KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Medaljet e bronzta nuk tregojnë asgjë për gjendjen e sporteve olimpike në Shqipëri
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Koment > Medaljet e bronzta nuk tregojnë asgjë për gjendjen e sporteve olimpike në Shqipëri
FokusKomentSocialeSporti

Medaljet e bronzta nuk tregojnë asgjë për gjendjen e sporteve olimpike në Shqipëri

Përditësimi i fundit: 12 Gusht, 2024 12:59 pm
192 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Nga Artan Fuga

Ka njerëz të politizuar në ekstrem, sikurse edhe viktima propagande, që thonë : ç’keni me këta mundësat e importuar nga jashtë, ata qytetarë shqiptarë janë? Ka edhe më të indoktrinuar politikisht që shtojnë: Po ja edhe shtetet e tjera të mëdha kanë lojtarë të huaj që i përfaqësojnë.

Këtyre njerëzve u do folur gjatë, por kush e ka kohën dhe ngenë. Por, nuk ke ç’bën ndonjëherë, duhen ndihmuar.

Nuk është fare puna te fakti që u jepet nënshtetësia disa sportistëve dhe ata përfaqësojnë vendin. Nuk ka asgjë të keqe.

Po ku qëndron puna? Puna qëndron se përfaqësimi nuk është funksioni i parë i sporteve. Problemi është se këto medalje të bronzta a prej bakri, a fildishi nuk ka rëndësi, nuk tregojnë asgjë për gjendjen e sporteve olimpike në Shqipëri. Dhe njerëzit që e dinë këtë sigurisht qeshin kur ne krenohemi. Mirë bëjmë.

Lexoj një tip këtu në mur që është bërë krenar për Shqipërinë për këto medaljet, por nuk kërkon të bëhet krenar që rinia shqiptare të ketë mundësi të bëjë sport.

Krenaria e tij qëndron te këndimi i hymnit kombëtar, jo te sukseset e kombit realisht. Ku janë sportet olimpike o shoku? Ku është hipizmi dhe spektaklet me kuaj? Ne nuk kemi më as cirk me arinj!

Ku janë garat e notit? Pishinat i kanë kthyer në terrene për kulla! Ku është gjimnastika që dikur mblidhte dhjetëra mijëra njerëz që adhuronin ta shihnin te Pallati i Sportit Partizani?

Ku janë olimpiadat e mëdha të atletikës që zhvilloheshin një herë në vit te Qemal Stafa ose garat që zhvilloheshin në pushime ndeshjesh? Ku janë garat e shahut, qytet më qytet? Kjo është puna. Lëri medaljet se ato ndryshken, shih gjendjen e sporteve olimpike që janë tharë.

Pale ka ndonjë të paditur fare, me ose pa mustaqe, që thotë se ja edhe vendet perëndimore kanë të huaj. Të kapësh kokën me dy duart. Por, zezakët që përfaqësojnë Amerikën o trap nuk janë të huaj atje. Janë vendas si të bardhët dhe janë formuar atje.

Indianët e Anglisë nuk janë të huaj atje. Kanë lindur atje dhe janë formuar atje. Afrikanët në Francë, nuk janë të huaj atje, por janë nipër e mbesa atje, kanë lindur atje, dhe janë formuar si sportistë atje.

Ku i formove këta rusët a uzbekët? Se ata nuk kanë asnjë faj! Futbollistët e huaj në Gjermani, Spanjë, Francë, Itali nuk janë pasojë e rrënimit të sportit nga shoqëria atje, por janë shtesa në performancën e tyre si pasojë e shoqërisë së tregut të hapur.

E kupton tani ndryshimin o i gjorë?

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Ligji i faljes, shuhen 410 milion euro detyrime në Tatime

Vrasja e turistit në Ksamil, shkon në 12 numri i të arrestuarve

Shqipëria shpenzon për arsimin 2.9% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, shifra më e ulët në Europë

325 protesta, harta digjitale e “Revolucionit Flamingo”

Hekurudha Tiranë-Durrës nuk është më projekt transporti, por test durimi

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Turistët që vijnë në Shqipëri janë “low cost”! Më “koprracët” italianët, anglezët më dorëlëshuarit
Artikulli tjetër Deputetët më të gjobitur për mungesat në Kuvend

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Qeveria jep leje për kullë 17 katëshe në Radhimë
Aktuale Analize Korrupsion Kryesore Sociale 18 Gusht, 2026
AKSHI dhe ADS fusin Shqipërinë dixhitale në kolaps
Aktuale HI-Tech Kryesore Opinion Sociale 18 Gusht, 2026
Mbi 70 milion lekë gjoba mjedisore nuk u arkëtuan
Analize Fokus Korrupsion Kryesore Sociale 18 Gusht, 2026
Biznese online me mijëra ndjekës në Instagram, por të paregjistruar
Analize Ekonomi Kryesore Sociale Zhvillim 18 Gusht, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.