që do të ndërtonte lotin e katër të atij segmenti.

Fitues u shpall kompania “A. N. K.”, e cila fitoi tenderin me vlerë 2.5 miliardë lekë, ose me këmbimin e sotëm valutor, mbi 25 milionë euro. Kohëzgjatja e punimeve është 24 muaj, teksa lidhja e kontratës u bë në vitin 2024. Aktualisht, pronari me letra i firmës ANK, e cila fitoi gjithashtu të gjitha tenderët e ndërtimit të segmentit Korçë – Ersekë, është Agim Kola, vëllai i ish-deputetit të PS-së Ndue Kola. Por, njësoj siç ndodhi edhe në atë segment, ku pati shembje në Qafën e Qarrit, Kolën e kanë ndjekur shembjet edhe në këtë aks.

 

Marrë nga VoxNews.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Po kërkonte rrugë të re për kokainën, dështon plani i mafies shqiptare në Spanjë

Valë demonstratash në të gjithë Evropën, kundër kostos së jetesës

Diplomati italian: Plan për koloni izraelite në Itali, Shqipëri dhe Qipro

Mrekullia fiskale e Gonxhes: Taksa nuk dihet sa do të jetë, por shqiptarët do të dalin me fitim

ARRSH-ja hap 180 milionë euro tendera, në një ditë të vetme

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Violinisti i njohur po luante në Tiranë, ikin dritat në Teatrin e Operas dhe Baletit
Artikulli tjetër Siguria e lartë në shkolla, tjetër premtim bosh i Ramës

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Rafineria e Fierit fitoi 5.7 milionë euro në një vit, por kurseu filtrat duke helmuar qytetin
Analize Finance Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 20 Nëntor, 2026
RAI: Mbi 60 mijë italianë çdo vit në Shqipëri për “turizëm dentar”
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 20 Nëntor, 2026
Udhëkryqi i Reformës së re të Pensioneve
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale 20 Nëntor, 2026
Prokuroria e Vlorës konfiskon 16 milionë euro pasuri të familjarëve të Artur Shehut
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 20 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.