KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Mungesa e infrastrukturës mban peng lundrimet turistike në Adriatik
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Mungesa e infrastrukturës mban peng lundrimet turistike në Adriatik
AnalizeFokusKryesoreOpinionSociale

Mungesa e infrastrukturës mban peng lundrimet turistike në Adriatik

Përditësimi i fundit: 7 Prill, 2026 10:36 am
181 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Në brigjet e detit Jon, nga Vlora në Sarandë e deri në Kepin e Stillos, lundrimet turistike janë kthyer në një pjesë të pandashme të sezonit veror.

Çdo mëngjes dhjetëra anije dhe gomone nisen nga portet, pontilet dhe plazhet për të çuar turistët drejt Karaburunit, Sazanit, shpellave detare apo gjireve të fshehta përgjatë rivierës.

Por kjo kartolinë e turizmit shqiptar ndryshon nëse zhvendosesh në Adriatik. Ndryshe nga jugu, në Durrës dhe përgjatë brigjeve të Adriatikut nuk ka arritur të zhvillohet ende një industri e qëndrueshme e lundrimeve turistike, ndërsa përpjekjet e pakta për të organizuar ture detare kanë dështuar shpejt.

“Lëvizja e mjeteve lundruese në Adriatik është më e vështirë se ajo në brigjet e Jonit për shkak të mungesës së thellësisë,” thotë piloti portual Zef Mazi, ndërsa shton se për të ngritur në Adriatik një ofertë turistike lundrimi të ngjashme me Vlorën dhe Sarandën duhen anije të specializuara.

“Sigurisht, duhen respektuar kontrollet e regjistrit detar mbi mjetet lundruese, si dhe ato të policisë kufitare,” shtoi ai.

Sipas operatorëve turistikë dhe ekspertëve të lundrimit, problemi kryesor mbetet mungesa e urave dhe pontileve të ankorimit të anijeve.

Përpjekjet për të ofruar lundrime turistike në qytetin e Durrësit shkojnë pas në vitin 1999, kur një linjë e rregullt u vendos për disa javë me qytetin e Ulqinit në Mal të Zi. Por turistët që e përjetuan këtë linjë shumë vite më parë kujtojnë se ajo nuk ishte e suksesshme dhe, si rrjedhojë, jetëshkurtër.

“Moti i keq, deti i trazuar dhe një defekt në anije e ndërprenë lundrimin tonë, duke e detyruar personelin e mjetit të na transferojë në një tjetër barkë përballë Ulqinit,” tregon Diana, një prej pasagjerëve, e cila kujton gjithashtu se agjencia i ndërpreu udhëtimet detare shumë shpejt.

Vasil Bedinaj, një sipërmarrës i njohur nga Vlora, u përpoq t’i rikthente lundrimet në gjirin e Durrësit në vitin 2019, duke ofruar ture nga Mali i Robit drejt plazheve në veri të qytetit

“Problemi i parë ishte nisja e turistëve me anije nga hotelet e Golemit, ku ata ishin akomoduar,” tha Vasili, i cili shpjegoi se cektina prej rëre përballë hotelit nuk mundësonte një nisje normale.

“Lundrimi vështirësohej nga kushtet detare, por mbi të gjitha mbërritja i shtohej telasheve,” shtoi Bedinaj, i cili 2-3 javë pas përurimit të linjës detare turistike Durrës – Kepi i Rodonit u tërhoq nga ky biznes i ndërtuar me pasion.

Edhe bashkëpunimi në këtë sektor mes porteve të Durrësit dhe të Rijekës në Kroaci nuk dha rezultat.

Specialistët mendojnë se instalimi i urave prej druri në gjirin e Durrësit mund të lehtësojë lëvizjen e turistëve me anije. Po ashtu ky investim do t’i shërbente edhe peshkimit sportiv apo turizmit nënujor

“Durrësi duhet të jetë inovativ për turizmin nënujor,” tha për BIRN Artur Meçollari, kapiten i rangut të parë dhe një nga ish-drejtuesit e Flotës Detare.

Panorama e brigjeve në veri të qytetit të Durrësit është mjaft e larmishme dhe njohja e brigjeve nga deti përbën një tërheqje me interes për turistët. Megjithëse brigjet ranore në përgjithësi janë të cekëta, nuk mungojnë edhe thellësitë ku mund të aplikohen zhytjet.

“Në Kepin e Palit, që vendasit e quajnë Bishti i Pallës, u identifikua vite më parë një gropë nënujore prej më shumë se 14 metrash, në të cilën ishte llogaritur mbytja e anijes ushtarake M-111, e cila kishte dalë nga shërbimi prej kohësh,” tha Meçollari.

Sipas tij kjo do të mundësonte zhytjet turistike për t’u njohur me mjetin e madh lundrues, një lloj zhytje kjo mjaft e kërkuara nga të huajt.

“Vonesat çuan në mbytjen e anijes në portin e Shëngjinit, para se ajo të mbërrinte në Durrës,” kujtoi Meçollari.

Kapiteni i parë tha se një element tjetër detar që mungon në Durrës është peshkimi sportiv.

“Urat e drurit në shëtitoren bregdetare apo në plazhin e Golemit janë një zgjidhje e mirë, që sjell edhe përvojën nga vendet e Evropës dhe të SHBA,” thotë Artur Meçollari.

Megjithë dështimin e pak viteve më parë, Bedinaj mbetet optimist dhe thekson se lundrimi turistik në Adriatik nuk është një kapitull i mbyllur.

“Unë besoj se ndonjë agjenci tjetër nga Vlora mund të provojë edhe një herë lundrimet turistike në brigjet e Adriatikut, duke u rikthyer në tentativën tonë të viteve më parë,” përfundoi ai.

 

Marrë nga Reporter.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Ligji i faljes, shuhen 410 milion euro detyrime në Tatime

Vrasja e turistit në Ksamil, shkon në 12 numri i të arrestuarve

Shqipëria shpenzon për arsimin 2.9% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, shifra më e ulët në Europë

325 protesta, harta digjitale e “Revolucionit Flamingo”

Hekurudha Tiranë-Durrës nuk është më projekt transporti, por test durimi

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Banka e Shqipërisë bleu 1 miliardë euro gjatë vitit 2025
Artikulli tjetër Pakti politik për ‘financimin e partive’ pritet me rezerva nga shoqëria civile

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Qeveria jep leje për kullë 17 katëshe në Radhimë
Aktuale Analize Korrupsion Kryesore Sociale 18 Gusht, 2026
AKSHI dhe ADS fusin Shqipërinë dixhitale në kolaps
Aktuale HI-Tech Kryesore Opinion Sociale 18 Gusht, 2026
Mbi 70 milion lekë gjoba mjedisore nuk u arkëtuan
Analize Fokus Korrupsion Kryesore Sociale 18 Gusht, 2026
Biznese online me mijëra ndjekës në Instagram, por të paregjistruar
Analize Ekonomi Kryesore Sociale Zhvillim 18 Gusht, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.