KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Vdes në burgun e Fierit Ardjan Malasi, i dënuar për pastrim parashë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Vdes në burgun e Fierit Ardjan Malasi, i dënuar për pastrim parashë
AktualeAnalizeFokusKryesoreSociale

Vdes në burgun e Fierit Ardjan Malasi, i dënuar për pastrim parashë

Përditësimi i fundit: 26 Gusht, 2026 1:29 pm
48 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Ka ndërruar jetë në burgun e Fierit Ardjan Malasi, i cili u arrestua me 26 tetor të vitit 2023, si pjesë grupit që pastruan 1.25 milionë eurove nga trafiku i drogës në Belgjikë.

Dyshohet se ai ka pësuar hemoragji cerebrale brenda dhomës ku qëndronte i izoluar. Ai u dënua me 8 vite burg për kryerjen e veprës penale “Pastrim i produktit të veprës penale së veprimtarisë kriminale”, kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Ai u transferua nga burgu “Jordan Misja” në Tiranë drejt burgut të Fierit me 16 korrik të këtij viti, ku do të kryente edhe 3 vitet e tjera të dënimit.

Një vit më parë u zbardh edhe skema e pastrimit të 1.25 milionë eurove, në të cilën është përfshirë edhe ish-drejtoresha e Kadastrës së Durrësit, Rajmonda Dashi. Sipas Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), Dashi ka ndihmuar dy vëllezërit e dënuar në Belgjikë, Besjan dhe Leonard Ramaj që të pastronin paratë e tyre. Pjesë e skemës rezultoi të jetë edhe Ardian Malasi, një i njohur i dy vëllezërve që ishte dhe administrator i shoqërisë “Ledio 4”.

Por si funksiononte skema?

Sipas SPAK, nga viti 2010 deri në 2023, vëllezërit Besjan dhe Leonard Ramaj së bashku me të njohurin e tyre Ardjan Malasin kanë kryer veprime sistematike, të vazhdueshme të kundërligjshme me qëllim pastrimin e të ardhurave që kanë përfituar nga kryerja e aktivitetit kriminal, përmes investimit në pasuri të paluajtshme, kryerjes së veprimeve për shitblerje dhe transferim në vazhdimësi të pronësisë, si dhe përmes lëshimit të faturave fiktive nga shoqëritë tregtare të tyre për qëllime të justifikimit të burimit të ligjshëm. Për të realizuar planin e tyre, ata janë ndihmuar nga ish-zyrtarja Dashi, e cila sipas SPAK, është përfshirë në disa veprime të kryera pas vitit 2018, në bashkëpunim me të pandehurit Besjan Ramaj dhe Ardjan Malasi. Dashi është përfshirë në kryerje të veprimeve juridike haptazi fiktive, si dhe në veprime të tjera të kryera gjatë investimit në pasuri të paluajtshme të të ardhurave që dihet që kanë origjinë të paligjshme apo veprime të tjera juridike të kryera në lidhje me to. Shuma totale e pastrimit të parave të përfituara nga aktiviteti kriminal i këtij grupi të strukturuar është 1,250,000 euro dhe 9,000,000 lekë.

 

Marrë nga Zëri.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Revolucioni i Flamingove dhe kriza e pluralizmit mediatik

Në Shqipëri vijnë aziatikët, kurse Italia po merr punonjësit shqiptarë të tekstileve

Zjarret shkrumbojnë Shqipërinë/ UNECE ‘shuplakë’ qeverisë Rama

Kush është Ermir Ndreaj “Cinco”, trafikanti i drogës që përmend kryeministrin në përgjime

Kosova me medalje ari në Lojërat Mesdhetare

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Riatdhesohen 5 shqiptarë nga kampet e Sirisë
Artikulli tjetër Bizneset e Juglindjes preken nga trafiku në autostradën e Elbasanit

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Si po shndërrohet shteti në një kompani gjigande guackë?
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 27 Gusht, 2026
Aksidentet rrugore rriten me 10% në shtatë muaj
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 27 Gusht, 2026
Tragjedi për familjen shqiptare në Florida, tre fëmijë humbin jetën në zjarr
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 27 Gusht, 2026
Protestuesit para SPAK: “Nuk duam arrestime për show/ Presim arrestimin e Ramës e Belindës”
Aktuale Fokus Koment Kryesore Sociale 27 Gusht, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.