KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Si Vilma Nushi financoi kullën e babait të Ervin Matës?
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Si Vilma Nushi financoi kullën e babait të Ervin Matës?
AnalizeFokusKryesoreOpinionZhvillim

Si Vilma Nushi financoi kullën e babait të Ervin Matës?

Përditësimi i fundit: 14 Maj, 2026 11:31 am
30 Shikime
Share
36 Min. Leximi
SHARE

Emisioni “Plug” në investigimin e radhës ka shigjetuar biznesmenen Vilma Nushin duke ngritur dyshime mbi përdorimin e parave të Check Up për ndërtimin e kullave në kryeqytet.

Sipas Plug pas kësaj kulle qëndron emri i Ervin Matës, i arrestuar së fundi në Brazil me kërkesë të SPAK, për trafikun e drogës.

Sipas të dhënave të publikuara nga emisioni Plug, Vilma Nushi, kanalizoi në xhepat e saj dhjetëra milionë euro nga Check Up, ndërsa po sipas emisionit, kompania e Vilma Nushit, Marketing & Distriubtion, që ka në pronësi koncensionin e Checkup nëpërmjet kompanisë 3P Life Logistic, rezulton gjithashtu se ka financuar edhe kompaninë Victoria Constrution, e cila po ndërton kullën Ekspozita Building.

Emisioni PLUG

Do t`ju tregojmë në vijim, faktet sesi Vilma Nushi, kanalizoi në xhepat e saj dhjetëra milionë euro, herë si fitim neto dhe herë duke blerë produkte te kompania tjetër e saj, që në fakt ka si objekt shitjen e cigareve.

Por sonte do të t`ju tregojmë sesi paratë që ka marrë kompania koncensionare, në pronësi të Marketing & Distribution të Vilma Nushit dhe TRIMED, në pronësi të kunatit të Vilma Nushit. Deri në vitin 2024 janë paguar më shumë se 74 milionë euro nga buxheti I shtetit për kompaninë koncensionare, e cila disa dhjetëra milionë euro I ka shpërndarë ose si fitim ose si pagesa autofaturimi për Vilmën dhe kunatin apo kompanitë e lidhura me ta.

Shoqëria 3P Life Logistic u themelua me kapital themeltar prej 300 mijë eurosh, ndonëse sipas kontratës kompania që në vitin e parë do të duhet të injektonte mbi 3 milionë euro kapital.  në vitin 2016, pasi kishte nisur koncensioni kapitali shkon në vlerën e 75 milionë lekëve. Burim financimi ishte fitimi i shoqërisë nga viti i parë i koncesionit.

Në vitin e parë të koncesionit kompania deklaron 450 mijë euro fitim neto, i cili shkon për rritjen e kapitalit.

Teksa Vilma Nushi ka marrë fitime të majme nga paratë e shqiptarëve, ndonëse deklaronte se do të fitonte vetëm 200 mijë euro në vit, KLSH ka gjetur gjithashtu se asaj I është lënë dorë e lirë. Për këtë bën përgjegjës drejtuesit e FDSKSH, të cilët ndër vite nuk kanë kryer asnjë kontroll për zbatimin e kontratës koncensionare.

KLSH

Nga auditimi konstatohet se FSDKSH për kontratën e koncesionit të Check up nuk ka realizuar asnjë kontroll. FSDKSH edhe pse është autoriteti përgjegjës për kryerjen e likuidimeve të kontratës koncesionare, nuk disponon asnjë informacion lidhur me realizimin e detyrimeve kontraktuale nga ana e koncesionarit, të tilla si detyrimet për blerjen dhe instalimin e pajisjeve hardëare; sistemin e Serverit te Aplikimeve; Sistemin e Menaxhimit te Bazës se te Dhënave; Softëare për Ndërtimin e Indikatorëve te Monitorim Vlerësimit te 286 Rezultateve te Kontrollit Mjekësor Baze; Sistemin e Auditimit; Sistemin e thirrjes call center.

Pas regjistrimit në QKB, kompania 3P Life Logistic, blen dy automjete tip Ford, të cilat regjistrohen si adresë dytësore me seli në Kashar.

Më 3 dhe 5 shkurt blen edhe 5 automjete të tjera, ndërsa një muaj më pas, mars 2015, kompania regjistron edhe 16 automjete të tjera. Deri në muajin korrik 2017, shoqëria blend he 25 automjete të tjera, duke e çuar numrin e tyre në total prej 48 automjetesh.

Më 3 mars 2017 kompania dorëzon bilancin e vitit 2015. Nga të dhënat mësohet se kompania regjistron si active vlerën totale prej 4.4 milionë euro. Nga këto, aktive afatgjatë janë në vlerën e 1.6 milion eurove, ndërsa aktivet e koncensionit në vlerën e 2.8 milionë eurove.

