KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Banka Shqiptare e Zhvillimit nuk bën dot as strategjinë e saj, blen konsulencë 3 milionë euro
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Banka Shqiptare e Zhvillimit nuk bën dot as strategjinë e saj, blen konsulencë 3 milionë euro
AnalizeFinanceKryesoreSocialeZhvillim

Banka Shqiptare e Zhvillimit nuk bën dot as strategjinë e saj, blen konsulencë 3 milionë euro

Përditësimi i fundit: 29 Maj, 2026 10:16 am
178 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Dje, pothuajse në çdo media u shpërnda lajmi se nisi zyrtarisht ngritja e Bankës Shqiptare të Zhvillimit, institucioni i ri financiar me kapital 100% shtetëror që premtohet se do të ndihmojë bizneset, startup-et dhe ekonominë shqiptare.

Por ndërsa propaganda fliste për zhvillim, dokumentet tregojnë se banka ende pa nisur punë ka hapur një tender prej 315,849,000 lekësh për “shërbime konsulence për mbështetjen e zhvillimit të kuadrit strategjik dhe operacional të BZH”. Pra mbi 3 milionë euro vetëm për t’i treguar bankës si duhet të funksionojë!

Në QKB, Banka Shqiptare e Zhvillimit rezulton e regjistruar me kapital të regjistruar prej 10 miliardë lekësh, ndërsa kapitali i shlyer deri tani është 1 miliard lekë nga shteti shqiptar.

Administrator i bankës ёshtё italiani Silvio Pedrazzi, ndërsa në Këshillin Mbikëqyrës janë emëruar Irida Huta, Arben Shkodra, Eris Hysi, Artur Asllani dhe Daniel Marc Demeulenaere.

Megjithatë, edhe pse kemi të bëjmë me një institucion që financohet me para publike, nuk ka asnjë transparencë për pagat e administratorit, tё anëtarëve të këshillit, tё punonjёsve tё sapo rekrutuar, kostot operative apo shpenzimet administrative të bankës së re bashkë me qeranë që paguajnë te ABA Business Center e Bashkim Ulajt.

Ndërkohë, objekti i vetë bankës, sipas statutit të publikuar në QKB, është të financojë ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, startup-et shqiptare, eksportet, projektet publike dhe zhvillimin ekonomik të vendit.

Por banka që u krijua për të financuar zhvillimin, po nis fillimisht duke financuar vetveten.

Tenderi prej 315 milionë lekësh nuk ka të bëjë me ndërtim sistemi bankar apo teknologji të avancuar. Në thelb, bëhet fjalë për dokumentet bazë të funksionimit të bankës: strategjinë, organizimin operacional, mënyrën si do jepen kreditë, si do menaxhohet risku, si do ndërtohen procedurat dhe politikat e institucionit.

Pra shteti shqiptar ka ngritur një bankë me administrator, staf, këshill mbikëqyrës dhe kapital publik, por po paguan miliona euro të tjera që dikush nga jashtë t’i shkruajë mënyrën si duhet të funksionojë.

Dhe kjo është vetëm faza e parë.

Vetë statuti parashikon që kapitali i bankës të shlyhet gradualisht deri në vitin 2029, me injektime të tjera miliardëshe nga buxheti i shtetit.

Në një vend ku bizneset e vogla ankohen çdo ditë për mungesë kredie, ku startup-et shqiptare mbijetojnë pa mbështetje dhe ku universitetet nuk financojnë dot as laboratorët e tyre, miliona euro po shkojnë fillimisht për konsulenca, struktura, borde dhe strategji të blera.

Banka Shqiptare e Zhvillimit u prezantua si instrument për të zhvilluar ekonominë shqiptare. Deri tani, ajo po shfaqet si një tjetër strukturë që thith e zhduk para publike para se të prodhojë ndonjë efekt konkret për qytetarët.

 

Marrë nga Kontrast.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Studentët e Mjekësisë marshojnë drejt Ministrisë së Arsimit në ditën e 16-të të protestës

Ndërtimet kaotike në bregdetin shqiptar shqetësojnë BE-në

OTP Bank Albania pëson rënie prej 45% të fitimit neto, në 9-mujorin e 2026-ës

Qafa e Buallit–Martanesh, rruga 22 milionë euro që u shtrua dy herë

Përplasen dy trena me shpejtësi të lartë në Spanjë, të paktën 10 të vdekur

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Reforma e re Territoriale e rrit, apo e zbeh demokracinë vendore?
Artikulli tjetër Modeli kinez i kontrollit: Alarm për mbikëqyrjen masive dhe censurën dixhitale që po eksportohet në botë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Trafiku i drogës, SPAK kërkon gjykimin e 17 anëtarëve të grupit kriminal
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 28 Tetor, 2026
A do ta zbrazin sheshin masat e reja të Ramës?
Analize Finance Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 28 Tetor, 2026
Autostrada Milot–Morinë/ Miliarda nga buxheti, pikëpyetje mbi transparencën
Analize Ekonomi Finance Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 28 Tetor, 2026
Bilanci neto i ‘Paketës Fiskale’: Kush fiton dhe kush humbet nga taksat e reja?
Analize Finance Kryesore Opinion Politike Sociale 28 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.