Java e 34-ërt e Kategorisë Superiore në Futboll ishte maja e trukimit, pa u fshehur, pa bërë sikur po luhej. Portat u hapën, ndërsa futbollistët, ndonjë syresh edhe ish-lojtar i kombëtares lanë në fushë dinjitetin e shitur fanelën dhe mbollën zhgënjimin e tifozerisë.
Trukimi ishte po aq superior sa vetë “emri i madh” që mban kjo kategori e skaduar që në ngjizje. Ndërsa farsa i frikshme ishte live, duket se SPAK, e pati ditë pushimi, në një kohë që krimi kryhej në pesë qytete të vendit. Wshtë nga ato raste qe nuk kerkon hetim të thellë, as materiale ptoaktive.
Mashtrim i hapur, çka u reflektua në koefiçientët e kompanive të basteve që kuotonin me koifiçient të ulët skuadrat që përpëliten me renien nga kategoria, ndërsa ata që janë në majë, Elbasani, Vllaznia, Egnatia, Dinamo dhe Partizani me koeficentë nga 4.5-7.5 për fitoren.
Sigurisht të gjitha humbën. Përjashtim bëri ndeshja Teuta-Tirana që la disi blof situatën pasi dukej pak më e luftuara pasi të dyja rrezikojnë fundin, ose më saktë në dy ndeshjet e fundit do vendosë ai i madhi, Duka i shtatë kush bie, kush qëndron në majë e kush do zgjasë duart në trofe.
Presidentë të klubeve, futbollistë, arbitra dhe mbi të gjithë i madhi i të mëdhenjve Presidenti i FSHF-së, Armand Duka. Qindra, apo miliona euro përfitohen në llotaritë sportive, kryesisht në Azi nga një copë kampionat futbolli këtu, që për nga cilësia e mbi të gjitha vërtetësia është si një fushë e zezë ku bëjnë sikur ndeshen skuadra që për fat të keq përfaqësojnë qytete që futbollin e kanë si fe të dytë. SPAK apo Duka i shtatë…
Vendosni koeficentët. Sigurisht mjeshtrat e skedinave as e luajnë fare, sepse SPAK ka fare po fare pak shanse të fitojë para kryeskuadrës FSHF.
Marrë nga Boldnews.al