KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Plani vendor që rrafshon lagjet e vjetra të Tiranës
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Plani vendor që rrafshon lagjet e vjetra të Tiranës
AnalizeEkonomiKryesoreOpinionSocialeZhvillim

Plani vendor që rrafshon lagjet e vjetra të Tiranës

Përditësimi i fundit: 17 Prill, 2026 10:29 am
286 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Një tjetër kullë po merr jetë në një nga lagjet më të vjetra të Tiranës, në rrugën “Qemal Stafa”, ngjitur me Shkollën e “Kuqe”. Agjencia e Zhvillimit të Territorit ka zbardhur lejen e radhës, ku në vend të banesave private, ato më karakteristiket në kryeqytet, do të “mbijë” një pallat plot 23 kate i lartë, që do t’u bëjë hije banesave përdhese të zonës.

Duket se, krahas qendrës së Tiranës, kullat po zhvendosen edhe në zonat më historike, duke dashur të zhdukin njëherë e mirë historinë e kryeqytetit, banesat apo gjithçka tjetër. Sipas dokumenteve që ka hulumtuar Vox News, planet vendore i kanë hapur rrugë këtyre kullave, ku rëndom firmat i bëjnë planet privatisht për t’ia servirur zyrtarëve burokratë të Bashkisë së Tiranës.

Normalisht, ndërtimi sjell zhvillim, por të rrafshosh historinë apo gjithçka tjetër, duket se më shumë është zhdukje e identitetit. Vende për kulla ka plot, në Bulevardin e Ri, në fushat e Yzberishtit, afër Unazës së Madhe. Por jo në qendër, në ato vende që njihen si lagjet e vjetra të Tiranës.

A ka kulla apo pallate shumëkatëshe në zonat historike të Budapestit Vjenës, Berlinit, Romës, Madridit, Stambollit, Parisit etj?! Normalisht që jo, pasi ato ndërtohen në periferi dhe zona ekonomike, që sjellin zhvillim. Të dyja ecin paralelisht, por këta shtetarët tanë e kanë më të kollajtë t’i vënë shkelmin gjithçkaje.

Sipas dokumenteve , ditët e fundit Agjencia e Zhvillimit të Territorit ka zbardhur një tjetër leje për kullë, në një nga zonat më të vjetra të Tiranës, në Njësinë Administrative Nr.8. Dikur, banorët e asaj zone njiheshin si “tiransit e vjetër”, ndërkohë tashmë nuk do të mundin të njohin komshinjtë ngjitur dhe jo lagjen, që sa vjen dhe tjetërsohet.

Në vend të ndërtimeve karakteristike, vilave 2 katëshe apo ndërtimeve me tulla apo edhe me qerpiç, po ngrihen pallate të stërmëdha, dikur me leje të Bashkisë së Tiranës dhe tashmë me leje nga KKTU. Në dokumente shkruhet se “zona ndodhet përgjatë rrugës ‘Qemal Stafa’. Prona ndodhet në një largësi 1 km në linjë ajrore dhe afërsisht 10 minuta me mjete automobilistike, nga qendra e Tiranës” thuhet në dokumente.

Leja përcaktohen se bëhet fjalë për njësi banimi dhe shërbimi 21 dhe 23 kate, me zhvillues kompaninë “Primo Invest”, me pronar Ersi Ngjelën dhe Besnik Palucën. “Kulla kufizohet me pjesën veriore me objekte ekzistuese përdhese, në jug me rrugën kryesore ‘Qemal Stafa’, dhe në lindje perëndim me objekte banimi, kryesisht kate përdhe dhe një objekt ekzistues 5K. Funksionet që duhen implementuar në këtë zonë sipas studimit janë godinat të reja të propozuara me funksion banimi. Në këto godina mund të implementohen ambiente tregtare në katet e para”, thuhet në këtë dokument.

Pra, ka pasur plane studimi vendore që i hapën rrugën kullave. “Në shkallë më të gjerë kjo e kthen zonën në një pol shumë të rëndësishëm për qytetin e jo vetëm nga pozicionimi por edhe nga formulimi dhe miksimi i funksioneve publike me ato private”, vijon dokumenti.

Në dokument shkruhet se në këtë projekt propozohet të ndërtohen rreth 9556.81 m² mbi toke, nga të cilat 279.22 m2 janë shërbime. “Planifikohet të ndërtohet 1 objekt 23 kate me funksion banim dhe shërbim. Gjithashtu është parashikuar që të ndërtohen 3 kate nëntokë me një total prej 3220.59m²” thuhet në dokumente.

Sipas saj, me një vendndodhje shumë pranë qendrës së qytetit, apartamentet luksoze janë në prani të hapësirave të gjelbërta të cilat ofrojnë një atmosferë qetësie. “Përdorimi kryesor do të jetë ai i banimit edhe pse këto hapësira do të përfshijnë edhe ambiente të ndryshme shërbimesh në formën e qendrës komerciale”, vijon dokumenti.

Sipas saj, në pronën që zhvillohet, pjesa me e madhe shkon për sistemimin e infrastrukturës, sheshe, trotuare dhe gjelbërim. “Hapësira përreth objektit do të sistemohet me trotuare, stola edhe pemë. Infrastruktura rrugore ekzistuese është e pamjaftueshme për qarkullimin e mirë të makinave dhe këmbësorëve kështu nga Bashkia Tiranë janë parashikuar ndërhyrjet në zonë si krijimi i një rruge ndërlidhëse midis aksit kryesore rrugës ‘Qemal Stafa’ dhe rrugës ‘Dervish Hekal’i”, vijon dokumenti.

 

Marrë nga VoxNews.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Ambasadori i OSBE reagon për protestat: Ka mungesë dialogu, qytetarëve duhet t’u dëgjohet zër

Erion Veliaj transferohet nga burgu i Durrësit, në Fier

Confindustria Albania kundër Paketës Fiskale

Katër taksa identike me Lituaninë, vetëm 8 orë për hartimin

Studentët e Mjekësisë marshojnë drejt Ministrisë së Arsimit në ditën e 16-të të protestës

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Paratë e kokainës që ndërtuan një perandori betoni në Shqipëri
Artikulli tjetër Mungesa e ligjit shmang përgjegjësitë për pallatin e djegur në Tiranë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Ndërtimet kaotike në bregdetin shqiptar shqetësojnë BE-në
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 28 Tetor, 2026
OTP Bank Albania pëson rënie prej 45% të fitimit neto, në 9-mujorin e 2026-ës
Analize Finance Kryesore Sociale Zhvillim 28 Tetor, 2026
Qafa e Buallit–Martanesh, rruga 22 milionë euro që u shtrua dy herë
Analize Finance Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 28 Tetor, 2026
Përplasen dy trena me shpejtësi të lartë në Spanjë, të paktën 10 të vdekur
Aktuale Analize Bota Fokus Sociale 28 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.