KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Ambasadori britanik: Grupi më i madh i të dënuarëve në Mbretërinë e Bashkuar janë shqiptarët
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Ambasadori britanik: Grupi më i madh i të dënuarëve në Mbretërinë e Bashkuar janë shqiptarët
AnalizeFokusKomentKryesorePolitikeSociale

Ambasadori britanik: Grupi më i madh i të dënuarëve në Mbretërinë e Bashkuar janë shqiptarët

Përditësimi i fundit: 27 Prill, 2026 8:36 am
24 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Ambasadori britanik në Tiranë, Nicholas Abbott deklaroi në një intervistë se krimi shqiptar ka arritur të krijojnë terren në Britani.

Reagimi i tij vjen pasi, ambasadori i Shqipërisë në Mbretërinë e Bashkuar, Uran Ferizi, kritikoi qëndrimet e zyrtarëve britanikë ndaj emigrantëve shqiptarë. Përmes një letre drejtuar gazetës “The Guardian”, Ferizi theksoi se përmendja e shqiptarëve si komunitet me probleme me ligjin krijon stereotipe dhe i vendos ata në shënjestër.

Diplomati britanik theksoi se shumica e shqiptarëve në Mbretërinë e Bashkuar jetojnë normalisht, punojnë dhe kontribuojnë në ekonomi, megjithatë, ai pranoi se shtetasit shqiptarë janë grupi më i madh i të huajve të dënuar në burgjet e Mbretërisë së Bashkuar.

Pjesë nga intervista:

“Nicholas Abbott: Do të isha shumë dakord me ambasadorin Farizi, se duhet të jemi shumë të kujdesshëm me statistikat, me shifrat që përdorin njerëzit dhe me realitetin që qëndron pas tyre. Mendoj se ai ka plotësisht të drejtë ta ngrejë këtë çështje. Prandaj ai dhe unë kemi një bisedë të gjatë mbi pyetjen se kë do të konsideronit shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar. Ai do të përfshinte edhe ata që kanë emigruar nga Italia apo Greqia, por që kanë identitet etnik shqiptar. Si qeveri, ne nuk veprojmë kështu. Ne i konsiderojmë shtetas shqiptarë ata që kanë pasaportë shqiptare dhe hyjnë në Mbretërinë e Bashkuar me të. Pra, nuk është kaq e thjeshtë. Shumica e shqiptarëve që jetojnë në Mbretërinë e Bashkuar bëjnë jetë normale, jetë krejt normale, si njerëzit këtu. Ata kanë punë. Kontribuojnë në ekonomi. Kanë fëmijë që shkojnë në shkollë. Mund të kenë familjarë që jetojnë në Britani dhe marrin trajtim mjekësor. Por ka edhe një realitet që qeveria nuk mund ta shpërfillë. Shtetasit shqiptarë janë grupi më i madh i të huajve të dënuar në burgjet e Mbretërisë së Bashkuar. Ky është realitet. Nuk synon aspak të demonizojë askënd. Dhe mendoj se mesazhi im, qoftë kur flas me ambasadorin Farizi, qoftë kur flas me pjesëtarë të diasporës në Mbretërinë e Bashkuar, apo me ata që vijnë këtu, është i njëjtë. Kohët e fundit pata një vizitë nga një grup biznesmenësh të suksesshëm që jetojnë në Londër. Nuk po flas për njerëz që drejtojnë kompani të mëdha. Janë kompani familjare. Por ata kanë qenë atje për gati 30 vjet. Kanë pasur sukses. Janë vendosur atje me familjet e tyre. Ata më pyesnin: çfarë mund të bëjmë tani për vendin tonë? Si mund të na ndihmoni këtu në Shqipëri? Dhe unë qesh pak, sepse më duket sikur tani kam një lloj elektorati shqiptar që përfaqësoj.

Pra ambasador ju nuk bini dakord me kryeministrin Edi Rama, kur thote qe krimi nuk ka kombesi?

Nicholas Abbott: Po. Mendoj se është më e ndërlikuar se kaq. Duhet parë mënyra se si krimi ekziston brenda shoqërive të ndryshme, dhe si funksionon ai. Ajo që ka ndodhur është se grupet kriminale shqiptare kanë arritur të krijojnë terren dhe të marrin kontrollin e disa fushave të krimit në Mbretërinë e Bashkuar. Me sa kuptoj, në Gjermani, Francë apo Holandë, janë grupe të tjera. Kaq është. Pra, askush nuk po thotë se pas kriminalitetit në Evropën Perëndimore qëndron një mendje shqiptare që drejton gjithçka. Por ekziston një realitet: grupet kriminale shqiptare janë të përfshira fort në trafikun e kokainës, në kanabis, në Mbretërinë e Bashkuar, por edhe në Evropën Perëndimore dhe më gjerë. Këto janë çështje që duhen përballur drejtpërdrejt. Sepse, për ta bërë këtë, duhet bashkëpunim për t’i ndalur. Dhe mendoj se kjo nuk është diçka që zgjidhet njëherë e përgjithmonë. Nuk do të vijë një ditë kur kjo të marrë fund. Ajo që përpiqesh të bësh është të menaxhosh rreziqet për shoqërinë tënde, në mënyrë që ato të mos kenë ndikim shkatërrues mbi vetë shoqërinë. Kjo vlen edhe këtu, në Shqipëri. Askush nuk do të donte ta shihte këtë këtu.”, u shpreh ambasadori.

 

Marrë nga Dosja.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Italia do kalojë Greqinë si vendi me më shumë borxhe në Eurozonë

Fundoset Marina e Durrësit? Pallatet e Alabari zhyten 74 cm

Banka Botërore: Rritja ekonomike e rrezikuar nga pasiguritë dhe ndikimet e jashtme

Policia, alarm për një skemë të sofistikuar mashtrimi online

Më mirë qen, se sa pensionist, në Vlorë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm LDK propozon Vjosa Osmanin për Presidente
Artikulli tjetër Makina e gazetarit shpërthen nga flakët në Bulqizë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Ligji i ri për energjinë, qytetarët dhe bizneset mund të blejnë dhe të shesin
Analize Ekonomi Kryesore Sociale 27 Prill, 2026
Brunilda Mersini harxhon paratë e vlonjatëve për kronika televizive, të blera për veten dhe këshillin
Analize Korrupsion Kryesore Opinion Sociale 27 Prill, 2026
Prokurori Bledar Maksuti merr nën hetim Daniel Shimën
Aktuale Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale 27 Prill, 2026
Rusia kontrabandon në Izrael miliona ton grurë, të vjedhur nga Ukraina
Analize Bota Finance Opinion Sociale Zhvillim 27 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.