KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Kosovë/ Vrasja e Liridona Ademajt: Murseli e Plava dënohen me burgim të përjetshëm, Kokalla me 30 vjet
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Kosovë/ Vrasja e Liridona Ademajt: Murseli e Plava dënohen me burgim të përjetshëm, Kokalla me 30 vjet
AktualeAnalizeFokusKryesoreRajoniSociale

Kosovë/ Vrasja e Liridona Ademajt: Murseli e Plava dënohen me burgim të përjetshëm, Kokalla me 30 vjet

Përditësimi i fundit: 22 Prill, 2026 7:37 am
38 Shikime
Share
8 Min. Leximi
SHARE

Gjykata Themelore në Prishtinë i ka dënuar të martën me burgim të përjetshëm Naim Murselin dhe Granit Plavën, ndërsa Kushtrim Kokallën me 30 vjet burgim, për vrasjen e Liridona Ademajt më 29 nëntor të vitit 2023.

Naim Murseli, bashkëshorti i Liridonës, dhe Granit Plava u shpallën fajtorë për vrasje të rëndë.

Plava u shpall fajtor edhe për armëmbajtje pa leje, ndërsa Kushtrim Kokalla u shpall fajtor për ndihmë në kryerjen e vrasjes së rëndë.

Kokalla u lirua nga akuza për moslajmërim të veprave penale apo kryerësve të tyre, pasi prokurorja kishte hequr dorë nga akuza.

Të pandehurit nuk ishin të pranishëm në sallë kur u shpall aktgjykimi, ndërsa familjarë të së ndjerës po.

Avokati i familjes së Liridona Ademajt ka paralajmëruar se do ushtrojë ankesë lidhur me lartësinë e dënimit ndaj Kokallës, ndonëse atë e cilësoi “kuazi-dënim me burgim të përjetshëm”, pavarësisht se diçka e tillë nuk parashihet në Kodin Penal.

Vëllai i Liridonës, Leonard Ademaj, u ka thënë mediave se vendimi duhet të jetë mësim për të gjitha ata që mundohen, apo krijojnë mundësi, që të kryhet një krim i tillë.

“Vendimi sot nuk shkon vetëm për ne, shkon për Liridonën, për fëmijët e saj, që s’do ta shohin më nënën e tyre”.

Shpallja e aktgjykimit për të akuzuarit erdhi pas përfundimit të shqyrtimit gjyqësor dhe fjalëve përfundimtare të palëve, ku Prokuroria kishte kërkuar burgim të përjetshëm për ta, duke argumentuar se vrasja e 30-vjeçares ishte kryer në mënyrë të planifikuar.

Duke kundërshtuar akuzat e Prokurorisë, avokatët e të akuzuarve kishin thënë se nuk kishte prova të drejtpërdrejta se Murseli, Plava dhe Kokalla kishin kryer veprat penale.

Çfarë thanë para gjyqit Naim Murseli dhe të tjerët?

Në të dy deklarimet për akuzat që e ngarkojnë, Murseli ka mohuar fajësinë për vrasjen e Ademajt, duke thënë se nuk ka paguar, porositur apo ndihmuar në vrasjen e bashkëshortes së tij.

Ai pretendon se natën kritike familja ishte përballur me një grabitje, dhe se ai nuk ka qenë në veturë në momentin e vrasjes, duke e quajtur çdo akuzë ndaj tij si të pavërtetë.

Ndërsa Plava nuk ka pranuar të deklarohet rreth fajësisë, por gjatë dëshmisë së tij ai ka thënë se veprimet i kishte bërë sipas marrëveshjes me Murselin, që ky vetëm ta merrte përgjegjësinë për rastin.

Ai pretendon se në momentin kritik vetëm dëgjoi krismën, dhe më pas iu tha të largohej nga vendi i ngjarjes, bashkë me armën që ishte kryer vrasja, duke pohuar se më pas kishte ikur me shpejtësi.

Kurse Kokalla, që fillimisht s’kishte pranuar të deklarohej, më vonë gjatë shqyrtimit ishte deklaruar i pafajshëm për rastin.

Gjatë dëshmisë së tij, ai ka mohuar përfshirjen në krim, duke theksuar se për ngjarjen kishte mësuar fillimisht nga mediat.

Si dyshohet se ndodhi vrasja?

Mbrëmjen e 29 nëntorit të 2023-ës, Liridona Ademaj u vra në një rrugë në fshatin Bërnicë të Prishtinës, teksa ishte në veturë bashkë me bashkëshortin Naim Murselin dhe dy fëmijët e tyre.

Aktakuza e ngarkon Murselin se kishte planifikuar vrasjen e saj, me qëllim që të përfitonte nga sigurimi i saj jetësor në Suedi, në vlerë prej rreth 260 mijë eurosh.