Në bilanc, kompani deklaron se ka llogari të pagueshme rreth 3.8 milionë euro, ndërsa deklaron si detyrim edhe një grant prej 32 milion lekësh që ka marrë nga shoqëria Pegasus.

Kjo shoqëri, kujtojmë se ishte një nga pjesëmarrësit në garën për koncensionin e Check Up, duke përforcuar edhe më shumë dyshimin se koncesioni ishte një tender me fitues të paracaktuar. Për vitin 2015 kompania deklaron të ardhura në totale prej 5.5 milionë euro.

Nga këto, shpenzimet për kontratën e koncesionit kanë qenë në vlerën e 2.4 milionë eurove, shpenzime personeli rreth 540 mijë euro dhe shpenzime operative ta specifikuara në vlerën e 2 milionë eurove.

Fitimi neto për 2015 është në vlerën e 450 mijë eurove, i cili me një vendim të asamblesë shkon për rritjen e kapitalit të shoqërisë.

Siç theksuam më sipër, sipas bilancit kompania ka deklaruar blerje aktive afatgjata materiale, në vlerën e rreth 1.4 milionë eurove, apo thënë ndryshe këto janë investime për blerjen e rreth 50 automjeteve. Gjithashtu, aktive jomateriale, në vlerën e 1.9 milionë eurove.

Pra, Vilma Nushi ka shpenzuar më shumë para për blerje licencas apo patentash sesa për investime për ndërtim laboratorësh. Për vitin 2015 kompania deklaron të punësuar 123 punonjës.

Më 1 qershor 2017 depozitohet në QKB një vendim i shoqërisë i 25 dhjetorit 2016, që vendoste të rriste kapitalin në vlerën totale të 75 milion lekëve apo rreth 750 mijë eurove.

Një muaj më pas, më 25 korrik 2017, shoqëria rrit përsëri kapitalin duke e çuar në shumën e 146 milion lekëve, apo rreth 1.4 milionë eurove.

Edhe të ardhurat për rritjen e kapitalit në shumën e 1.4 milionë eurove, realizohen nga fitimi I vitit 2016.

Sipas bilanceve, për vitin 2017, kompania koncesionare e Check Up realizon 70 milion lekë fitim apo rreth 700 mijë euro.

Kompania deklaron se ka blerë makineri dhe pajisje në shumën totale të 4.2 mln eurove, ndërsa totali i aktivit shkon në 9.5 milion euro.

Rritja e kapitalit të shoqërisë, bëhet në një kohë që në Qendrën Kombëtare të Biznesit, kompania koncensionare nuk depoziton bilancet e detajuara për vitin 2016.

Këto të fundit dorëzohen në QKB vetëm në vitin 2020. Të ardhurat për koncensionin në vitin 2016 janë në vlerën e 7.3 milionë eurove, pra pagesat nga buxheti i shtetit.

Nga këto, kompania deklaron se ka shpenzuar 2.9 milionë euro për kontratën koncesionare, 1.1 milionë euro për personelin dhe rreth 1.6 milionë euro shpenzime operative, të cilat nuk i specifikon.

Më 26 maj 2020, Vilma Nushi depoziton bilancet e vitit 2017. Edhe për këtë vit të ardhurat janë në vlerën e 7.3 milionë eurove. Shpenzimet për kontratën koncensionare në vlerën e 2.7 milionë eurove, 1.3 për personelin dhe 1.9 për shpenzime operative. Fitimi neto për vitin 2016 është në vlerën e 56 milion lekëve. Edhe fitimi I vitit 2017 I shtohet kapitalit të shoqërisë, I cili nga 1.4  mln euro shkon në rreth 2 mln euro.

Për vitin 2018, Vilma Nushi ndryshon shoqërinë audituese, duke kontraktuar Deloite. Nga të dhënat e bilanceve të vitit 2018, të dorëzuara edhe këto në QKB më 20 gusht të vitit 2020, zbulojmë një detaj, ku përmendet pandemia Covid-19. Kjo e dhënë të bën të kuptosh, se për tre vjet, shoqëria nuk ka kryer asnjë veprim me bilancet e saj, pavarësisht se Deloite deklaron se ka nisur punën në 7 maj 2018. Edhe për vitin 2018, shteti shqiptar I paguan koncesionarit 7.3 milionë euro.

Për vitin 2018 kompania deklaron 6.6 mln euro shpenzime në total, nga këto 3.4 për koncensionin, pjesa tjetër për pagat, amortizim, dhe shpezime operative. Vitimi neto është 510 mln lek apo rreth 510 mijë euro. Në vitin 2018, kompania deklaron kapital prej rreth 2.6 milionë euro.

