KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Humb jetën në aksident në Shqipëri, një nga biznesmenët më të fuqishëm të Kinës
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Humb jetën në aksident në Shqipëri, një nga biznesmenët më të fuqishëm të Kinës
AnalizeFokusKryesoreSocialeZhvillim

Humb jetën në aksident në Shqipëri, një nga biznesmenët më të fuqishëm të Kinës

Përditësimi i fundit: 4 Maj, 2026 9:48 am
28 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Një aksident i rëndë rrugor i ndodhur pak ditë më parë në aksin Librazhd-Përrenjas ka përfunduar në mënyrë tragjike, duke i marrë jetën shtetasit kinez Li Jianhong dhe duke lënë të plagosur gjashtë persona të tjerë.

Ngjarja ka tërhequr vëmendje të gjerë edhe në mediat kineze, të cilat kanë zbuluar profilin e personit që ndërroi jetë, duke theksuar se ai ishte një ndër sipërmarrësit më të njohur dhe me ndikim në rajonin e Xinjiangut. Sipas raportimeve, Li Jianhong ndodhej në Shqipëri për një vizitë pune dhe në momentin e aksidentit po udhëtonte së bashku me disa bashkëkombës të tij, në kuadër të aktiviteteve që lidhen me investime dhe bashkëpunime biznesi në vendin tonë.

Li Jianhong, 60 vjeç, i lindur në dhjetor 1965, ishte president i “Xinjiang Grand Scape Group” dhe njëkohësisht themelues i resortit të njohur të skive “Silkroad Mountain Resort” në Urumqi, një nga projektet më të rëndësishme të turizmit dimëror në Kinë. Ai e nisi karrierën në sektorin e telekomunikacionit, por në vitin 1993 vendosi të largohej nga një institut në Guangzhou për t’u rikthyer në Xinjiang, ku ndërtoi nga e para aktivitetin e tij privat.

Kompania që ai drejtonte u shndërrua me kalimin e viteve në një grup të madh me aktivitet të shtrirë në fusha të ndryshme, përfshirë telekomunikacionin, turizmin dhe menaxhimin e investimeve. “Xinjiang Grand Scape Group” arriti të menaxhojë asete me vlerë rreth 1.4 miliardë juanë dhe të punësojë mijëra persona, duke u renditur ndër kompanitë më të rëndësishme private në rajon.

Në vitin 2002, grupi ishte ndër themeluesit e “Xinjiang International Grand Bazaar”, një nga simbolet më të njohura të qytetit të Urumqit, projekt nga i cili kompania u tërhoq në vitin 2017. Ndërkohë, përmes investimeve në turizëm, Li Jianhong la gjurmë të veçanta me zhvillimin e resortit “Silkroad Mountain Resort”, një destinacion i rëndësishëm për sportet dimërore në Kinë.

Përtej suksesit në biznes, ai njihej edhe për pasionin e tij për sportet ekstreme dhe aventurat në natyrë. Li Jianhong kishte përfunduar sfidën e njohur “Explorer’s Grand Slam”, duke ngjitur shtatë majat më të larta të kontinenteve dhe duke arritur në të dy polet e Tokës.

Në vitin 2018, në moshën 53-vjeçare, ai arriti të ngjitej në majën e Everestit, si dhe përfundoi ngjitjen në malin Lhotse, duke u renditur mes alpinistëve me arritje të rralla në nivel ndërkombëtar.

Një njoftim i publikuar më 30 prill nga “Silkroad Mountain Resort” konfirmoi lajmin për ndarjen nga jeta të Li Jianhong, duke theksuar se ai humbi jetën në një aksident automobilistik gjatë një vizite pune jashtë vendit.

Në vitet e tij të para si sipërmarrës, ai themeloi kompaninë “Xinjiang Hongjing” me një kapital fillestar prej vetëm 30 mijë juanësh, duke e kthyer më pas në një nga ndërmarrjet më të suksesshme në rajon. Aktualisht, grupi që ai krijoi renditet ndër 30 kompanitë private më të mëdha në Xinjiang, me një vlerë tregu prej rreth 1.4 miliardë juanësh.

Kontributi i tij nuk u kufizua vetëm në ekonomi. Në vitin 2021, Li Jianhong u nderua me titullin “Punonjësi Model Kombëtar në Sistemin Sportiv”, një vlerësim për angazhimin dhe arritjet e tij në fushën e sportit.

 

Marrë nga Newsbomb.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kriza e pafundme politike në Kosovë rrezikon të dëmtojë imazhin

Gjykatës së Durrësit “i zhduken” 8 kinezet e prostitucionit

Çmimet celulare shtrenjtohen përsëri

Trukimet, Duka i shtatë, sa e ka koefiçentin për në SPAK?

KLSH zbulon mbi 5.7 miliardë lekë dëm buxhetit nga keqmenaxhimi i Doganave

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Apeli i Posaçëm refuzon të nxjerrë nga qelia ish-Presidentin Meta
Artikulli tjetër KLSH zbulon mbi 5.7 miliardë lekë dëm buxhetit nga keqmenaxhimi i Doganave

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Apeli i Posaçëm refuzon të nxjerrë nga qelia ish-Presidentin Meta
Aktuale Analize Fokus Kryesore Politike 4 Maj, 2026
Si Vuçiç vuri nën kontroll pjesën më të madhe të medias në Serbi?
Analize Opinion Politike Rajoni Sociale 4 Maj, 2026
Formula 1/ Antonelli shkruan historinë: fitorja e tretë radhazi
Aktuale Analize Sociale Sporti 4 Maj, 2026
Paraziti qe financohet nga ekonomia kriminale të vret
Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 4 Maj, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.