KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Banorët e Rrjollit u rikthehen protestave
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Banorët e Rrjollit u rikthehen protestave
AnalizeFokusKryesoreSocialeZhvillim

Banorët e Rrjollit u rikthehen protestave

Përditësimi i fundit: 4 Shtator, 2026 9:56 am
33 Shikime
Share
2 Min. Leximi
SHARE

Banorët e Rrjollit i janë rikthyer sërish protestave për të kundërshtuar ndërtimin e resortit turistik në zonën e tyre, një projekt që po zhvillohet nga kompania “Gener 2” në një sipërfaqe prej rreth 147.2 hektarësh.

Këtë të enjte, ata u zhvendosën para Prokurorisë së Shkodrës për të denoncuar zvarritjen e çështjes së pronësisë, duke theksuar se dosja e tyre ka një vit e gjysmë që “fle” në dyert e këtij institucioni pa pasur asnjë zhvillim konkret.

Gjatë protestës, banorët ngritën akuza të forta ndaj drejtësisë, duke vënë në dukje se ekspertët e caktuar ende nuk po dorëzojnë akt-ekspertizën zyrtare.

Përballë kësaj situate dhe mosbesimit të krijuar ndaj institucioneve vendase, ata kanë kërkuar zyrtarisht përfshirjen e ekspertëve ndërkombëtarë për të vendosur drejtësi mbi pronat që, sipas tyre, u janë marrë në mënyrë të padrejtë përmes dokumenteve të kontestuara.

Protestuesit theksuan se mbi atë tokë, të trashëguar brez pas brezi, do të ketë vetëm një pronar dhe se nuk do të tërhiqen deri në zbardhjen e plotë të së vërtetës.

Konflikti ka sjellë tensione të vazhdueshme në zonë, pasi projekti ka vijuar pavarësisht pretendimeve se tokat mbeten ende objekt procesesh gjyqësore. Banorët hodhën akuza edhe ndaj kryeministrit Edi Rama, të cilin e sfiduan të shkojë vetë në Rrjoll për të parë nga afrimi përgjigjen që do t’i japin.

Në shenjë pakënaqësie, ata kanë lëshuar një ultimatum të qartë se nga data 12 shtator protestat do të përshkallëzohen në mënyrë drastike, duke u bërë të përditshme dhe duke paralajmëruar bllokimin e çdo mjeti që hyn në kantierin e punimeve.

Kujtojmë se në fillim të këtij viti banorët protestuan për disa muaj, periudhë gjatë së cilës pati edhe përplasje të forta me policinë, ndërsa saga ligjore vijon të mbetet e pazgjidhur.

 

Marrë nga VoxNews.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Vllaznia e femrave tërhiqet nga kampionati i futbollit

“The Guardian”: Serbët në shënjestër të programeve spiune

‘Le Monde’: Shqipëria e betonit dhe arkitektët “VIP” që fshihen si struci!

Kush po i bllokon faqet që mbështesin protestat në Shqipëri?

Il Manifesto: “Edi Rama dhe Shqipëria si galeri personale arti!”

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Kulla e radhës/ Njëri vëlla firmos projektin 140 milionë euro, tjetri merr leje për kullë 21 kate
Artikulli tjetër Ku punojnë familjarët e ministrave?

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Pengesa e Malit të Zi, drejt BE-së quhet Kroaci
Analize Opinion Politike Rajoni Zhvillim 4 Shtator, 2026
Plani/ Jo vetëm shtet bektashi në Shqipëri, por edhe shtet të fesë ortodokse serbe, në Kosovë!
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Sociale 4 Shtator, 2026
Eksodi i të rinjve po e zbraz Maqedoninë e Veriut: Mbi 22 mijë banorë më pak çdo vit
Analize Fokus Kryesore Rajoni Sociale Zhvillim 4 Shtator, 2026
Propozimi i Institutit për Bashkitë: Shqipëria me 12 Bashki Metropolitane
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 4 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.