Në raportin e ecurisë për vitin 2018, kompania deklaron se ka kryer 36% më shumë analiza laboratorike se viti 2017, ndërsa konfirmon se në vitin 2019 do të investonte në pajisje laboratorike mjekësore me qëllim rritjen e kapaciteteve analizuese.

Në 2018 shoqëria ka 151 punonjës, 4 më pak se viti 2017. Kompania e re audituese, rivlerëson edhe aktivet afatgjata. Sipas bilancit, në vitin 2018, shoqëria e 3P Life Logistic, deklaron se ka pajisje zyre në vlerën e rreth 350 mijë eurove, pajisjet IT në vlerën e rreth 43 mijë eurove, automjete në vlerën e rreth 520 mijë eurove, ndërtesa në vlerën e rreth 770 mijë eurove, pajisje dhe makineri në vlerën e 19 mijë eurove, dhe në total aktivet afatgjata janë në vlerën e rreth 1.7 milion eurove, pas rivlerësimit.

Ajo që bie në sy, është fakti se në dy nga komponentët, pajisje dhe makineri si dhe pajisje IT, Vilma Nushi ka investuar në total rreth 60 mijë euro, apo thënë ndryshe kjo shoqëri të paktën deri në vitin 2018 nuk ndërtoi asnjë laborator për kryerjen e analizave. Fitimi neto i shoqërisë, i rishikuar në vitin 2018, pra totali nga 2015 rivlerësohet në vlerën e 2.9 milion eurove. Në vitin 2018, kompania deklaron se I ka detyrime kompanisë Marketing & Distribution, pra shoqërisë aksionere me 80% të kapitalit, në vlerën e 1.4 milionë eurove si dhe shoqërisë Interlogistic, në pronësi të djalit të Vilmës, në vlerën e 50 mijë eurove.

Në bilanc deklarohet gjithashtu se kompania ka llogari të pagueshme në vlerën e 880 mijë eurove, ku 26 mijë euro janë ndaj aksionerit Trimed për blerje materiale mjekësore dhe 580 mijë euro janë ndaj M&D-s së Vilma Nushit, për shërbime.

Gjithashtu, në vlerën e 220 mijë eurove janë pagesa ndaj kompanive. Sipas sqarimit, kjo shumë do të paguhet për ngritjen e laboratoërve për llogari të shoqërisë nga kompania Interlogistic.

Në po të njëjtin bilanc, kompania deklaron se ka marrë kredi në vlerën 200 mijë euro për pagesën e faturave të papaguara për shkak të pandemisë Covid-19.

Më 28 Shkurt 2019 Asambleja e Aksionarëve ka vendosur të aprovojë shpërndarjen e fitimeve të mbartura për vitin e mbyllur më 31 Dhjetor 2015 dhe 31 Dhjetor 2016 në shumën totale 45.970,017 Lek dhe 72,651,555 Lek.

Pra në vitin 2019, kompania ka shpërndarë rreth 1.2 milionë euro dividend, për aksionerët për vetëm dy vitet e para të koncensionit, ndërsa sipas raporteve të KLSH, që deklaruam më sipër, kompania ishte zotuar se do të fitonte vetëm 200 mijë euro në vit nga koncesioni.

Më 8 Mars 2019 Asambleja e Aksionarëve ka vendosur uljen e kapitalit të Kompanisë në vlerën 9,350,044 lek, për pagimin e taksës mbi të ardhurat në lidhje me dividentin e kapitalizuar për t’u shpërndarë aksionarëve.

Më 26 korrik 2020 shoqëria koncensionare e zbret kapitalin në vlerën e 300 mijë eurove, nga 1.4 që ishte më parë.

Një javë më pas, më 1 gusht 2020, Asmableja merr një tjetër vendim të çuditshëm duke rritur kapitalin, nga 300 mijë euro, në vlerën e 128 milion lekëve apo rreth 1.3 milion eurove. Shtesa prej 980 mijë eurove në kapital erdhi si pasojë e akumulimit të fitimit të pa shpërndarë për vitet 2017 prej 460 mijë eurosh dhe 2018 prej 510 mijë eurosh.

Nga viti 2020 deri në vitin 2024 kompania koncesionare, përsëri në shkelje të ligjit, nuk dorëzon asnjë bilanc kontabël në QKB. Bilanci I viti 2019 dorëzohet në 19 prill 2024.

Për vitin 2019 kompania deklaron se ka të punësuar 145 punonjës. Të ardhurat edhe për 2019 janë 7.3 mln euro pa tvsh, sipas kontratës koncensionare., fitimi neto I Shoqërisë është 620 mijë euro, I cili depozitohet si rezervë ligjore për investime në të ardhmen.

