KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Shqipëria, e fundit në Europë për cilësinë e ujërave në plazhe
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Shqipëria, e fundit në Europë për cilësinë e ujërave në plazhe
AnalizeFokusKryesoreSocialeZhvillim

Shqipëria, e fundit në Europë për cilësinë e ujërave në plazhe

Përditësimi i fundit: 29 Qershor, 2026 12:22 pm
173 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Pavarësisht lajmeve të paguara në mediat ndërkombëtare, propagandës qeveritare dhe mediatike për “Shqipërinë turistike”, ajo që ndodh në terren është një realitet krejt tjetër.

Teksa agjencitë qeveritare numërojnë çdo person që hyn në vend si turist, mjafton një raport i besueshëm për të rrëzuar imazhin e një qeverie që punon realisht për të ndryshuar situatën në vend.

U publikua pak ditë më parë raporti ” Cilësia e ujërave të larjes në Evropë në vitin 2025” i cili është vlerësimi zyrtar vjetor i Agjencisë Evropiane të Mjedisit (EEA) dhe Komisionit Evropian, por në Shqipëri kaloi në heshtje. Siç duket edhe në tabelën më poshtë, vendi ynë renditet edhe këtë herë në vendin e fundit.

Ky raport ka analizuar pastërtinë dhe sigurinë e ujit në më shumë se 22,200 pika plazhi, liqene dhe lumenj në të gjithë Bashkimin Evropian, si dhe në Shqipëri dhe në Zvicër që nuk janë pjesë e Unionit.

Qëllimi kryesor është të tregojë nëse ujërat ku njerëzit shkojnë për të notuar gjatë sezonit veror plotësojnë standardet e sigurisë mikrobiologjike (për të shmangur bakteret fekale siç është Escherichia coli).

Çfarë thuhet për Shqipërinë

Shqipëria renditet në vendin e fundit në Evropë sa i përket përqindjes së ujërave me cilësi të shkëlqyer për të notuar. Nga 119 pika të monitoruara në plazhe bregdetare, lumenj dhe liqene, të dhënat tregojnë një situatë problematike të ndotjes.

Vetëm 16.8% e pikave të monitoruara morën vlerësimin maksimal. Ky është niveli më i ulët në të gjithë Evropën, ku mesatarja e BE-së është rreth 85%. Sipas raportit të siguruar nga lapsi.al kjo do të thotë se vetëm 20 pika nga 119 ishin me cilësi të shkëlqyer të larjes.

Rreth 37.8% e zonave të larjes u klasifikuan në kategorinë “mirë” që u përket 45 zonave të analizuara.

“Cilësi të mjaftueshme” kishin 21.8% e pikave të kontrolluara ndërsa 23.5% e ujërave u vlerësuan si të ndotura apo me standarde të dobëta.

Kjo shifër është alarmante, pasi mesatarja evropiane për ujërat “e dobëta” është vetëm 1.5%.

Siç duket edhe nga harta më lart, zonat me ujërat më të këqija mbeten bregdeti i Durrësit, zona e plazhit të vjetër në Vlorë, disa plazhe në Sarandë dhe bregu i liqenit të Pogradecit.

Raporti dhe ekspertët mjedisorë theksojnë se kjo gjendje e ujërave larës në Shqipëri vjen si pasojë e tre faktorëve kryesorë.

E para është derdhja e ujërave të zeza urbane të patrajtuara direkt e në dete dhe lumenj.

Së dyti, problem shihet mungesa ose mosfunksionimi i plotë i impianteve të trajtimit të ujërave të ndotura në zonat bregdetare me fluks turistik.

Së treti, ekspertët vlerësojnë si problem mbetjet dhe ndotja që zbret nga lumenjtë drejt vijës bregdetare.

Edhe pse Shqipëria po njeh një rritje të madhe të turizmit, raporti ngre shqetësimin se infrastruktura mjedisore nuk ka ecur me të njëjtat hapa, duke sjellë rreziqe për shëndetin e pushuesve.

Sipas raportit, plazhet dhe ujërat larës në brendësi të vendit më të pastra në Europë vijon t’i ketë Qipro e ndjekur nga Greqia, Bullgaria, Austria dhe Kroacia.

 

Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Erion Veliaj zhvendoset nga sektori i paraburgimit të Fierit në atë spitalor

Stërvitje pranë Aeroportit të Rinasit, Ministria: Nuk ka emergjencë reale

Qeveria planifikon mbi 1 miliard euro për projekte hekurudhore

Akti normativ kundër protestave, shoqëria civile: Cenon të drejtat dhe liritë

Lobimi i Veliajt në SHBA arrin në rreth 550 mijë dollarë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm A po ndihmojnë arkitektët më në zë të Europës, në pastrimin e parave të krimit në Shqipëri?
Artikulli tjetër Flamingoja nuk mund të qëndrojë përgjithmonë mbi një këmbë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Pasuria e çmendur e drejtoreshës së Tatimeve, Erilinda Lala
Analize Korrupsion Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 4 Nëntor, 2026
Intervista e plotë e Edi Ramës për Channel 5
Analize Kryesore Opinion Politike Sociale 4 Nëntor, 2026
Trumpi thotë se do ta pranojë rezultatin e zgjedhjeve
Aktuale Bota Koment Politike 4 Nëntor, 2026
Champions/ Manchester-i përmbys Romën, PSG dërrmon Villarreal-in, Bayern-i thyen Atletico-n
Aktuale Analize Kryesore Sociale Sporti 4 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.