KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Putini i hapur për dialog, por me kushte
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Putini i hapur për dialog, por me kushte
AktualeBotaKomentPolitike

Putini i hapur për dialog, por me kushte

Përditësimi i fundit: 5 Qershor, 2026 8:51 am
124 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Gjatë një bisede me gazetarë perëndimorë në kuadër të Forumit Ekonomik në Shën Petersburg, presidenti rus Vladimir Putin deklaroi se është i gatshëm t’i japë fund luftës në Ukrainëdhe gjithashtu të angazhohet në dialog me Europën. Megjithatë, sipas tij, si ndërmjetës mund të shërbejnë vetëm persona ose palë neutrale, “të cilëve mund t’u besohet”. Putini e përjashtoi Gjermaninë nga ky rol ndërmjetësues.

Ai kritikoi Gjermaninë dhe Europën për furnizimin e Ukrainës me armë, duke i cilësuar ato si jo neutrale. “Ndërmjetësimi kërkon neutralitet. Ku është këtu neutraliteti?”, pyeti kreu i Kremlinit. Sipas Putinit, kushdo që dëshiron të veprojë si ndërmjetës duhet të gëzojë besimin e të dyja palëve në konflikt. “Si mund t’u besojë Rusia njerëzve që prej vitesh flasin pa pushim se Rusisë duhet t’i shkaktohet një humbje strategjike?”, tha ai.

Marrëveshjet e panjohura me Trumpin

Putini këmbënguli në kërkesën e tij për kontroll të plotë rus mbi rajonet e Donjeckut dhe Luhanskut si kusht paraprak për arritjen e paqes në Ukrainë. Sipas tij kjo kërkesë nuk bie ndesh me gatishmërinë e shpallur për dialog. Putini theksoi se “ne jemi pa dyshim të gatshëm të arrijmë një marrëveshje me Ukrainën!”. Megjithatë, sipas kreut të Kremlinit, baza për një marrëveshje të tillë janë marrëveshjet e arritura në Anchorage. Ai shtoi se nëse edhe pala ukrainase pajtohet me këto marrëveshje, të cilat nuk i specifikoi më tej, konflikti mund të përfundojë shpejt.

Presidenti amerikan Donald Trump u takua në qytetin Anchorage të Alaskës me Putinin verën e kaluar. Megjithatë pas atij takimi nuk u bënë publike rezultate konkrete.

Putin: Nuk jemi kundër anëtarësimit të Ukrainës në BE

“Ne jemi plotësisht të gatshëm dhe të vendosur që të arrijmë një marrëveshje me Ukrainën në mënyrë paqësore”, deklaroi Putini. Ai u shpreh gjithashtu lidhur me mundësinë e anëtarësimit të Ukrainës në Bashkimin Europian. Sipas tij Rusia nuk ka asgjë kundër idesë së një anëtarësimi të asociuar të Ukrainës në BE, një propozim që, sipas Putinit, është përmendur edhe nga kancelari gjerman Friedrich Merz.

Moska, tha ai, nuk i kundërshton lidhjet ekonomike dhe integrimin në kontinentin europian. “Ne jemi kundër që Bashkimi Europian të shndërrohet në një bllok ushtarak”, deklaroi Putini, duke shtuar se një zhvillim i tillë ngjall shqetësime në Rusi.

 

Marrë nga Reuters

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kush, si u dënua për krime lufte në Kosovë?

Kontratë 8 milionë euro për transformimin e bregdetit të Durrësit

59% e popullsisë kishte akses në rrjetin e kanalizimeve në vitin 2025

Gjeneva miraton rezolutën: “Shqipëria nuk është në shitje”

ARRSH vijon të “qerasë” me tendera biznesmenët në dosjen Balluku

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Samiti Ballkani Perëndimor-BE: Ç’ofertë ka kancelari Merz?
Artikulli tjetër Detaje të reja nga ngjarja e rëndë në Maliq

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Wesley Clark: Edhe George Washington do të ishte dënuar, në një gjykatë të tillë
Koment Kryesore Politike Rajoni Zhvillim 18 Shtator, 2026
Avokati i Thaçit: Do ta apelojmë aktgjykimin, janë bërë gabime ligjore dhe faktike
Aktuale Fokus Kryesore Opinion Rajoni 18 Shtator, 2026
Shoqata Evropiane e Gjyqtarëve, shqetësim për mos zbatimin e vendimit të ,Kushtetuese për pagat e magjistratëve
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 18 Shtator, 2026
Vera 2026/ Mes premtimeve për siguri dhe 19 viktimave
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 18 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.