Më 24 prill 2020 dorëzon në QKB edhe bilancet e vitit 2020. Për këtë vit shoqëria ul numrin e punonjësve në 100 nga 145. Kompania deklaron 1.6 milion euro të ardhura dhe 690 mijë euro humbje. Në vitin 2020, për shkak të Covid-19 qeveria e pezulloi kocnensionin e check up, kjo shpjegon edhe faktin pse kompania pati këto bilance.

Në vitin 2021, bilance të dorëzuara gjithashtu në 2024, kompania deklaron se ka shtuar numrin e punonjësve në 131 nga 100 që kishte në 2020. Xhiro është rreth 3 mln euro ndërsa fitimi në rreth 210 mijë euro.

Në vitin 2021 kompania e ul kapitalin në vlerën e 589 mln lekëve, apo rreth 600 mijë euro. Sipas bilancit, për vitin 2021 kompania ka shpenzuar 210 mijë euro për kontratën e koncesionit dhe 520 mijë euro për reagentët. Në 2020 këto shpenzime ishin 560 mijë euro për kontratnën dhe 310 mijë euro për reagënetët.

Shpenzimet e reagentëve përfaqësojnë shpenzimet e bëra për të blerë reagentë për të kryer kontrollet e check up. Këto janë shpenzimet e bëra me qëllim të kryerjes së shërbimeve sipas marrëveshjes së koncesionit. Shpenzimet sipas kontratës i referohen shërbimeve që M&D kryen në bazë të marrëveshjes dypalëshe, me qëllim ruajtjen dhe mbarëvajtjen e sistemit informatik dhe paisjeve informatike në Qendra shëndetësore, Ambulanca lëvizëse dhe Laboratorë; sherbime logjistike që lidhen me magazinimin dhe lëvizjen e materialeve për kryerjen e analizave, përdorim të sistemeve dhe programeve të domosdoshëm për krijimin dhehe ruajtjen e të dhënave të kontrolleve check-up të realizuara.

Ndërkohë, vlera për shpenzime pagash e sigurimesh shkon në 780 mijë euro, ndërsa për karburant e pajisje kancelarie shkon në 500 mijë euro. Këto të dhëna, dëshmojnë edhe njëherë që deri në vitin 2021, Vilma Nushi nuk kreu asnjë investim për ngritje laboratorësh, pavarësisht deklarimeve në bilancet e vitit 2018 se ndërtimi I laboratoërve do të bëhej në vijim nga kompania Interlogistic.

Në raportin e ecurisë të vitit 2021, shoqëria konfirmon gjithashtu se nuk asnjë degë ekonomike. Njësia ekonomike operon në adresën: Kashar, Autostrada Tirane- Durres, Km.9, Rruga Dytesore.

Në vitin 2021 kompani deklaron gjithashtu 790 mijë euro dividend si detyrim ndaj ortakëve dhe rreth 300 mijë euro si detyrim ndaj të tretëve.

Gjithashtu për këtë vit deklaron 740 mijë euro detyrim nda korporatëve, të cilat I shënon si nvestimin për ngritjen e laboratorëve eve për llogari të Shoqërise dhe pjesa tjeterr ka të bëjë me shërbimet për mirëmbajtje dhe funksionimin e koncesionit.

Ndërsa deklaron dhe 430 mijë euro detyrim ndaj palëve të lidhura, që përfaqëson furnizime me materiale dhe shërbime nga Interlogistic sh.p.k dhe Marketing & Distribu ibution sh.p.k.

Pra nga aq sa kemi parë deri më tani, kompania 3P Life Logistic, ka faturuar miliona euro pagesa ndaj dy kompanive ortake, Marketing & Distribution shpk dhe TRIMED shpk, duke bërë që të gjitha paratë e koncensionit të shkojnë në llogaritë e Vilma Nushit si Dividend apo si pagesa për kompaninë mëmë të shoqërisë koncesionare.

Për vitin 2022 kompania deklaron 131 punnonjës. Sipas kontratës, kompania në katër vitet e fundit deklaron se do të investonte 129 mln lekë apo rreth 1.3 mln euro. Në vitin 2022, kjo shumë mbetet e pandryshuar, pra investimi që do të duhet të kishte nisur në vitin 2021 nuk është kryer. Ndërsa në shënimet e bilanceve, kompania deklaron se investimi prej 1.3 mln euro detyrim kontraktual do të kryhet në tre vitetet në vijim.

