KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Çmimet e larta të bulmetit, 35.6% më shumë se mesatarja në 2025
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Çmimet e larta të bulmetit, 35.6% më shumë se mesatarja në 2025
AnalizeEkonomiKryesoreSocialeZhvillim

Çmimet e larta të bulmetit, 35.6% më shumë se mesatarja në 2025

Përditësimi i fundit: 30 Qershor, 2026 9:05 am
182 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Çmimet e bulmetit në vendin tonë janë shtrenjtuar aq shumë vitit e fundit, duke bërë që jo vetëm të kalojnë mesataren e Bashkimit Europian, por tashmë jemi vendi i tretë më i shtrenjtë në Europë për prodhimet blegtorale.

Sipas të dhënave të Eurostat të publikuara së fundmi, çmimet qumështit dhe bulmetrave në Shqipëri ishin 135.6 për qind e mesatares së BE në vitin 2025 (BE27=100), pothuajse në të njëjtin nivel me Norvegjinë, me 135.7 për qind.

Shqipëria dhe Norvegjia renditen në kryer për nivelin e lartë të çmimeve në këtë grup produktesh, pas Zvicrës, e cila kryeson me indeksin 144 % e mesatares së BE-së, si vendi më i shtrenjtë në kontinent.

Shqipëria ka pasur veçanërisht një rritje të fortë gjatë katër viteve të fundit. Indeksi nga 112.3 në vitin 2022 arriti në 135.6 vitin e kaluar, duke bërë që çmimet e qumështit dhe vezëve të jenë 36% më të larta se mesatarja e BE-së.

Krahasimi me rajonin e bën diferencën edhe më të dukshme. Serbia kishte indeks 107.1 të mesatares së BE në vitin 2025, Kroacia 111.2, Mali i Zi me 95% të mesatares së BE-së, Bosnjë-Hercegovina 92 dhe Maqedonia e Veriut 89.6, me çmime ende më të lira se BE-ja.

Ndryshe nga vendet e pasura si Zvicra dhe Norvegjia, ku çmimet e larta shoqërohen me paga dhe fuqi blerëse shumë më të larta, në Shqipëri ky nivel çmimesh ka një peshë më të rëndë në buxhetet familjare. Kjo është veçanërisht e ndjeshme sepse qumështi, nënproduktet e tij dhe vezët janë pjesë e shportës ushqimore bazë dhe lidhen me mbarëvajtjen e shëndetit si te të rinjtë dhe të moshuarit.

Problemi nuk është vetëm se Shqipëria është më e shtrenjtë se rajoni dhe shumica e Europës, por se diferenca me mesataren europiane është zgjeruar ndjeshëm nga viti në vit.

Në vitin 2022 Shqipëria ishte ne mesin e 13 vendeve më çmimin më të lartë të bulmetit në Europë, në vitin 2024 ishte e pesta dhe në 2025 u rendit e dyta.

Tkurrja e numrit të krerëve të blegtorisë, kostot e larta të ushqimit për kafshët, dhe varësia nga importet për një pjesë të inputeve, kanë rritur presionin mbi çmimet. Teksa prodhimi shënoi rënie të fortë, nga ana tjetër kërkesa për bulmet u rrit nga flukset e turistëve.

Emigracioni dhe plakja e popullsisë në zonat rurale kanë ndikuar në rënien e fortë të krerëve. Në dekadën fundit sektori i blegtorisë është përgjysmuar. Por edhe fermat aktuale rrezikohen më tej pasi harmonizimi me standardet e BE-së kërkon investime që shumë ferma të vogla aktualisht nuk kanë mundësi t’i përballojnë, duke e bërë sektorin të brishtë dhe produktet më të shtrenjta.

Jo vetëm qumështi është më i shtrenjtë. Të dhënat e tjera të Eurostat bënë të ditur se çmimet e ushqimeve për herë të parë janë rreth 3% më të shtrenjta se mesatarja e Bashkimit Europian. Çmimet janë rritur me shpejtësi, nga 85% e mesatares së BE-së që ishin në 2022-n, në 99.6% në 2024-n, për të kaluar në 102.9% në 2025-n.

 

Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

PD ankimon në Gjykatën Kushtetuese tre aktet e qeverisë për protestat

Shqipëria u kthye në armë politike në zgjedhjet amerikane

Kongresi i demokratëve premton se do të nisë hetime për bizneset e familjes Trump

Ardit Gjebrea në SPAK, për hetimet ndaj Erion Veliajt

Nga Biden te Erdogani, 753 dhuratat e pranuara nga Edi Rama në katër mandate

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Eurodeputeti Ștefănută, në Shqipëri për t’u njohur me faktet
Artikulli tjetër Resorti në Plazhin e Pasqyrave rrezikon të rrafshojë fshatin Manastir

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Monika Kryemadhi kërkon Edi Ramën si dëshmitar në gjyq
Fokus Koment Kryesore Politike Zhvillim 6 Nëntor, 2026
Si po “sabotohet” financimi i ekonomisë shqiptare?
Analize Ekonomi Finance Kryesore Opinion Zhvillim 6 Nëntor, 2026
Gjykata Kushtetuese merr në punë ekspertët e ONM-së, pasi u mbaroi mandati
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Zhvillim 6 Nëntor, 2026
Qeveria kompeson transportin publik 50 lekë/litër karburanti, për 5 muaj
Aktuale Finance Kryesore Sociale 6 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.