Në Gjykatën Kushtetuese zhvillohet sot seanca për shqyrtimin e ankimit të depozituar nga deputetët e opozitës lidhur me vendimmarrjen për ngritjen e dy komisioneve hetimore parlamentare. Ankimi i paraqitur nga përfaqësues të Partia Demokratike lidhet me komisionin hetimor për çështjen McGonigal, si dhe me komisionin për zgjedhjet e 11 majit.
Po ashtu, deputetet kanë kërkuar edhe ngritjen e një komisioni të dytë hetimor, me objekt kontrollin e ligjshmërisë së veprimtarisë së organeve të pushtetit qendror dhe vendor, si dhe verifikimin e përdorimit të burimeve të administratës shtetërore për qëllime elektorale në zgjedhjet e 11 majit 2025.
Demokratët do të përfaqësohen nga Kryetari i Grupit Parlamentar te PD, Gazment Bardhi dhe Këshilltari i Grupit te PD-s, Marash Logu, të cilë do të mbrojnë padinë për refuzimin e dy Komisioneve Hetimore Parlamentare.
Marrë nga Lapsi.al