Në vitin 2022, teksa koncensioni po futej në tre vitet e fundit, kompania nis të nxjerr nga aktivatet afagjata një numër të madh materialesh të kontabilizuara. Sipas deklarimit, në vitin 2022 kompania deklaron se nuk ka asnjë ndërtesë në aktivetet afatgjata. Vlera e automjeteve vijon të jetë 320 mijë euro, ndërsa vlera e pajisjeve IT ulet në 97 mijë euro. Edhe pajisjet e zyrave zbresin në 91 mijë euro nga 580 mijë euro që ishin në vitin 2020. Në vitin 2022 gjithashtu kompania koncensionare e Check up deklaron se ka zero pajisje e makineri të kontabilizuara. Në total aktivet afatgjata në vitin 2022 zbresin në 510 mijë euro nga 2.5 milion euro që ishin në vitin 2020.

Në vitin 2022, shoqëria deklaron edhe rënie të invetarit të imët dhe materialeve dhe pajisjeve në magazinë, që ishin reagent dhe materiale të tjera mjekësore për kryerjen e analizave. Kapitali I shoqërisë edhe për 2022 mbetet në vlerën e 600 mijë erurove.

Të paguashme ndaj korporatave llogariten në vlerën e 86 mijë eurove, që përfaqësojnë investimin për ngritjen e laboratorëve për llogari të Shoqërise dhe pjesa tjeter ka të bëjë me shërbimet për mirëmbajtje dhe funksionimin e koncesionit. Dhe të paguashme ndaj palëve të lidhura në vlerën e 36 mijë eurove që që përfaqëson furnizime me materiale dhe shërbime nga Interlogistic sh.p.k dhe Marketing & Distribution sh.p.k.

E teksa shpenzimet reduktohen, për vitin 2022 qeveria rikthen pagesat e plota për koncensionarin, në shumën e 7.3 mln euro pa tvsh. Totali shpenzimeve për koncensionin në 2022 deklarohet në 2.1 mln euro të ndara për shpenzime reagentësh dhe sipas kontratës. Shpenzimet e reagentëve përfaqësojnë shpenzimet e bëra për të blerë reagentë për të kryer kontrollet e checkup.

Këto janë shpenzimet e bëra me qëllim të kryerjes së shërbimeve sipas marrëveshjes së konçesionit. Shpenzimet sipas kontratës i referohen shërbimeve që M&D kryen në bazë të marrëveshjes dypalëshe, me qëllim ruajtjen dhe mbarëvajtjen e sistemit informatik dhe paisjeve informatike në Qendra shëndetesore, Ambulanca lëvizëse dhe Laboratorë; sherbime logjistike që lidhen me magazinimin dhe lëvizjen e materialeve për kryerjen e analizave, përdorim të sistemeve dhe programeve të domosdoshëm për krijimin dhe ruajtjen e të dhënave të kontrolleve check-up të realizuara.

Viti 2022 është dhe një vit I artë për Vilma Nushin, e cila vetëm nëpërmjet koncesionit të check up, arrinë të fitojë 2.4 milion euro fitim neto, apo gat isa 1/3 e vlerës së pagesave që qeveria bëri në vitin 2022 për koncesionin e check up.

Dhe këto fitime kanalizohen direkt në llogaritë e Vilma Nushit. Më 12 prill 2023, asambleja e ortakëve vendos të shpërndajë dividentin e vitit 2022 në vlerën e 1.9 milionë eurove. Nga këto, 1.5 mln euro shkojnë për kompaninë Marketing & Distribution dhe 380 mijë euro për llogari të kompanisë TRIMED.

Në bilancet e vitit 2022, kompania koncensionare deklaron se ka 144 punonjës. Në bilance sqarohet se kontrata koncensionare do të shtyhet deri në 30 gusht 2026, kjo si efekt I pezullimit të kontratës gjatë periudhës së pandemisë Covid 19 në vitin 2020.

Në deklaratat e 2023, pra tre vjet para përfundimit të kontratës së koncensionit, kompania sqaron përsëri se në katër vitet e fundit të do të kryerjë rinivestimin me vlerën 129 mln lekë, apo rreth 1,3 milionë euro. Ky rinivestim, do të kryhet në masën 15%, duke nisur nga viti I 7 I kontratës në vlerën fikse të 325 mijë eurove.

Edhe për vitin 2023, shoqëria deklaron se ka zero ndërtesa, ndërsa vlera e automjeteve në përdorim ulet në 330 mijë euro, nga rreth 1 mln euro që ishte në vitin 2021. Gjithashtu në aktivet afatgjata, shoqëria nis të heq edhe pajisjet e zyrave, pajisjet IT, ndërsa zeron pajisjet dhe makineritë. Në total vlera kontabël e aktiveve afatgjata zbret në 480 mijë euro nga 1.6 mln euro që ishte në 2021.

