KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Policia, alarm për një skemë të sofistikuar mashtrimi online
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Policia, alarm për një skemë të sofistikuar mashtrimi online
AktualeAnalizeFokusHI-TechKryesoreSociale

Policia, alarm për një skemë të sofistikuar mashtrimi online

Përditësimi i fundit: 27 Prill, 2026 10:38 am
226 Shikime
Share
2 Min. Leximi
SHARE

Policia e Shtetit ka ngritur alarmin për një skemë mashtrimi online, ku autorë ende të paidentifikuar kanë krijuar faqe interneti të rreme, të ngjashme me faqen zyrtare të institucionit, me qëllim përfitimin e paligjshëm financiar nga qytetarët.

Sipas njoftimit zyrtar, këto faqe shpërndahen përmes mesazheve SMS dhe adresave të maskuara emaili, duke u paraqitur si komunikime zyrtare për pagesën e gjobave të qarkullimit rrugor, kryesisht për tejkalim shpejtësie. Policia sqaron se këto mesazhe nuk janë dërguar nga institucionet shtetërore dhe përbëjnë një përpjekje të organizuar për mashtrim.

“Autorët kanë përdorur teknika të sofistikuara për të mashtruar qytetarët dhe për t’i orientuar drejt faqeve të rreme, ku u kërkohet vendosja e të dhënave bankare. Qëllimi është vjedhja e këtyre të dhënave dhe përvetësimi i fondeve nga llogaritë e tyre”, thekson Policia e Shtetit.

Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve për kujdes maksimal, duke kërkuar që të mos klikojnë në linke të dyshimta të ardhura përmes SMS apo platformave të tjera dhe të mos vendosin asnjëherë të dhënat bankare në faqe të pa verifikuara. Gjithashtu, çdo gjobë duhet të verifikohet vetëm përmes kanaleve zyrtare, si portali e-Albania.

Policia këshillon që në rast se qytetarët kanë vendosur të dhënat e tyre bankare në faqe të dyshimta, të kontaktojnë menjëherë bankën për bllokimin e kartës ose llogarisë dhe të denoncojnë rastin pranë autoriteteve.

Ndërkohë, strukturat ligjzbatuese bëjnë të ditur se janë duke punuar për identifikimin dhe ndjekjen penale të autorëve të kësaj skeme mashtrimi.

 

Marrë nga Skyweb.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Netanyahu fitoi vendin e parë në zgjedhje, por humbi shumicën

Tragjedia hekurudhore në Spanjë, shkon në 64 numri i viktimave

Ambasadori i OSBE reagon për protestat: Ka mungesë dialogu, qytetarëve duhet t’u dëgjohet zër

Erion Veliaj transferohet nga burgu i Durrësit, në Fier

Confindustria Albania kundër Paketës Fiskale

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Më mirë qen, se sa pensionist, në Vlorë
Artikulli tjetër Banka Botërore: Rritja ekonomike e rrezikuar nga pasiguritë dhe ndikimet e jashtme

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Katër taksa identike me Lituaninë, vetëm 8 orë për hartimin
Analize Finance Fokus Kryesore Opinion Politike Zhvillim 28 Tetor, 2026
Studentët e Mjekësisë marshojnë drejt Ministrisë së Arsimit në ditën e 16-të të protestës
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 28 Tetor, 2026
Ndërtimet kaotike në bregdetin shqiptar shqetësojnë BE-në
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 28 Tetor, 2026
OTP Bank Albania pëson rënie prej 45% të fitimit neto, në 9-mujorin e 2026-ës
Analize Finance Kryesore Sociale Zhvillim 28 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.