Ministri i Mbrojtjes së Maqedonisë së Veriut, Vlado Misajlovski, ka zhvilluar mëngjesin e sotëm një ceremoni përkujtimore përpara memorialit të Batalionit të Forcave Speciale në nderim të katër pjesëtarëve të ushtrisë së vrarë në Vejcë në vitin 2001.
Mirëpo, është shqetësues fakti që pllaka përpara së cilës u krye nderimi etiketon si “terroristë” shqiptarët e përfshirë në këtë konflikt, të shënuar 25 vite më parë, varësisht se ka pasur viktima nga të dyja palët.
Dhe madje, më 2 maj të 2001-shit, në orët e para të mëngjesit të 1 majit, të rinjtë maqedonas organizuan një sulm në pazarin e qytetit jugor maqedonas të Manastirit, duke vandalizuar dhe duke i vënë flakën mbi 40 dyqaneve dhe bizneseve në pronësi të shqiptarëve.
Masakra e parë në Manastir ndodhi vetëm disa orë pas funeralit të katër policëve vendas që ishin vrarë në një përleshje të shtunën me kryengritësit etnikë shqiptarë. Megjithatë, kjo ndodhi një ditë pas dy deklaratave zyrtare që mund të kenë kontribuar pa dashje në atmosferën në rritje anti-shqiptare.
Kjo gjuhë e përdorur në memorial, konsiderohet shqetësuese pasi palët ranë dakord në Marrëveshjen e Ohrit që e ardhmja të mos ndërtohej mbi urrejtjen por mbi paqen.
Teksti i memorialit i përkthyer në shqip: Njerëz nga populli, të zakonshëm por me zemër të madhe heronj. Trima, të drejtë dhe të ndershëm, mbrojtës të Maqedonisë.
Ranë në luftë kundër terroristëve shqiptarë më 28.04.2001 në rajonin e fshatit Vejcë
Më poshtë janë emrat dhe gradat e ushtarëve të rënë:
rreshter Petkovski T. Robert
ushtar Janovski B. Mile
ushtar Trajkovski A. Boban
ushtar Kosteski I. Igor
Mirënjohje e përjetshme. Luanët maqedonas, atëherë, tani dhe gjithmonë krenarë”
Postimi i Ministrit maqedonas përkthyer në shqip:
“Sot, me respekt të thellë, kujtojmë heronjtë që dhanë më të çmuarën për Maqedoninë. Në kazermat e Ilindenit, para memorialit të Batallionit të Forcave të Posaçme, vendosëm një kurorë me lule tdhe nderuam Robert Petkovskin, Boban Trajkovskin, Mile Janevskin dhe Igor Kosteskin. 25 vjet më parë, katër anëtarët e ushtrisë, së bashku me katër anëtarë të tjerë të Ministrisë së Brendshme, humbën tragjikisht jetën duke mbrojtur atdhenë e tyre afër qytetit të Vejçes. Sakrifica e tyre mbetet një pjesë e kujtesës sonë përgjithmonë.Guximi dhe sakrifica që ata treguan na obligojnë të kujtojmë, respektojmë dhe ruajmë atdhenë. Përjetësisht kujtim dhe lavdim”.
Marrë nga Radio Evropa e Lirë