Në vitin 2023 kompania deklaron llogari të pagueshme ndaj ortakut Marketing & Distribution në vlerën e 190 mijë eurove, ndërsa të pagueshme për ngritjen e laboratorëve në vlerën e 180 mijë eurove.

Për vitin 2023 kompania deklaron se ka rinivestuar, sipas kontratës koncensionare shumën e 369 mijë eurove, ndërsa vlera e mbetur për t`u rinivestuar është në shumën e 930 mijë eurove.

Të ardhurat për këtë vit janë 9 mln euro, pagesa nga FSDKSH për kontratën koncensionare. Ndërsa fitimi neto është në vlerën e 1.8 milion eurove. Sipas vendimit të asamblesë, kjo shumë e fitimit të vitit 2023 shkon për investim në vitet e ardhshme.

Në tetor 2024 shoqëria nxjerr nga përdorimi 21 automjete, të cilat përdoreshin për grumbullimin e analizave në të gjithë Shqipërinë.

Në bilancet e 2024 shoqëria koncensionare deklaron se vijon të ketë 142 punonjës. Kompania deklaron 7.3 mln euro të ardhura neto, pa TVSH dhe një fitim prej 2.7 mln euro bruto apo rreth 2..4 mln euro neto. Pra thënë ndryshe, në vitin 2024, Vilma Nushi ka marrë si fitim rreth 1/3 e pagesave koncesnionare të kryera nga shteti shqiptar.

Sipas vendimit të asamblesë, në vitin 2024, fitimi është shpërndarë si dividend në masën 80% për kompaninë Marketing & Distribution, në vlerën e 1.9 mln eurove dhe 470 mijë eurove për Trimed Shpk.

Bilanci I 2024 është I fundit I dorëzuar në qendrën kombëtare të Biznesit.

AUTOFATURIME

2015

MARKETING & DISTRIBUTION  192,041,599 APO 1.9 MLN EURO

TRIMED 3,142,709 APO 30 MIJË EURO

2016

NUK HAPET DOKUMENTI

2017

NUK HAPET DOKUMENTI

2018

MARKETING & DISTRIBUTION 58,655,321.95 APO RRETH 600 MIJË EURO

TRIMED  2,659,784 Lek APO 26 MIJË EURO

2019

TRIMED 310 MIJË EURO AUTOFATURIM

2020

NUK RAPORTON

2021

MARKETING & DISTRIBUTION DHE INTERLOGISTIC 430 MIJË EURO

2022

MARKETING & DISTRIBUTION 36 MIJË EURO

2023

MARKETING & DISTRIBUTION 190 MIJË EURO

Nga analiza financiare rezulton se dy ortakët e shoqërisë koncensionare Marketing & Distribution dhe TRIMED shpk, kanë kryer rreth 5 milionë euro faturime për kompaninë koncensionare, pa llogaritur këtu miliona euro të tjera të tërhequr si dividend dhe rreth 14 milionë euro pagesa TVSH, të cilat sipas KLSH dhe ligjit kanë qenë abusive. Nga vetëm kaq, sa ka hulmtuar plug, rezulton se më shumë se 20 mlionë euro, që qytetarët shqiptarë I kanë paguar koncensionit të Check up, kanë qenë pagesa minimalisht të panevojshme, dhe nëse shkojmë më tepër, me një hetim serioz nga SPAK, do të rezultojnë pagesa abusive dhe korruptive.

NR I ANALIZAVE TE KRYERA SIPAS FDSKSH

PROJEKSIONI  FAKT

2015  475 MIJË 244 420 PERSONA

2016 475 MIJË 329,555 PERSONA

2017 475 MIJË 316,601 PERSONA

2018 475 MIJË 428,891 PERSONA

2019 475 MIJË  482,716 PERSONA

2020 475 MIJË 101,426 PERSONA

2021 475 MIJË 164,982 PERSONA

2022 475 MIJË 454,828 PERSONA

2023 475 MIJË 467,663 PERSONA

2024 475 MIJË 461,376 PERSONA

TOTALI  4 750 000 3,452,458 PERSONA

Nëse llogarisim numrin faktik të analizave të kryera, duke e shumzuar me çmimin pa TVSH prej 1537 lekësh për analizë, shteti shqiptar do të duhej t`I kishte paguar koncesionit të Check up shumën prej 53 mln eurosh.

Llogaritur këtu edhe TVSH-n, e cila është paguar në shkelje të ligjit, i gjithë koncesioni për vitet 2015-2024 do të duhet të kishte arkëtuar nga pagesat e marra nga shteti për analiza të kryera shumën prej 63 milion eurosh. Por nga analiza e bilanceve, pagesat e kryera nga FSDKSH, kompania e Vilma Nushit ka arkëtuar në total 61 mln euro pa TVSH dhe rreth 74 mln euro me tvsh.

