KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Kosova arreston një maqedonas, konfiskohen makineri për prodhim të parave false
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Ekonomi > Finance > Kosova arreston një maqedonas, konfiskohen makineri për prodhim të parave false
FinanceRajoniSociale

Kosova arreston një maqedonas, konfiskohen makineri për prodhim të parave false

Përditësimi i fundit: 6 Gusht, 2024 12:48 am
209 Shikime
Share
2 Min. Leximi
SHARE

Autoritetet e Kosovës kanë thënë se kanë arrestuar më 4 gusht një shtetas të Maqedonisë së Veriut, të dyshuar për prodhimin dhe shpërndarjen e parave të falsifikuara 2-euroshe. Të dyshuarit i është caktuar masë ndalimi prej 48 orëve.

Në anën tjetër, në Maqedoninë e Veriut është thënë se janë kryer kontrolle në tri lokacione dhe janë sekuestruar makineri për prodhim të parave të falsifikuara me prerje metalike 2 euro, shabllone parash dhe materiale të tjera për prodhimin e monedhave të falsifikuara, duke përfshirë gjithë lëndën e parë të prodhimit të tyre.

Përmes një komunikate të përbashkët të autoriteteve kosovare edhe atyre maqedonase është thënë se operacioni është mbështetur prej Agjencisë Evropiane të Policisë (EUROPOL) dhe Agjencisë së Bashkimit Evropian për Bashkëpunim në Drejtësinë Penale (Eurojust).

Sipas komunikatës së përbashkët, në periudhën 2023-24 janë ndërmarrë disa veprime për parandalim të parave të falsifikuara.

Qarkullimi i atyre parave është konsideruar të ketë çrregulluar tregun e parave dhe që ka dëmtuar interesim publik, kanë vlerësuar autoritetet e Kosovës.

Vitin e kaluar, Policia e Kosovës pati iniciuar qindra raste për veprën penale “falsifikim i parasë” ndërsa vlerësohej që në treg qarkullonin qindra mijëra euro false. Paratë false në vlerë të 2 dhe 50 eurove kanë qarkulluar më së shumti. Në disa raste, tregtarët e kanë ndaluar kryerjen e pagesave me këto valuta, nga frika e mashtrimit.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Tragjedia hekurudhore në Spanjë, shkon në 64 numri i viktimave

Ambasadori i OSBE reagon për protestat: Ka mungesë dialogu, qytetarëve duhet t’u dëgjohet zër

Confindustria Albania kundër Paketës Fiskale

Katër taksa identike me Lituaninë, vetëm 8 orë për hartimin

Studentët e Mjekësisë marshojnë drejt Ministrisë së Arsimit në ditën e 16-të të protestës

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Gjykata amerikane: Monopoli i kërkimit në internet i Google është i paligjshëm
Artikulli tjetër KRIIK rrëzon zgjedhjet në Himarë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Netanyahu fitoi vendin e parë në zgjedhje, por humbi shumicën
Aktuale Analize Bota Politike 28 Tetor, 2026
Erion Veliaj transferohet nga burgu i Durrësit, në Fier
Aktuale Analize Fokus Kryesore Politike 28 Tetor, 2026
Ndërtimet kaotike në bregdetin shqiptar shqetësojnë BE-në
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 28 Tetor, 2026
OTP Bank Albania pëson rënie prej 45% të fitimit neto, në 9-mujorin e 2026-ës
Analize Finance Kryesore Sociale Zhvillim 28 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.