KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Irani shqyrton propozimin amerikan për marrëveshje
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Irani shqyrton propozimin amerikan për marrëveshje
AktualeAnalizeBotaPolitike

Irani shqyrton propozimin amerikan për marrëveshje

Përditësimi i fundit: 7 Maj, 2026 7:59 am
35 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Irani ka thënë të enjten se po e shqyrton propozimin më të fundit të Shteteve të Bashkuara, për të cilin burimet thonë se do t’i jepte fund luftimeve, por do të linte të hapura disa çështje kyç.

Ndërkohë, presidenti amerikan, Donald Trump, ka theksuar se është “shumë e mundshme” të arrihet marrëveshje, por paralajmëroi gjithashtu se luftimet do të rifillojnë, nëse Teherani do ta hedhë poshtë marrëveshjen.

Agjencia shtetërore iraniane e lajmeve, ISNA citoi një zëdhënës të Ministrisë së Jashtme të ketë thënë se Teherani e kishte marrë propozimin amerikan dhe tani po i shqyrton hollësitë, megjithëse ai la të kuptohej se kishte dispozita të papranueshme për udhëheqësit e republikës islamike.

Propozimi amerikan për t’i dhënë fund luftës është ende “nën shqyrtim”, citohet të ketë thënë Esmaeil Baqaei. Ai shtoi se Teherani do t’ia përcjellë përgjigjen ndërmjetësit, Pakistanit, pasi të “marrë një qëndrim përfundimtar”.

Megjithatë, Trump tha se bisedimet e ndërmjetësuara nga Pakistani po shkojnë mirë.

“Ata duan të arrijnë marrëveshje. Kemi pasur bisedime shumë të mira gjatë 24 orëve të fundit dhe është shumë e mundshme që ta arrijmë një marrëveshje”, u tha Trump gazetarëve në Zyrën Ovale të mërkurën vonë.

Më vonë, në një video mesazh drejtuar një tubimi të Partisë Republikane në Xhorxhia, Trump deklaroi se lufta “do të përfundojë shpejt”.

Me këto deklarata ai shprehu një ton më optimist pas një postimi në rrjetet sociale më herët gjatë ditës, në të cilin Trump kërcënoi me rifillimin e fushatës amerikane të bombardimeve kundër Iranit dhe e quajti “supozim të madh” mundësinë që Teherani të pranojë propozimin amerikan.

SHBA-ja dhe Irani vazhdojnë të ketë mospajtime të mëdha për një sërë çështjesh, përfshirë aftësinë e Iranit për të pasuruar uranium dhe kontrollin e tij mbi Ngushticën e Hormuzit, rrugën jetike ujore përmes së cilës kalonte rreth 20 për qind e furnizimit botëror me naftë dhe gaz para luftës, e cila shpërtheu më 28 shkurt.
Memorandumi njëfaqësh

Reuters citoi një burim pakistanez dhe një person tjetër të informuar për çështjen, të cilët thanë se palët janë afër marrëveshjes për një memorandum njëfaqësh që do t’i jepte zyrtarisht fund konfliktit.

Sipas burimeve të Reuters, më pas do të zhvilloheshin bisedime për zhbllokimin e transportit detar përmes ngushticës, heqjen e sanksioneve të mëdha amerikane ndaj Teheranit dhe vendosjen e kufizimeve për programin bërthamor të Iranit.

Teherani ka këmbëngulur gjithmonë se programi i tij bërthamor është vetëm për qëllime civile, ndërsa SHBA-ja, Izraeli dhe vende të tjera perëndimore e kanë akuzuar se po bën përpjekje për ta zhvilluar ndonjë bombë bërthamore.

Agjencia gjysmëzyrtare iraniane e lajmeve, Tasnim shkroi duke cituar një burim anonim se propozimi amerikan përmbante disa dispozita të papranueshme, megjithëse nuk tregoi se cilat ishin ato.

Ligjvënësi iranian Ebrahim Rezaei, i cili shërben gjithashtu si zëdhënës i Komisionit Parlamentar iranian për politikë të jashtme dhe siguri kombëtare, tha se një version i mëparshëm i propozimit amerikan ishte “më shumë listë dëshirash amerikane sesa realitet”.

“Amerikanët nuk do ta fitojnë në një luftë që po e humbasin atë që nuk e kanë fituar në bisedimet ballë për ballë”, shkroi ai në rrjetet sociale.

Reuters citoi një burim të ketë thënë se ekipi negociator amerikan po udhëhiqet nga i dërguari i Trumpit, Steve Witkoff, dhe dhëndri i tij, Jared Kushner.

Nëse memorandumi i tanishëm njëfaqësh pranohet nga të dyja palët, atëherë do të nisin bisedime të hollësishme njëmujore për të arritur një marrëveshje të plotë, tha burimi.

Një marrëveshje e plotë do t’u jepte fund bllokadave amerikane dhe iraniane në ngushticë, do të hiqte sanksionet amerikane dhe do t’i zhbllokonte fondet e ngrira iraniane. Ajo gjithashtu do të përfshinte disa kufizime për programin bërthamor iranian, me synimin për një pauzë ose moratorium mbi pasurimin e uraniumit, shtoi burimi.

Ndërkohë, Presidenca franceze tha se po dërgonte aeroplanmbajtësen Charles de Gaulle në pjesën jugore të Detit të Kuq për t’u pozicionuar paraprakisht për një mision të mundshëm për rikthimin e lundrimit në Ngushticën e Hormuzit.

Misioni i saj dërgon “sinjal se ne jo vetëm që jemi të gatshëm ta sigurojmë Ngushticën e Hormuzit, por jemi edhe në gjendje ta bëjmë këtë”, tha Presidenca franceze.

 

Marrë nga Radio Evropa e Lirë

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Hapet projekti i radhës për tjetërsimin e pronës te ish-fusha e Aviacionit

Qeveria e Kosovës bllokon produktet e Nikolin Jakës në doganë

Një aksident merr mesatarisht 155 mijë lekë dëmshpërblim

PSG, skuadra e parë franceze që shkon tri herë në finale të Championsit

Nisma PS-PD për financimin e partive pritet me kritika nga shoqëria civile

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Hije mbi Teheranin
Artikulli tjetër Me cilat shtete Serbia shkëmben të dhëna sekrete?

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

44.5% e familjeve me fëmijë në Shqipëri në rrezik varfërie
Aktuale Analize Finance Kryesore Sociale 7 Maj, 2026
Artan Xhori paraqiti letra false, në tenderin 9 milion € të TVSH-së
Aktuale Analize Korrupsion Kryesore Sociale 7 Maj, 2026
Si i ‘dhuroi’ Balluku, 120 milion € kompanisë Bankers?
Analize Fokus Korrupsion Kryesore Opinion Zhvillim 7 Maj, 2026
Resorti luksoz i Kushner në Zvërnec nis punën mes kontestimeve
Aktuale Ekonomi Koment Kryesore Opinion Sociale 7 Maj, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.