Pra, thënë ndryshe, taksapaguesit shqiptarë kanë paguar më shumë se 11 mln euro, deri në vitin 2024, për analiza të pakryera. Kjo shumë, e paguar abuzivisht dhe në shkelje flagrante të ligjit, ka shkuar direkt në xhepat e Vilma Nushit dhe kompanive të lidhura me të si fitim neto apo si autofaturime për kompaninë mëmë të kompanisë që përfitoi koncensionin e check up, të cilin shqiptarët do të vijojnë ta paguajnë deri në 31 gusht 2026.

Ndaj i mbetet SPAK të hetojë deri në qindarkën e fundit, sesi është e mundur që një kompani koncensionare, që të ardhura të vetme ka pagesat nga buxheti I shtetit, arrinë të fitojë deri në 1/3 e xhiros vjetore, ndërkohë që sipas KLSH kishte parashikuar se fitimi nuk do të ishte më shumë se 200 mijë euro nga totali i xhiros vjetore.

I mbetet SPAK të hetojë gjithashtu se pse Edi Rama, Ilir Beqaj dhe Ogerta Manastirliu, dhe të tjerë vartës të tyre, firmosën një koncension abuziv dhe korruptiv, duke injoruar paralajmërimet e Kontrollit të Lartë të Shtetit për skemën e grabitjes së parave të shqiptarëve.

Mos vallë një pjesë  e këtyre parave ka shkuar në xhepat e atyre që e kanë lejuar këtë skemë? Këtë le ta vërtetojë SPAK, ne kishim për të detyrë të tregonim se paratë me të cilat mund të bliheshin ilace apo poltrona për të sëmurët me kancer tek onkologjiku, kanë shkuar si fitime të majme për Vilma Nushin.

TE ARDHURAT

2015 575 020 130

2016 739 365 495

2017 730 773 785

2018 730 075 000

2019 730,075,000

2020 163,358,482

2021 312,761,500

2022 730,068,817

2023 730,068,855

2024 730,068,855

TOTALI  6,171,635,919 PA TVSH + 20% TVSH 7,405,963,103 APO 74 MILIONË EURO

Pyetja që ngrihet është se mos vallë paratë e check up, janë përdorur edhe për qëllime të tjera?

Indiciet për përgjigjen e kësaj pyetje, i gjejmë në vijim.

Kompania e Vilma Nushit, Marketing & Distriubtion, që ka në pronësi koncensionin e Check up nëpërmjet kompanisë 3P Life Logistic, rezulton gjithashtu se ka finacuar edhe kompaninë Viktron Constrution, e cila po ndërton kullën Ekspozita Building.

Deri këtu do të ishte diçka normale, nëse në fakt, pas kësaj kulle nuk do të qëndronte një emër si ai i Ervin Matës, i arrestuar së fundi në Brazil me kërkesë të SPAK, për trafikun e drogës.

Konkretisht, në vitin 2018, kompania Marketing & Distribution, kalon për llogari të shoqërisë Victoria Construction një shumë prej 1.1 milionë eurosh. Nga të dhënat e bilanceve të kompanisë Victoria Cosnstruction, nuk specifikohet arsyeja pse Vilma Nushi I ka dhënë një shumë të tillë monetare kompanisë.

Por, derdhja e parave nga Vilma Bushi për llogari të kompanisë së babait të Ervin Matës, u bë vetëm një vit përpara se  Edi Rama dhe Belinda Balluku të firmosnin lejen e ndërtimit për kullën Ekspozita Building, e cila po ndërtohet në truallin e ish-ekspozitës në Kryeqytet.

Konkretisht, në vitin 2018, Vilma Nushi paguan këstin e parë të parave për llogari të kompanisë së Luan Matës.

Ndërsa më pas, në vitin 2019, me firmë të Edi Ramës dhe Belinda Ballukut, u miratua dhe leja e zhvillimit të godinës polifunksionale.

“Ekspozita Building” me vendodhje në Bulevardin ‘Gjergj Fishta’ në Tiranë.

Kulla, me lartësi 93 metra, do të ketë 29 kate, 24 mbi tokë dhe 5 nën tokë. Sipërfaqja e përgjithshme e 24 kateve do të jetë rreth 42 mijë metra katrorë dhe do të shërbejë si qendër tregtare, ambiente për zyra dhe banim.

Në vitet në vijim kompania Victoria Construction heq emrat e donatorëve me para cash, por ajo që bie në sy është fakti se pas vitit 2019 e deri në vitin 2024, huat e marra në para cash kapin vlerën e 8 milionë eurove.