Kokalla akuzohet se e kishte njoftuar Murselin me Plavën, i cili akuzohet se ishte dorasi.

Plava akuzohet se kishte vrarë Ademajn me armë zjarri, duke e qëlluar në kokë, sipas ekspertit mjekoligjor, në një largësi prej 2 deri në 5 centimetra.

Sipas Prokurorisë, ai kishte kryer vrasjen në këmbim të 30 mijë eurove nga Murseli.

Mirëpo, gjatë gjyqit, Kokalla ka deklaruar se marrëveshja me Murselin, për ta marrë përgjegjësinë e vrasjes, ishte për 250 mijë euro, por që të mos përmendeshin shuma të mëdha ishin dakorduar që në Polici të përmendeshin vetëm 30 mijë euro.

Ndërkaq, prokurorja e rastit, Javorka Përlinçeviq, ka deklaruar gjatë shqyrtimit gjyqësor se Murseli e kishte mbajtur për krahu bashkëshorten e tij, që të mos i shpëtonte plumbit.

“…Naimi, në mënyrë dinake, me dorën e tij të djathtë, e ka mbajtur Liridonën për krahun e dorës së saj të majtë, me qëllim që ajo të mos i shmangej plumbit, pas çka, Naimi, me fëmijët, ka dalë nga vetura, dhe është larguar nga vendi i ngjarjes”, ka thënë prokurorja në nisje të procesit gjyqësor, më 31 janar 2025.

Pistoletën, me të cilën ishte kryer vrasja, Murseli akuzohet se e kishte blerë nga Tom Dodaj për 280 euro, në ditën e ngjarjes tragjike.

Ky i fundit ka pranuar fajësinë në fillim të procesit gjyqësor, ndërsa në shkurt të 2025-tës u dënua me pesë vjet burgim dhe pesë mijë euro gjobë për veprën penale “Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse”.

Mirëpo, pas rreth një viti, Gjykata e Apelit ia uli dënimi Dodajt në tre vjet burgim dhe 3 mijë euro gjobë, duke përmendur si faktorë pranimin e fajësisë, kërkimfaljen ndaj familjes së viktimës, dhe faktin që “nuk kishte qenë në dijeni se për çfarë do të përdorej arma që kishte shitur”.

Reagimet për krimin

Vrasja e Ademajt nxiti reagim publik, sidomos kur u ngritën dyshimet se ishte porositur nga bashkëshorti i saj, i cili mori pjesë në ceremoninë e varrimit të saj.

Familja, më pas, kërkoi zhvarrosjen e trupit të saj, për ta rivarrosur në varrezat e familjes Ademaj.

Pak ditë pas vrasjes, në Prishtinë u mbajt marsh protestues, teksa protestë në numër më të vogël të njerëzve u zhvillua edhe në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë.

Rreth 60 gra janë vrarë në Kosovë që nga viti 2010 – në të shumtën e rasteve, autorë të vrasjeve kanë qenë bashkëshortët, pastaj baballarët dhe djemtë.

Më 12 prill 2024, Erona Cokli, 21-vjeçare, u vra nga bashkëshorti i saj në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj.

Katër ditë më vonë, më 16 prill, po nga bashkëshorti u vra edhe 43-vjeçarja Gjyljeta Ukella, në Pejë.

Më 21 janar 2026 një grua tjetër u vra – dorasi i krimit në Dragash dyshohet të jetë i biri i saj.
Marrë nga Radio Evropa e Lirë

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kurti paralajmëron zgjedhje të “njëpasnjëshme” nëse s’arrihet marrëveshja për president

Telashe për ONE, aksionet e 4iG në pikiatë

Inteligjenca Artificiale ‘godet’ zyrat, punonjësit e kualifikuar janë më të ekspozuar

Buxheti fiton nga kriza, rritja e çmimeve dhe mbifurnizimet shtojnë të ardhurat

Ekipet e Formula 1 nën hetim për taksa të papaguara, në Itali

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Kriza në Hormuz fuqizon Korridorin e Mesëm
Artikulli tjetër Mali i Zi/ Policia në kërkim të një të dyshuari për vrasjen e trefishtë në Podgoricë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Helm për minjtë në ushqimin “HiPP” për foshnje
Aktuale Analize Fokus Opinion Sociale 22 Prill, 2026
BE përgatitet për krizë energjetike
Aktuale Analize Bota Ekonomi Sociale 22 Prill, 2026
Vrasja e 30-vjeçarit në Memaliaj/ Dyshohet për atentat të mirëorganizuar
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 22 Prill, 2026
Bordi i Transparencës rrit sërish çmimin e karburanteve
Aktuale Finance Kryesore Sociale 22 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.