KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: KLSH zbulon mbi 5.7 miliardë lekë dëm buxhetit nga keqmenaxhimi i Doganave
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > KLSH zbulon mbi 5.7 miliardë lekë dëm buxhetit nga keqmenaxhimi i Doganave
AnalizeFinanceFokusKryesoreSociale

KLSH zbulon mbi 5.7 miliardë lekë dëm buxhetit nga keqmenaxhimi i Doganave

Përditësimi i fundit: 4 Maj, 2026 9:53 am
212 Shikime
Share
2 Min. Leximi
SHARE

Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) ka gjetur një sërë problematikash në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, duke theksuar mangësi në mbledhjen e të ardhurave, kontrollin e mallrave dhe zbatimin e procedurave.

Sipas auditimit për vitin 2024, të ardhurat doganore kanë rezultuar më të ulëta se plani, kryesisht për shkak të mosrealizimit nga TVSH-ja në import, akcizat, renta minerare dhe taksat doganore.

Sipas të dhënave të raportit, shqetësimi kryesor lidhet me mënyrën e kontrollit dhe verifikimit të mallrave. Në disa raste, dokumentacioni i importit dhe eksportit nuk ka qenë i plotë, duke munguar certifikatat e origjinës ose informacioni i detajuar për mallrat, si kodi tarifor dhe karakteristikat teknike. Kjo ka sjellë vështirësi në përllogaritjen e saktë të taksave.

Auditimi evidenton gjithashtu raste të deklarimeve të pasakta për mallrat, përfshirë produkte si qumështi, lëndët djegëse dhe materiale të tjera, ku pagesat nuk përputheshin me klasifikimin real. Në disa raste mungonin edhe analizat laboratorike për të verifikuar përbërjen dhe cilësinë e mallrave.

Probleme janë gjetur edhe në përjashtimet nga TVSH-ja. Sipas KLSH-së, janë dhënë autorizime pa dokumentacion të plotë, pa verifikime në terren dhe pa prova të qarta për investimet që justifikojnë këto përjashtime.

Nga këto mangësi, auditimi ka identifikuar të ardhura të munguara në buxhetin e shtetit dhe efekte negative në administrimin e fondeve publike në vlerën totale prej 5.72 miliardë lekë. Po ashtu, janë evidentuar edhe 1.88 milionë lekë  të ardhura të munguara nga gabime në llogaritjen e detyrimeve dhe gjobave.

Edhe në luftën kundër kontrabandës janë konstatuar dobësi. Kontrollet nuk janë shoqëruar gjithmonë me masa ndëshkuese të plota, ndërsa disa shkelje janë trajtuar si neglizhencë, duke ulur efektin e tyre.

Në degët doganore, situata paraqitet e ngjashme. Në Durrës janë konstatuar shkelje me efekt financiar negativ prej 1.79 miliardë lekë, ndërsa në Rinas rreth 46.7 milionë lekë. Problemet lidhen me klasifikimin e gabuar të mallrave, llogaritjen e pasaktë të taksave dhe mungesën e kontrollit të plotë, përfundon raporti.

 

Marrë nga Ekofin.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Greqia me paketë të re ekonomike

Djali i Joe Biden-it kërkon të pasojë Donald Trump-it

Pasditen e së martës deputetët rikthehen në Kuvend

Shqipëria drejt Bashkimit Europian, Mitsotakis ngre shqetësimin për pronat dhe minoritetin grek

Ndërtimet dhe kaosi “largojnë” turistët nga bregdeti

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Humb jetën në aksident në Shqipëri, një nga biznesmenët më të fuqishëm të Kinës
Artikulli tjetër Trukimet, Duka i shtatë, sa e ka koefiçentin për në SPAK?

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Partia Demokratike Europiane: Pse nuk shqetësohet Rama për mbylljen e llogarive në rrjetet sociale?
Fokus HI-Tech Koment Kryesore Politike Zhvillim 6 Shtator, 2026
Mbyllet faqja në Instagram e Euronews Albania
Analize Fokus HI-Tech Kryesore Sociale Zhvillim 6 Shtator, 2026
Toni Blair, 100 mijë € nga kontratat me Edi Ramën
Analize Finance Fokus Kryesore Politike Sociale 6 Shtator, 2026
Sherri i armatosur në Radhimë/ Bie pista e gjobëvënies, gjykata liron Luan Muçën
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 6 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.