Emrat e këtyre personave nuk deklarohen nga Luan Mata, ndërsa nuk jepen as të dhëna nëse kompania ia ka kthyer paratë Vilma Nushit apo kjo e fundit ka vijuar të rrisë fondin e investimit për ndërtimin e një kulle, e cila prej vitit 2021 është nën hetim nga SPAK pasi dyshohet se ndërtohej me paratë e trafikut të drogës së Ervin Matës.

Kujtojmë se pikërisht në vitin 2018, kur Vilma Nushi ka deklaruar se ka futur për invetim 1.1 miliardë lekë në kullën e Ervin Matës, ka marrë edhe dividenin e parë nga kompania e Check up, në vlerën e rreth 1.2 miliardë lekëve apo përarfërsisht sa shuma që futi te kulla e një trafikanti droge.

Ndaj i mbetet detyrë SPAK të zbardh, nëse paratë që shqiptarët i paguan për Check up, kanë përfunduar për ndërtimin e kullave të grupeve kriminale në Tiranë.

Ajo qe bie ne sy është roli kyç i milionave që u jane marrë shqiptarëve për tu investuar më pasë në Kullat që shndërrohen në parajsën e pastrimit të parave.

Nëse do i marrim me radhë, pagesat e dizbursuara nga Vilma Nushi korrespondojnë pikërisht me shpenzimet për pagesat e arkitektëve të huaj, nje kusht ky i vendosur nga kryeministri me qëllim miratimin e lejes.

E më pas investimet e radhës i përkasin Luan Matës, i cili të paken në shkresat zyrtare nuk disponon të ardhura për të justifikuar shumën e dizbursuar.

Për më tepër nga hoteli në pronësi ai nuk ka tërhequr divident, por çdo fitim është çuar si rritje kapitali. E po në këtë periudhë, hoteli në pronësi të Luan Matës i është nënshtruar rikonstruksionit total, çka do të pamundësonte cdo justifikim të sigurimit të të ardhurave.

Të nderuar shikues të emisionit Plug.

Po I tolerojmë vetes, të themi se kjo që sapo transmetuam, është një vjedhje direkte nga xhepat tuaj. Ju kanë vjedhur në mënyrë barbare, madje më keq se çdo pushtues. Miliona euro kanë shkuar në xhepin e një grushti njerëzish, të cilët kanë bërë sikur kanë kryer analiza mjekësore, të cilat siç u dëshmua në emision nuk kanë dhënë asnjë rezultat në shëndetin e popullatës.

I vetmi rezultat është zhvatja e dhjetëra milionë eurove, me një skemë të mirëorganizuar, që u nis dhe po bitiset me dirigjim të Edi Ramës. Ndaj, sa herë shkoni në spitale dhe shikoni që nuk ka ilaçe, kujtoni fitimet e Vilma Nushit me Check Up.

Sa herë shkoni në spitale dhe nuk punojnë pajisjet mjekësore, kujtoni fitimet e Vilma Nushit me Check Up.

Sa herë shkoni në spitale dhe u duhet të prisni në rradhë për një ndërhyrje se nuk ka salla operative, kujtoni fitimet e Vilma Nushit me Check up.

Dhe mos harroni, Vilma Nushi nuk ka pasur asnjë lidhje me shërbimin shëndetësor, përkundrazi, ajo ka shitur vetëm cigare e kafe…

Sonte ndoqët vetëm kaq, por në emisionin e ardhshëm do t`ju tregojmë kompanitë e Vilmës që morën milionat e check up.

 

Marrë nga Emisioni “Plug” në Syri TV

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Qeveria hap rrugën për shitjen e 100 mijë hektarëve tokë bujqësore tek të huajt

Qeveria privatizon edhe pikën kufitare të Dhërmiut

Hapësirat civile në Ballkanin Perëndimor po tkurren

IKMT konfirmon “zhytjen” e dy pallateve në “Durrës Marina”

Si po monopolizohet tregu shqiptar nga Doganat

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Qeveria mbyll shkollën fetare në Gjirokastër
Artikulli tjetër Shqipëria e “digjitalizimit” nuk mbërrin dot tek qytetari!

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Shqipëria e “digjitalizimit” nuk mbërrin dot tek qytetari!
Analize HI-Tech Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 14 Maj, 2026
Qeveria mbyll shkollën fetare në Gjirokastër
Aktuale Analize Kryesore Opinion Politike 14 Maj, 2026
Izraeli drejt zgjedhjeve të reja
Aktuale Bota Politike 14 Maj, 2026
18 minatorë ngecin të bllokuar, brenda minierës, në Trepçë
Aktuale Analize Fokus Kryesore Rajoni Sociale 14 Maj, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.