KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: G7 planifikon sanksione të reja kundër Rusisë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > G7 planifikon sanksione të reja kundër Rusisë
AnalizeBotaFokusPolitikeZhvillim

G7 planifikon sanksione të reja kundër Rusisë

Përditësimi i fundit: 17 Qershor, 2026 8:47 am
159 Shikime
Share
2 Min. Leximi
SHARE

Prej takimit të grupit G7 në Évian të Francës doli një sinjal mjaft i fuqishëm: shtetet e G7-ës duan të rrisin ndjeshëm së bashku presionin ndaj Rusisë. Shtetet e G7-ës ranë dakord në samitin e tyre për sanksione të reja kundër sektorit energjetik rus.

Me këtë synohet të rritet presioni ndaj Moskës për t’i dhënë fund luftës kundër Ukrainës. Masat ndëshkuese të miratuara nga krerët e shteteve dhe të qeverive të grupit G7 prekin kryesisht naftën dhe gazin rus.

Shtetet e G7-ës ranë dakord edhe për ndihma të mëtejshme ushtarake për Ukrainën, ndër të tjera për të forcuar mbrojtjen ajrore.

I ftuari i samitit, Volodymyr Zelenski tha: “Patëm një takim vërtet të fortë”.

Trump thirrje Rusisë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i bëri thirrje Rusisë që të arrijë një marrëveshje me Kievin për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

Trump pranoi se muajt e fundit kishte qenë “i fokusuar te Irani”. Po tani Irani kalon në plan të dytë, tha presidenti amerikan, dhe ai do të merret sërish me Ukrainën.

Trump deklaroi se SHBA-ja do të të rivendosë “së shpejti” sanksionet ndaj eksporteve të naftës ruse. Pak muaj më parë SHBA-ja i kishte lehtësuar sanksionet ndaj naftës ruse në kuadër të luftës me Iranin.

Sanksionet britanike dhe kanadeze

Edhe kryeministri i Kanadasë, Mark Carney, dhe kryeministri britanik, Keir Starmer, deklaruan se do të vendosin sanksione të reja kundër kompanive të industrisë së mbrojtjes, rrjeteve financiare dhe sektorit energjetik të Rusisë.

Kryeministri britanik Keir Starmer tha se “Në bashkëpunim me aleatët tanë të G7-ës do ta rrisim më tej presionin ndaj Vladimir Putinit dhe rrethit të tij të bashkëpunëtorëve”. Sipas tij Britania e Madhe ka planifikuar 70 masa të reja sanksionesh. Ato do të prekin ndër të tjera edhe 20 cisterna të tjera të së ashtuquajturës flotë “hije” e Rusisë.

Edhe kryeministri i Kanadasë, Mark Carney, deklaroi se në listën e sanksioneve të vendit të tij do të shtohen edhe 162 vetë, kompani dhe anije.

 

Marrë nga AFP

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Trojka zbret në Tiranë: ndërkombëtarët marrin në dorë krizën

Netanyahu fitoi vendin e parë në zgjedhje, por humbi shumicën

Tragjedia hekurudhore në Spanjë, shkon në 64 numri i viktimave

Ambasadori i OSBE reagon për protestat: Ka mungesë dialogu, qytetarëve duhet t’u dëgjohet zër

Erion Veliaj transferohet nga burgu i Durrësit, në Fier

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjes SHBA-Iran do të mbahet në një resort malor, në Zvicër
Artikulli tjetër EuroNatur: “Shqipëria nuk ka respektuar procedurat”

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Confindustria Albania kundër Paketës Fiskale
Aktuale Finance Fokus Koment Kryesore Opinion Sociale 28 Tetor, 2026
Katër taksa identike me Lituaninë, vetëm 8 orë për hartimin
Analize Finance Fokus Kryesore Opinion Politike Zhvillim 28 Tetor, 2026
Studentët e Mjekësisë marshojnë drejt Ministrisë së Arsimit në ditën e 16-të të protestës
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 28 Tetor, 2026
Ndërtimet kaotike në bregdetin shqiptar shqetësojnë BE-në
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 28 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.